Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Izet Haxhia: Po të vijë puna tek vetëmbrojtja, u them Zen Qoses dhe të atit kriminel Salehut, se nuk do t’i gëzojnë paratë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Izet Haxhia: Po të vijë puna tek vetëmbrojtja, u them Zen Qoses dhe të atit kriminel Salehut, se nuk do t’i gëzojnë paratë
KronikeKryesore

Izet Haxhia: Po të vijë puna tek vetëmbrojtja, u them Zen Qoses dhe të atit kriminel Salehut, se nuk do t’i gëzojnë paratë

Published: April 12, 2023
Shpërndaje

Ngjarja e sotme me “ilaçet” në burg nuk është e para ku Izet Haxhia është ndjerë ndjerë i kërcënuar.

Drejtoria e Burgjeve thotë se bëhet fjalë për një ngatërresë.

Por motra e Haxhisë, e kontaktuar sot pasdite nga DITA tha se ka disa kohë që po ndodhin “ngatërresa” të pashpjegueshme. Edhe transferimi i tij në një burg ku ende regjimi nuk është i plotë dhe kushtet e sigurisë të mangëta, është veprim dyshues për familjarin e vetëm që e viziton Haxhinë.

- Publicitet -

Dëshmitë e shumta të tij, e kanë vendosur vazhdimisht përballë situatave, ku me të drejtë, i duhet ta ketë vigjilencën për jetën, të lartë.

Që në 2016, ai ka shprehur shqetësim për kërcënimet ndaj tij. Në një mesazh publik të asaj kohe, botuar në DITA, ai shkruante:

“Kohët e fundit janë shtuar mesazhet që më vijnë nga anonimë, të mbushura me sharje, ofendime e kërcënime. Duket qartë që janë të dirigjuara e drejtuara nga një dorë e vetme, që eshte ajo e Zenit të Salehut apo Zen Qoses.

Në betejën time për të vërtetën unë kam qenë i hapur me fakte e dëshmi të përjetuara nga ana ime dhe vetëm me të vërteta. Por këtyre minjëve të haleve të kanaleve të UDB-së që bashkohen me kanalet e pista të SHQUP-it, nuk u ka interesuar kurrë e vërteta, por në luftën e tyre të pisët janë mbështetur vetëm tek dezinformimi, shpifja dhe mashtrimi.

Kanë pothuajse 17 vjet që kanë hedhur në qarkullim për militantët e tyre lloj lloj shpifjesh e akuzash, që nga ajo e nxjerrjes në pritë të Hajdarit e deri tek ato të sotmet që qënkam në shërbim të Ramës e qënkam blerë e marrë para nga ai dhe mediat e tij.

Apo shpifje të modelit alla UDB që unë qënkam spiun i saj apo edhe i sigurimit famëkeq të shtetit. Gjithë këto shpifje e akuza kanë për qëllim që të sfumojnë të vërtetat që kam thënë në lidhje me antishqiptarin më të madh dhe liderin e tyre, dhëndrrin e serbisë, tek pjesa e atyre militantëve të PD, që akoma i besojnë të keqes më të madhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të PD, që është dhëndri i Serbisë.

Gjithë ato gjëra që kam bërë në jetën time, të këqija apo të mira, unë nuk kam vuajtur apo vuaj nga kompleksi i fshehjes apo heshtjes ndaj tyre. Ai që vuan nga kompleksi i së kaluarës është pikërisht lideri i tyre. E kaluara e tij e errët dhe plot mashtrime e lidhje të fshehta e të dyshimta, është makthi i tij i përditshëm, që e bën atë edhe më mashtrues e armik me të vërtetën dhe me ata që e thonë këtë të vërtetë, apo me ata që ai nuk i ka në dorë apo në dosjet e tij të shumta që gjenden në duart e tij, të dhuruara me bujari nga patronët e tij në Beograd dhe shtojcat e tyre të shërbimit të tipit Gazidede e Ajazi. Dosje të cilat dhëndrri i Serbisë i përdor si shantazh e presion ndaj atyre që mund të ngrenë kokë kundër tij.

Jeta dhe veprimtaria ime janë të hapura dhe pa asnjë të fshehtë apo lidhje të dyshimtë. Unë as nuk kam patur nevojë të djeg regjistrat e gjendjes civile në vendlindje, siç bëri Dhëndrri i Serbisë në ’97 në Tropojë, me anë të bashkëpunëtorit të UDB Bislim Demiraj, që më vonë kreu edhe aktin e vrasjes së dy heronjve të UÇK, Ilir Konushefcin e Hazır Malajn, dhe për këto shërbime Dhëndrri i Serbisë kur erdhi në pushtet, ia bëri motrën Shefkie Demiri gjykatëse të besuar të tij të çëshjeve që kriminalizonin atë dhe të birin.

Unë në betejën time ndaj kësaj mortaje të vendit tonë nuk jam nisur e as frymëzuar nga urrejtja personale apo ndjenja e hakmarrjes, por vetëm nga e vërteta. Hakmarrrja po vjen e do të vijë nga ky popull që do ta hedhë dhëndrrin e Serbisë dhe ata mjeranë që i mbajnë ison në koshin e plehrave e tradhëtarëve të këtij kombi”.

Pas këtij, mesazhi DITA bisedoi me Izetin, dhe ndër të tjera zv.kryeredaktori Alqi Koçiko i bëri, pyetjen e mëposhtme:

-Izet, a ndihesh seriozisht i kërcënuar nga ato që siç thua, janë kërcënime të dirigjuara nga Shkëlzen Berisha? Dmth, beson se vijnë prej tij apo prej të atit?

Haxhia përgjigjet:

“Unë nuk kam patur frikë të jatin e këtij qoses me emrin Zeni, që të mos ja hamë hakun, është një kriminel i lig dhe i pabesë. Megjithëse kanë shumë lekë të bëra me gjakun e shqiptarëve dhe me tradhëtitë ndaj këtij vendi, plus që kanë shumë kamikazë të rinj e të vjetër, mua nuk më trembin edhe pse jam i vetëm në këtë betejë për të vërtetën.

Unë i njof mirë sa u vlen lëkura të atit dhe të birit; dhe duhet të jenë ata që duhet të kenë frikë prej meje. Nuk jam kriminel, por po të vijë puna tek vetëmbrojtja, u them të dyve se nuk do t’i gëzojnë paratë e bëra me gjak shqiptari.

Se për çfarë është duke përgatitur i jati për të birin, e di mendja diabolike e dhëndrit të Serbisë, por ata bashkë me veten e tyre janë duke varrosur politikisht edhe PD; një parti që është kthyer në një mburojë e krimeve të familjes më kriminale e antishqiptare, asaj Berisha. Koha do ta tregojë dhe do më japë të drejtë”.

Koha i dha vërtetë të drejtë. PD është sot, fiks ajo që ky dëshmitar i dorës së parë, i anashkaluar në mënyrë skandaloze nga drejtësia, parashikoi para 7 vitesh.

i.b. dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Doktor Mortja says:
    April 12, 2023 at 11:32 pm

    E pabesueshme!
    30 vjet qe sundohemi nga antishqiptaret!
    Z.Izet Haxhia ne burg kurse kriminelet berisha, rama e monalikja, vazhdojne te tallin topet me nje komb te tere!

    Reply
  • ¿? says:
    April 13, 2023 at 12:02 am

    Jo 30 vjet Doktor Mortja, jo 30 vjet, por 80 vjet te mira. Ka nisur sundimi i antishqiptareve qysh ne Nentor te 1944s.

    Reply
  • demo says:
    April 13, 2023 at 2:34 am

    Nqs Drejtesia eshte ne Duar te Rames,si thote Berisha,,Izet Haxhia nuk duhej denuar dhe burgosur.
    Izet Haxhia u denua nga Drejtesia e Rames.Administrata e burgjeve emerohet dhe urdherohet nga kryeministri Rama.
    Berisha hesht per te gjitha Akuzat e Izetit dhe as Gazeta Dita nuk e ben te flase,megjithese eshte llapaqewn.
    Berisha hesht se e ka lene Izetin ne duar te sigurta.
    Izeti me kujton nje dre,qe e ndiqnin qente afrikane,,U hodh ne uje,E mbertheu krokodili.
    Jo ne Turqi,po duhet te kishte shkuar ne Kine.

    Reply
  • vlonjati says:
    April 13, 2023 at 4:17 am

    Po pse kaq e veshtire qenka per tu gjet ne ishte gabim i infermjereve apo helm per Izetin ? Po na e beni Izetin hero,qe me sa duket e paska merituar me te vertete burgun! Jane bere me Izetin te gjithe socialrilindasit edhe se perpara jane ankuar se i ka rrahur! Kot nuk thone qe politika eshte kurve. Ja shihni psh qe socialistet qe i kane ushqyer e paguar spiunet e partise qe ka79 vjet ne pushtet kerkojne tegjejne se kujt partie i takojne megjithese jane te gjitha pjelle e se njejtes buqe (bushter).

    Reply
  • edi says:
    April 13, 2023 at 4:26 am

    Per Doktoorr Mortjen, po te ishte Izeti akoma me Berishen nuk do te quhej kurre zoti Izet(dhenuk e meriton,jo vetem ai por perfshi ketu te gjithe politikanet “majtas” e “djathtas” dhe ato qe u sherbejne me “besnikeri”per nje sufllaqe ) por do quhej nje kriminel malok prej Tropoje,

    Reply
  • Iliri says:
    April 13, 2023 at 6:33 am

    Hartimet e shkruara nen emer te Izet Haxhise kane per autor Fatos Klosin (dekonspirimi duket qarte ne rrjeshtat e fundit qe jane deklarimet politike nder vite te propagandes socialiste). Kush e njeh nga afer Izetin e di mire se ai nuk lidh dot dy fjali bashke. Per tu bindur kushdo ti beje nje pyetje vehtes : E ka pare e degjuar kush der sot Izetin te flase me gojen e tij ato qe thuhen ne emer te tij?

    Reply
  • Iso says:
    April 13, 2023 at 6:41 am

    Flitet qe drejtori i pergjithshem i burgjeve e ka djale motre mark rajten nga Lura i cili ka qene komandant i nje baze shiku te rruga e Kavajes ne Tirane dhe ky nipi ish shikas ka lidhje te forta me sali vukun.Ne rast se eshte e vertete kjo lidhje gjaku e drejtorit te pergjithshem atehere ky pleger drejtor duhet te japi llogari ose ne shtet ose privatisht. Deklarata e drejtorise se burgjeve se i kane shkuar ilacet e nje tjetri “gabimisht ” qe do te thote: ose kane personel mjeksor e te ruajtjes me shume se injoranta ose eshte bere me qellim eleminimi.

    Reply
  • 3D says:
    April 13, 2023 at 7:34 am

    Rasti Izet Haxhija është rast i pa presedan i krijua nga Salih Berisha për vite ti besosh sigurinë e jetës e ma vonë ta dënosh të dëshmosh për te në gjygje ta shpifësh për njeri kriminel nëpër ambasada të huaja ta shpallësh kriminel kur ky në asnjë herë dhe në asnjë rrethanë nuk rrezikoi Salihin

    Reply
  • Me vones says:
    April 13, 2023 at 9:09 am

    Ja keshtu shume i shqetsuar Izet Haxhia . Ka te drejte. Klani Berisha nuk eshte i rrezikshem agresiv sic po duket edhe nga vet fjalet e Izetit tani, sot. Keshtu ka qene bile edhe me i rrezikshem ne 1997 kur Izeti me banden e tij i sherbenin Berishes! Sa nena kane qare per djemt e tyre, sa motra kane qare me vellezrit e tyre sa gra ngelen pa burra qe u vrane ne 1997?!! Zeri i tyre eshte gjeme! Kjo eshte e verteta E verteta qe tregon Izet Haxhia e dine te gjithe! E dine ata qe kane vuajtur nga bastardi Berisha qysh ka hera(1997)!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    April 13, 2023 at 10:33 am

    SKANDAL:
    1.Izet Haxhia është dënuar me urdhër të Sb me drejtësinë e TREDHUR prej tij që në 92 e në vazhdim..!
    -Tentativa për ta helmuar I.Haxhinë me ILAÇE ANONIME duhet studiuar.Sb përdorimin e TRITOLEVE & ILAÇEVE TË HELMUARA i ka profesion që nga 1990-ta.Dihen hedhja në erë e shtyllave elektrike,Bisneseve.. dhe helmimi i shumë personave të PD në Torino të Italisë..!
    2.Dihet se kush e nxori në pritë AZEMIN,Kush e vrau për vetMbrojtje(Fatmir Haklaj) dhe pse mbahet në burg Izet Haxhia..!
    -I.Haxhia është TMERR për Sb por edhe ky është TMERR për popullin Shqipëtar..!
    3.Fakti që Izet Haxhia si bodigard i Sb di shumë gjëra për Sb në 30 vite,e tmerron Atë.
    -I.Haxhia Ka deklaruar mbi 30 fakte për Sb si hajdut,Organizator i vrasjeve me PAGESË edhe të mbi 13 personazheve të PD që dinin çka bërë Sb në qeverisje dhe Opozitë.
    4.Sb nuk pranon të denoncoj në Prekurori për asgjë si për Izetin dhe për shumë akuza shpifse që bën çdo ditë..dhe më e keqa është se SPAK..nuk e ka thirrur për 101 krimet e tij në 32 vite.
    5.Edhe DASH që e ka shpallur NON GRATA për korrupsion madhor,etj, nuk po bën gjë.Ja ka lën në dorë SPAK që nga frika e Sb i shpëtojnë PORDHËT…7..7..!
    6.Është kjo arsyeja që Sb tashmë nuk pyet për DASH,SPAK,PS,POPULLIN..dhe vazhdon të mbaj peng një copë të PD për vetëmbrojtje nga krimet e bëra..dhe i mban sy e vesh nga PUTINI.
    7.Po kështu,dihet se SPAK i merr detyrat nga YURI KIM(SHBA) që financon e monitoron Drejtësinë,VETINGUN..!
    -Athere kush e ka fain që nuk po arrestohen VIPAT..!?
    -Zoti e shpëtoftë Shqipërinë nga mafiozi Sb fatkeqsi Kombëtare.

    Reply
  • ¿? says:
    April 13, 2023 at 12:51 pm

    Ky Gomari madhor Ethem Pordha Lalalj eshte edhe inteligjent pe bythe. I kupton shume mire te gjitha çeshtjet e ngaterruara. Ka filluar i rendit edhe me numra tashti, tamam si ne format e edukimit karsist – lenbythist.

    Reply
  • Tironci says:
    April 13, 2023 at 2:25 pm

    Izet, si po ia kalon me pushime ne France, Angli edhe SHBA ? Se ti Izet nuk je burg edhe askush nuk mundet dot te takoje ty ne burg sepse ti thjeshte nuk je ne burg. Palaco dole edhe ti Izet. Se po te ishe njeri normal ti nuk do e kishe perkrahur kurre Berishen. Ti Izet je thjeshte nje debil qe tani u bere edhe sherbetor i Sorosit ashtu si Bersiha, Rama, Meta edhe padronet e tyre cunat e Enverit Ilir dhe Sokol Hoxha.

    Reply
  • Tironci says:
    April 13, 2023 at 2:55 pm

    Shqiptaret ne Maqedoni perbejne 64 % te popullsise. Kurse spanjollet ne Spanje perbejne 60 % te popullsise.

    Kjo domethene qe Maqedonia eshte me shume shqiptare se sa Spanja spanjolle.

    Ne Spanje katalanet, galicet edhe basket jane popuj minoritare edhe perdorin edhe zyrtarisht gjuhet e tyre.

    Spanjollet perbejne vetem 60 % te popullsise se Spanjes.

    Kurse katalanet perbejne 27,5 %, galicet 7,5 % edhe basket 5 % te popullsise se Spanjes. Pra gjithsej katalanet, galicet edhe basket perbejne 40 % te popullsise se Spanjes.

    Eshte shume e qarte qe Spanja eshte nje vend multietnik.

    Reply
  • LEON says:
    April 13, 2023 at 4:45 pm

    Ka ngrene dajak prej Izetit Lyderi suprem.
    Keq kishte sa ta sillte nga Turqia.

    Reply
  • mali says:
    April 13, 2023 at 5:27 pm

    Ku hyn Izeti ne kete fushate zgjedhjesh?

    Reply
  • mali says:
    April 13, 2023 at 5:44 pm

    Ne Lezhe foli e foli z.Rama por nuk kuptova c’fare nuk ka bere Sali Berisha qe ka 10 vjet me pushime.Po ashtu nuk mora vesh c’fare eshte bere ne 10 vjet nga bashkia dhe c’fare do te behet dhe ku do te gjenden parate dhe sa eshte buxheti I kesaj bashkie .Pashe qe turma e duartrokiti ,te qeshur vesh me vesh se perse edhe ata nuk e dine po t’i pyesesh.Ata dine qe djemte e tyre shkojne me gomone ne angli per nje jete me te mire e te sigurte.Asnje fjele per ekonomine.Rrogat nuk jane ekonomi.

    Reply
  • Haxhiu says:
    April 13, 2023 at 9:46 pm

    Kujtim Kurti
    Debat i fortë…në mes meje dhe ish-truprojes personale të Sali Berishës….kuptohet Z.Haxhiu po mundohet të paraqes para opinionit Sali Berishen si armik personal…por nuk po guxon të tregojë që edhe ai ishte agjent sekret i UDB-së…prandaj duke kritikuar po mundohet qe te humbë gjurmët e bashkpunimit me UDB-në…
    Historia shkruhet me fakte…dhe jo me rrena
    O Izet Haxhiu,a deshiron têre bisedat e tua me ti postue o shpifarak lesh kuqi?Po ti qenke Nji kriminel qe vet vrasish e fajet Sali Berishes.Her thua e kam mbrojte Saliun e kam dasht,tani zi e terr shpifish bre djalli zi.Kurr mos dalsh nga biruca.
    A deshiron me ti postue te gjitha bisedat o mort?A jan shkrimet e tu o mshtjellaq o Shpifes
    personDim 18 Sep – 14:39
    par Perparimi
    Izet Haxhia İ kam ndenjur prane që nga dhjetori i 90 kur nuk i rrinin as njerezit e fisit të vete. İ kam sherbyer me besnikri e pasterti pa u perzier në asnje pazar apo afere korruptive. İ kam ndenjur prane e shpetuar jeten në 97 sepse do ta kishin rrjepur të gjalle të kuqet rebel sic i quante ai. E kam kthyer nga rruga e arratise në naten e 13 marsit 1997. .në saje të sherbimit që i kam bere atij nuk kam fituar reputacion por mallkimin e mijra shqiptarve. Shperblimi që mora nga doktorr mortja ishte burgu mergimi dhe tentativat per te me zhdukur. .a thua kush eshte i pabesi në kete mes Leonardo metohu
    .,une apo ai. ?
    J’aime · 10 · 2 h

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?