Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjenden 31 sera me kanabis në Kurbin, Policia dhe Guardia di Finanza kontrolle nga toka dhe ajri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjenden 31 sera me kanabis në Kurbin, Policia dhe Guardia di Finanza kontrolle nga toka dhe ajri
AktualitetKronike

Gjenden 31 sera me kanabis në Kurbin, Policia dhe Guardia di Finanza kontrolle nga toka dhe ajri

Published: May 28, 2023
Shpërndaje

Policia Shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë zhvilluar kontrolle nga toka dhe ajri në zonën e Kurbinit.

Në finalizimin e 6 të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi” janë shkatërruar 31 sera të vogla, brenda të cilave ishin të kultivuar 3510 bimë narkotikë cannabis sativa.

Në pranga u vu një person dhe u shpall në kërkim një tjetër, si autorë të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë

Si rezultat i punës intensive në çdo skaj të qarkut, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin organizuan fazën e gjashtë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të nisur që në muajin prill, nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Gjatë kontrolleve në fshatin Skuraj, Kurbin, në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë malore, u gjetën dhe u shkatërruan 31 sera të vogla, brenda të cilave ishin të kultivuar 3510 bimë narkotikë cannabis sativa.

Si rezultat i hetimit intensiv proaktiv, është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i  kësaj veprimtarie kriminale, arrestimi i shtetasit D. M., 44 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit F. M., 34 vjeç, si dy nga autorët e dyshuar të këtyre tentativave për të kultivuar bimë narkotike. Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit.

Gjithashtu, nga hetimi janë identifikuar dhe autorë të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale, të cilëve, për shkak të konfidencialitetit të hetimit, nuk mund t’iu bëjmë me dije të dhëna.

Megaoperacioni policor antikanabis “Imazhi”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori
  • Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Sokol on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. K R on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. prehistoriku on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?