Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Po përforcojmë mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike”, Rama takim me përfaqësues të start up-eve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Po përforcojmë mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike”, Rama takim me përfaqësues të start up-eve
Lajmi i funditPolitike

“Po përforcojmë mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike”, Rama takim me përfaqësues të start up-eve

Published: July 18, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, dhe start up-eve.

Ky takim i posaçëm mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian u mbajt në Berat.

Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se qeveria do të jetë partnerë i drejtpërdrejtë me këtë sektor.

- Publicitet -

Sipas tij me vënien në dispozicion të mjeteve që ka qevëria mund të krijohen edhe më shumë hapërira.

Rama shtoi se duhet të trajtohen problematikat e kësaj bote të re që është krijuar në vendin tonë.  Ai u shpreh se sektori publik ka progres.

Rama nga ana tjetër u shpreh se është i vetëdijshëm se ka boshllëqe teksa theksoi se kjo më së shumti shihet te sektori privat.

Kryeministri tha se ky sektor nuk po ecën në të njëjtën ritëm me atë publik.

Rama gjithashtu shtroi idenë e krijimit të një Këshilli ose Forumi ku sipas tij një herë në vit të mblidhen dhe të diskutojnë.

Gjithashtu ai bëri me dije ndaj institucioneve shtetërore ka çdo ditë sulme kibernetike nga Irani.

“Një pjesë e juaja janë të lidhur ngushtë me tregun dhe me aktorë domethënës në tregun ndërkombëtar, kjo do të thotë që janë të lidhur edhe me punën, produkte të cilat nëse janë të vlefshme dhe u shërbejnë situatave të administrimit publik jashtë Shqipërisë, nuk kanë arsye përse të mos shërbejnë dhe brenda Shqipërisë. Kemi nevojë për çdo gjë në këtë aspekt, dhe duke mos e njohur si duhet sektorin nga brenda i referohemi çfarë njohim dhe dimë nga vitrina globale e sektorit. Kemi të gjitha arsyet të besojmë që së bashku mund edhe të angazhohemi për produkte të dedikuara që nuk janë ekzistente, por që mund të krijohen bashkërisht.

Në vend se të shkojmë të paguajmë për produkte ekzistuese që vijnë nga jashtë. Në këtë aspekt, nuk duhet ta neglizhojmë në asnjë mënyrë çështjen e sovranitetit që është kthyer me shumë forcë në tryezën e diskutimit në të gjitha vendit, ku tendenca për tu pavarësuar nga shërbimet globale është gjithnjë e më fortë në funksion të mbrojtjes nga boshllëqet ku mund të penetrojnë aktorë me qëllime të këqija ndaj vendit përmes sulmeve kibernetike. 

Unë jam shumë krenar që kemi bërë progres. Kemi Cloud tonë në shërbimet tona digjitale, jemi të pavarur. Por jam i vetëdijshëm sa boshllëqe kemi, sidomos në sektorin privat. Ndërkohë që po forcojmë mbrojtjen tonë në sektorin publik, sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm. Mund të kemi një ofertë për sektorin privat.

Ajo që do ju kërkoja, është që të jeni totalisht të hapur. Ne ju kemi ftuar që të na flisni shumë hapur. Ju e keni edhe lirinë të thoni atë që doni, që mendoni, nuk keni varësi nga ne. Mendoj që ia vlen të kemi një Këshill, një forum, ku të mblidhemi 1 herë në vit, për të diskutuar mbi çështjen dhe mbi të rejat, qofshin për mirë, qofshin të keq”, tha Rama.

Rama u shpreh se nuk mund të lejohen që të sulmohen banka apo spitale private.

Ai ka bërë parashikimet për të ardhmen. Rama u shpreh se së shpejti mund të ketë qeveri dhe ministra nga inteligjenca artificiale.

Ai nuk nguroi të shkëmbente batuta teksa theksoi se një ministri AI nuk do të ketë asnjë kushëri për të futur në punë.

“Shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh AI. Shumë shpejt mund të vijë dita që ministin X mund ta kesh Ai. S’ka asnjë kushëri për të futur në punë, s’ka as interesa të asnjë natyre që të prishë proceset. Nuk po them se ky është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqësi do ta merrnim përsipër, por është e pafundme kjo botë”, tha ai.

Rama vijoi duke shtuar se inteligjenca nuk ka interesa që të prishë proceset.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Phoenix says:
    July 18, 2025 at 12:58 pm

    Mire o kelluf, mire. Inteligjenca Artificiale nuk ka miq e kusherinj, por ka pronare qe e kontrollojne dhe manaxhojne, te cilet nuk u duan te miren njerezve dhe kesaj Bote. Po ti e di mire kete, por nuk te intereson ta thuash sepse je i shitur koke e kembe dhe nuk punon per njerezit. Ti thjesht e servir m……in me pluhur sheqeri. Per kete lloj manipulimi psikologjik, je njesh e nuk ta ha qeni shkopin.

    Reply
  • Phoenix says:
    July 18, 2025 at 1:09 pm

    Me qe vure dhe Diellen te e-Albania, bej te pakten nje gje te mire. Zvendeso dhe ate Spiropallen me nje Cyborg Kuvendor qe te tallim leshte e bejme humor, se eshte bajatosur fare ajo pirivilja. Nuk ka fare humor ne Parlament. Duhet te argetoni njerezit, se prandaj ju votuan.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një histori për të treguar absurditetin e gjaknxehtësisë feudale për pronën
  • Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  • Miratohet VKM-ja për dërgimin e forcave shqiptare në Gaza
  • Reforma Territoriale, forcim i centralizimit
  • Disiplinë dhe vetmi: Ka ecur nëpër botë për 27 vjet, gjithçka filloi me një bast…

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?