Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Policia blindon kryeqytetin për derbin Partizani-Tirana, tifozët ‘në lupë’ dhe shtetrrethim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Policia blindon kryeqytetin për derbin Partizani-Tirana, tifozët ‘në lupë’ dhe shtetrrethim
AktualitetKronikeSport

Policia blindon kryeqytetin për derbin Partizani-Tirana, tifozët ‘në lupë’ dhe shtetrrethim

Published: May 11, 2023
Shpërndaje

Tirana-Partizani do të përballen më 17 maj në stadiumin “Air Albania” në kuadër të raundit të 33-të të Kategorisë Superiore. Ndërsa na ndajnë edhe disa ditë nga ndeshja vendimtare për titullin kampion të elitës së futbollit në vendin tonë policia ka bërë me dije edhe masat që do të merren për sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij takimi. Në një njoftim për mediet Policia e Tiranës bën me dije se cilat segmente rrugore do të bllokohen.

Masat e marra nga policia:

Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve të futbollit “Partizani” dhe “Tirana”, që do të zhvillohet më datë 17.05.2023, në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”. Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij. Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë: Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” , bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”. Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

- Publicitet -

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, “Libri Universitar” pas Presidencës rruga “Gjergj Filipi” – stadiumi;

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, rruga “Papa “Gjon Pali” – stadiumi.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar. Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument). Tifozët duhet të kenë me vete dokument identifikimi ose në të kundërt nuk do të lejohet hyrja në ambientet e stadiumit. Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë. Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tjetër aksident: Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të plagosur në Mirditë
  • Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  • Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  • Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  • Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt Perëndimit

Komentet e Fundit

  1. K R on Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  2. demo on Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  3. demo on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  4. demo on Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  5. demo on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?