Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja e Lear Kurtit, Prokuroria nis hetimet: Autopsia u bë nga 5 ekspertë, qesja në stomak kishte prani kokaine
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vdekja e Lear Kurtit, Prokuroria nis hetimet: Autopsia u bë nga 5 ekspertë, qesja në stomak kishte prani kokaine
KronikeKryesore

Vdekja e Lear Kurtit, Prokuroria nis hetimet: Autopsia u bë nga 5 ekspertë, qesja në stomak kishte prani kokaine

Published: October 24, 2022
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka marrë në dorë hetimet për të zbardhur vdekjen e mistershme të të riut Lear Kurti pas shoqërimit nga patrulla e Policisë në Komisariatin numër 3 në Tiranë.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Tiranës thotë se ka regjistruar proçedimin penal për veprën penale “kryerje e veprimive arbitare” dhe “Mosdhënia ndihmë”.

Deri tani mësohet se hetuesit kanë administruar kartelën mjekësore e shtetasit Lear Kurti, procesverbali i kqyrjes së kufomës, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë që nga momenti i konstatimit dhe deri në dërgimin e tij për ndihmë mjekësore pranë Qëndrës Spitalore Universitare e Traumës, janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit që kanë qenë prezent me viktimën dhe të gjithë punonjësit e policisë që kanë kryer veprime me shtetasin Lear Kurti.

- Publicitet -

Mësohet se grupi i hetimit do të administrojë pamjet filmike të urgjencës në Qendrën Spitalore të Traumës, pyetjen e personelit infermiero/mjekësor që kanë pritur dhe janë marrë me trajtimin e shtetasit Lear Kurti si dhe çdo veprim tjetër për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Prokurorisë:

Mbi bazën e referimit të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë ka regjistruar proçedimin penal Nr.7671/2022 për veprën penale “kryerje e veprimeve arbitare” dhe “Mosdhënia ndihmë”, parashikuar nga nenet 250 dhe 290 e K.Penal.

Deri në këtë fazë të hetimit, janë administruar kartela mjekësore e shtetasit Lear Kurti, procesverbali i kqyrjes së kufomës, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë që nga momenti i konstatimit dhe deri në dërgimin e tij për ndihmë mjekësore pranë Qëndrës Spitalore Universitare e Traumës, janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit që kanë qenë prezent me viktimën dhe të gjithë punonjësit e policisë që kanë kryer veprime me shtetasin Lear Kurti.

Po kështu, është administruar akti i ekspertimit kimik i kryer nga një grup prej 5 (pesë) ekspertësh, nga i cili ka rezultuar se në mbetjet e qeses së gjetura në stomakun e viktimës gjatë kryerjes së autopsisë, ka prani të lëndës narkotike kokainë.

Në vijim të veprimeve të tjera, grupi hetimor, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit Lear Kurti, do të administrojë pamjet filmike të urgjencës në Qendrën Spitalore të Traumës, pyetjen e personelit infermiero/mjekësor që kanë pritur dhe janë marrë me trajtimin e shtetasit Lear Kurti si dhe çdo veprim tjetër për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • intelektuali says:
    October 24, 2022 at 10:23 am

    Njoftimi i intelektualit:

    Mbi bazën e referimit të Drejtorisë Rajonale të Agjencisë Bedele te Edvinit së Mbikëqyrjes Policore Tiranë, Prokuroria Bedele e Edvinit pranë Gjykatës Shkallës parë Tiranë ka regjistruar proçedimin penal Nr.7671/2022 për veprën penale “kryerje e veprimeve kriminale per vrasje me paramendim”, “kryerja e veprimeve kriminale per autopsi pa pranine e familjareve duke mos zbatuar afatin ligjor te autopsise ne nje panik kriminal shteteror”, dhe “kryerja e veprimtarise kriminale per manipulimin mafioz te provave duke i hapur barkun viktimes dhe hedhjen e qeseve me droge nje apo dy pa percaktim”, parashikuar nga nenet 250 dhe 290 e K.Penal.

    dhe:

    TE GJITHO KETO KRIME TE SHOQERUARA ME NJE PROPAGANDE TE SHEMTUAR ENVERISTE

    Reply
  • Spak says:
    October 24, 2022 at 10:39 am

    Cfare lloj “intelektualesh” kemi?!

    Reply
  • Trap me zyle says:
    October 24, 2022 at 11:18 am

    Jo po kemi ca trapa si ty o torollaku spakist që s’ke as dy gram tru sa të peshkut për të formuluar vetëm dy rreshta. Shko mër trap e boji gojore afendikoit se do ngelesh barkthatë.

    Reply
  • ¿? says:
    October 24, 2022 at 11:19 am

    T’i marrim pak gjerat me ngadale:
    1. Nqs qeset u gjeten bosh ne stomak lind pyetja: “Ku shkoi kokaina?”
    2. Nuk e besoj qe ky qyqari te ishte aq budall sa te gelltiste qese bosh, qe kishin pasur kokaine, dhe
    3.Nqs qeset kishin pasur kokaine gjaku i ketij qyqarit duhet te ishte krejtesisht i kontaminuar dhe prova me e mire qe ky ka vdekur nga mbidoza e kokaines nuk do te ishin qeset ne stomak, por analiza toksikologjike e gjakut, gje per te cilen nuk flet njeri. Kjo thote qe poicia qe duam jo vetem eshte xhahile por edhe injorante ne kulm.

    Lum populli per policine dhe sidomos per Shqiperine qe duam (dmth qe do Edvin Bastardi me banden e vet.

    Reply
  • intelektuali says:
    October 24, 2022 at 11:21 am

    Spaku i hetuesit te Enverit:

    Me mire se te hedhesh llogje llafoqyli per intelektuale, shko dhe prangos Sali Non Graten qe i ka krimet e tij te shkuara ne balle me laps kopjativ, se ndryshe do te ngordhe nga marazi i pushtetit dhe do te ike per dhjam qeni dhe Edvini do te detyrohet t’i beje autopsine enveriste ne mes te nates per te justifikuar veten e tij ne syte e Botes

    Reply
  • Cna ka gjete says:
    October 24, 2022 at 11:49 am

    si tha e jema e ketij,edhe ky si gjithe shoket e tymoste ndonjehere.

    Reply
  • Aldrin says:
    October 24, 2022 at 12:31 pm

    Te pakten ne ijen e majte i duket nje shenje e erret. Trupin te gjithe nuk ja kane zbuluar, Ne qe ketu nuk shohim asnje qese. Nuk nenkupton fotografia e barkut qesen.
    Dhe skandal qe gazeta e jep kete fot. Pisllek

    Reply
  • intelektuali says:
    October 24, 2022 at 12:52 pm

    Ne foto duket Alamet Djali si Yll Star Hollivudi, jo si drogaxhi veremli i Rilindjes, pushtat shtrembaluce shkurtabiqe te Enverit duan ta shpallin si “tradhetar” te kauzes patriotike dhe i hedhin tymnaja enveriste gjithe historise se krimit makaber shteteror dhe nga kjo histori makaber horror komuniste shqyptare, kuptojme pse Edi Rama kercenoi Gjykaten Speciale ne Hage per te ndihmuar mikun e tij vrastar Hashim Thaci,

    sepse:

    EDI RAMA SI KRISTAQI JETEN E NJERIUT E QUAN SI LODER MAKIAVELISTE

    Reply
  • Prec Ulaj says:
    October 24, 2022 at 2:00 pm

    Edhe ne kete faqe, paska drogaxhinj, se duken shume profesionale kur shpjegojne pasojat e kokaines.
    Keta kujtojne sikur Policia akoma eshte nen urdherat e Agron Kulicajt, kur vrau Trebicken ne gjueti…., kur Arben Frroku vrau komisarin, iku per gjithe naten ne Greqi, mbasi kishte koordinuar veprimet me cifteline Tropojane.
    Iken ato kohe, jemi ne kohen e policise profesionale.

    Reply
  • Ilir says:
    October 24, 2022 at 2:01 pm

    Prokuroria !
    Po në gjak kishte lëndë toksike apo kokainë ?
    Sa është koha e veprimit të kokainës në rast gëlltitjeje për të shkaktuar vdekjen ?
    Kishte të vjella apo shkumë nga goja ?
    Nga se vdiq “drogaxhiu” ?
    Përse duhej të ndalohej kur ishte person tepër i njohur për Policinë ?

    Reply
  • vrisni veten nga turpi, o njerez me identitet . says:
    October 24, 2022 at 2:55 pm

    o, zot….
    nje cop qyqar narkoman (mjere “nena” qe e qan),
    behet problem i “politikes” madhore,
    nje jave e rresht .

    Reply
  • Prec Ulaj says:
    October 24, 2022 at 3:07 pm

    Sot pritet te dali ne nje emision ne darke, Avokat Altin Goxhaj.
    Ai i sqaron te gjitha, eshte specialist.
    Fat i madh qe eshte keshilltar i Saliut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?