Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Polici me Rolex që ekspozonte luksin në rrjete sociale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Polici me Rolex që ekspozonte luksin në rrjete sociale
AktualitetInvestigim

Polici me Rolex që ekspozonte luksin në rrjete sociale

Published: March 7, 2026
Shpërndaje

Në vijim të aksionit të zhvilluar nga forcat speciale me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është arrestuar punonjësi i Policisë së Shtetit, Rezart Kuçi.

Urdhri i arrestit është ekzekutuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ndërsa ndaj efektivit rëndojnë akuza të rënda si shpërdorim detyre, përfshirje në trafik të paligjshëm dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Sipas dosjes së SPAK-ut, efektivi me detyra të larta në Policinë e Shtetit ishte e pjesë e grupit kriminal të Inez Hajrullait.

- Publicitet -

Rezart Kuçi aktualisht mban detyrën e shefit të seksionit/ekspert në Seksionin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Më herët, ai ka mbajtur edhe poste të tjera drejtuese në Policinë e Shtetit, ku ka shërbyer si Zëvendës Shef Komisariati dhe njëkohësisht Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 në Tiranë.

Gjithashtu, Kuçi ka qenë edhe Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Operacioni i SPAK u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Ujit të Ftohtë.

Në kuadër të operacionit janë lëshuar 7 urdhërarreste, ndërsa janë ushtruar dhe kontrolle në banesën e Inez Hajrullës. Ky i fundit bashkë me shokun e tij Ervis Matodashaj i shpëtuan operacionit pasi nuk ndodheshin në banesë. Deri më tani ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me operacionin.

Artikull për Rezart Kuçin në 2024:

Me pagë rreth 1 mijë USD në muaj, por vetëm ora i kushton sa gjysma e një apartamenti.

Bëhet fjalë për Rezart Kuçin, me detyrë zëvëndës shefi i komisariatit nr. 1 Tiranë.

Ndonëse me pagë modeste, e cila nuk mjafton as për të mbyllur koston mujore të jetesës në Tiranë, Rezart Kuçi bie në sy për ekspozimin e jetës luksoze, duke ngritur dyshime serioze për burimin e të ardhurave.

Zyrtari i lartë i policisë mban në dorë një orë Rolex, e cila kushton të paktën 40 mijë euro.

Gjithashtu, Rezart Kuçi posedon një makinë Range Rover Sport të vitit 2020, e cila ka një vlerë 85 mijë euro.

Madje në foton e profilit në Facebook tregon hapur makinën e luksoze, duke u bërë kashirllët mijëra policëve të ndershëm, të cilët me vështirësi mbyllin muaj dhe që shumë prej tyre, pasi mbyllin turnin, u ngrenë dorën makinave të rastit për t’u kthyer në shtëpi.

Edhe pse 37-vjeç dhe me vetëm disa vite në polici, Rezart Kuçi posedon edhe një apartament në Lungomare, ndërsa dyshohet se pasuri të tjera i ka vendosur në emrin e njerëzve të afërt.

Po nga buron luksi i policit Rezart Kuçi?

AMP-ja, Vetingu në polici dhe organet hetimore duhet të zhvendosen në Vlorë, ku Rezart Kuçi ka qenë shef krimesh.

Shef krimesh në Vlorë, me një pagë modeste, por i pasur, është një incicie serioze dhe e mjaftueshme.

Momenti kur Rezart Kuçi nisi të shfaqte luksin besohet se përkon me rekrutimin e tij nga grupet kriminale në Vlorë, për mbulimin e aktivitetit kriminal, manipulimin dhe fshehjen e pronave në ngjarje krimianale, si garanci për parcela hasashi dhe ndoshta edhe për lëvizjen e të ‘bardhës’.

Për mënyrën se si krimi ka rekruatuar dhe kapur shefat e krimeve, kemi tashmë një shembull, që është dosja Metamorfoza, ku shefi i krimeve në Shkodrës Ardrit Hasanbegaj punonte dhe raportonte te Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka.

Jo vetëm kaq, por shefat e krimeve gjurmonin kundërshtarët e padronëve të tyre si dhe familjarët e kundërshtarëve, për t’i eliminuar. Vetëm sa nuk merrnin vetë armët për të realizuar vrasjet. Ndoshta edhe këtë mund t’a kenë bërë.

Dosja Metemoefoza tregon kapjen e frikshme të segmenteve kyçe policore nga krimi i organizuar.

SPAK ka në dorë dosje të tjera të zbërthimit të aplikacionit SKY.

A e ka përdorur Rezart Kuçi këtë aplikacion?

A do të dalë në dosjet që SPAK ka në dorë?

Po AMP a ka ndonjë evidencë për aktivitetin e policit dhe pasurinë e tij të dyshimtë?

Botuar në faqen Prapaskena

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    March 8, 2026 at 7:05 am

    Mbrekulli bente shen Thomai.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Konstatoi shkelje disiplinore, ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren
  • SPAK thërret Ballukun, pritet t’i komunikohet zgjatja me tre muaj e hetimeve
  • Tuneli i Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për ish-kreun e ARRSH
  • VIDEO: Rossmann & Lala sjell SUPER OFERTAT e verës me ulje deri në -40%! Më pranë familjeve shqiptare, me cilësi gjermane!
  • INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”

Komentet e Fundit

  1. ¿? on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  2. Vlora 97 on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  3. Katiu on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Toni on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  5. sela on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?