Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Po zhvillohen më shpejt nga sa pritej”, ligjvënësit e BE-së kërkojnë samit për të kontrolluar inteligjencën artificiale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Po zhvillohen më shpejt nga sa pritej”, ligjvënësit e BE-së kërkojnë samit për të kontrolluar inteligjencën artificiale
AktualitetBote

“Po zhvillohen më shpejt nga sa pritej”, ligjvënësit e BE-së kërkojnë samit për të kontrolluar inteligjencën artificiale

Published: April 18, 2023
Shpërndaje

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian u kanë bërë thirrje liderëve botërorë që të mbajnë një samit për të gjetur mënyra se si të kontrollohet zhvillimi i sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale (AI), sikurse ChatGPT, duke thënë se këto sisteme po zhvillohen më shpejt seç pritej.

Dymbëdhjetë ligjvënës evropianë – që punojnë për legjislacionin e BE-së lidhur me teknologjinë – i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Biden, dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që të thërrasin një takim, duke theksuar se inteligjenca artificiale duhet të jetë më e përgjegjshme.

Kjo deklaratë vjen disa javë pasi pronari i Twitter-it, Elon Musk, dhe mbi 1.000 personalitete të teknologjisë kërkuan një pauzë gjashtëmujore të zhvillimit të sistemeve më të fuqishme sesa sistemi i krijuar nga OpenAI dhe i mbështetur nga Microsoft, ChatGPT, që imiton njerëzit dhe krijon tekste dhe imazhe bazuar në kërkesa.

- Publicitet -

Në letrën e hapur, që ishte publikuar në mars, paralajmërohej se inteligjenca artificiale mund të përhapë dezinformata në një shkallë të paprecedent dhe makinat mund të “tejkalojnë në numër dhe mund të zëvendësojnë” njerëzit, nëse nuk kontrollohen.

Megjithatë, ligjvënësit evropianë thanë se nuk pajtohen plotësisht me këtë letër të hapur të përfaqësuesve të industrisë së teknologjisë.

“Megjithatë, ne jemi dakord me mesazhin kryesor të letrës: me evolucionin e shpejtë të inteligjencës së fuqishme artificiale. Ne e shohim se ka nevojë për veprim politik”, shtuan ata.

Në letër iu bë thirrje shteteve demokratike dhe “jodemokratike” që të reflektojnë mbi sistemet e mundshme të qeverisjes dhe të ushtrojnë përmbajtje sa i përket dëshirës së tyre për inteligjencës të fuqishme artificiale.

Zëdhënësit e Von der Leyen nuk kanë reaguar menjëherë për këtë koment.

Javën e kaluar, rregullatori i Kinës për hapësirën kibernetike paraqiti masa për të menaxhuar shërbimet e inteligjencës artificiale, duke thënë se dëshiron që kompanitë të paraqesin vlerësimet e tyre para autoriteteve para se të lançojnë ofertat e tyre para publikut.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, po ashtu ka kërkuar nga publiku mendimin për masat e mundshme ndaj sistemeve të inteligjencës artificiale, teksa janë rritur pyetjet lidhur me ndikimin që mund të ketë inteligjenca artificiale në sigurinë kombëtare dhe edukimin në SHBA.

Para pothuajse dy vjetësh, Komisioni Evropian kishte propozuar disa rregulla për inteligjencës artificiale, sipas të cilave, teknologjia e inteligjencës artificiale do të duhej të klasifikohej në bazë të nivelit të rrezikut.  /rel/

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Analizë e projektligjit për krijimin e ASHP: Një mekanizëm që vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të Ekzekutivit
  • ​Zhvillimi i lundrimit turistik në Shqipëri, Dorian Mersini në Ship2Shore: “Rritja kërkon kulturë më të fortë detare”
  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë
  • Qytete pa Qytetarë
  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Komentet e Fundit

  1. Ottousa on Qytete pa Qytetarë
  2. Uber on Qytete pa Qytetarë
  3. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  4. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Buda on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?