Nga Dorin Xhima
Raportimet e fundit mbi pasuritë e deputetëve të rinj shqiptarë tregojnë një trend që bëhet gjithnjë e më i dukshëm me çdo legjislaturë të re: emra të rinj në politikë po shfaqin pasuri shumë milionëshe, shpesh herë përtej pritshmërive të publikut.
Sipas deklarimeve zyrtare të dorëzuara në Agjencinë e Deklarimit të Pasurive (ILDKPI), një pjesë e konsiderueshme e këtyre figurave politike kanë pasuri që arrijnë në shifra të larta, përfshirë prona të paluajtshme, fonde të investuara dhe llogari në valuta të huaja, që ngre pyetje në lidhje me treguesit e transparencës dhe raportit me publikun.
Në krye të listës qëndron deputeti Vasil Llajo, i njohur ndryshe si “manjati i shëndetësisë”, me një pasuri të deklaruar prej rreth 13.68 milionë euro, përfshirë një portofol të konsiderueshëm pronash të paluajtshme dhe investimesh në sektorë të ndryshëm.
Po ashtu, figura e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala – e prezantuar vitin e kaluar si një surprizë politike – rezulton me pasuri rreth 5.3 milionë euro, përfshirë fonde të jashtme investimi dhe llogari pensioni në valuta të huaja.
Ndër emrat surprizë është edhe deputetja Ana Dajko, përmendur në shkrim si “deputetja aksidentale e Lapajt”, e cila ka deklaruar rreth 1 milion euro pasuri, një shifër të cilën shumë qytetarë nuk e prisnin nga një figurë relativisht e panjohur në skenën politike.
Edhe figura të tjera të përfshira në legjislaturë, si ish-gjyqtari Gjin Gjoni, kanë deklaruar pasuri të konsiderueshme përpara se të merrnin mandatin si deputetë. Në rastin e Gjonit, deklarimet shfaqin vilat dhe pronat që kapin miliona euro, si dhe një numër huash të dhëna për palë të treta, çka ngre pikëpyetje për origjinën dhe qartësinë e fondeve.
Ky fenomen nuk është unik për Shqipërinë; rritja e pasurisë së politikanëve është vërejtur edhe në vende të tjera të rajonit, por ajo çka ndan kontekstin shqiptar është mungesa e besimit publik drejt institucioneve, ku shtrohet pyetja nëse politika po bëhet “magnet” për ata që janë tashmë ekonomikisht të fuqishëm, apo nëse pasuria dhe ndikimi ekonomik po kthehen në një rrugë për të depërtuar në qeverisje.
Qytetarët përballen me sfida ekonomike, të forta dhe këto deklarime kanë ndezur debate për rolin e pasurisë dhe transparencën e përfaqësuesve të zgjedhur (nga kryetarët).
A është politika vend për ata që kanë bërë para përpara se të hyjnë në shërbimin publik, apo duhet të jetë një shërbim ku zëri i shumicës ekonomike të mesme gjen përfaqësim?
Kjo është një nga pyetjet që mbetet për diskutim të gjerë publik.
****
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Vasil Llajo i ka me punën e vet private por t’i vesh dinamitin kuvendit kur sheh CV e Sara Mile tek site i Kuvendit.
Arsimi: Marredhenie Nderkombetare tek Universiteti i New York
Eksperienca ne pune: Drejtor – Sherbimi Social Shteteror, Pergjegjës – Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare
Pasuria: 1.113.405 Euro.
Milionere me punë shteti.
Ketu nuk dalin as 700 SPAK per ta vene ne vije ket vend. Edhe Enveri do kishte deshtuar.
A duhet politika të jetë “magnet” vetëm për të pasurit?
A përfaqësohet realisht qytetari shqiptar në Parlament?
Cfarë nënkupton për demokracinë kur politikanë të rinj janë më të pasur se mesatarja e qytetarëve?
Populli ynë gjendet sot në një rrugë pa dalje, ose më saktë, me zgjidhje të kushtëzuara dhe të gabuar. Ai mbahet peng nga një dordolec vrastar dhe grabitës, që përdor flamurin si maskë për pushtet, dhe nga një tjetër megalloman triumfator dhe i korruptuar, që shfrytëzon varfërinë dhe lodhjen e qytetarëve për të ruajtur privilegjet e tij.
Në këtë udhëkryq fatal, qytetari i zakonshëm nuk ka rrugë të drejtë. Çdo hap që duket zgjedhje, në të vërtetë është shtrëngim i një morsete politike, ku shpresa shtrydhet dhe vullneti i popullit zbehet.
Historikisht, ky vend ka çarë rrugën e tij me gjak dhe sakrifica, por sot flamuri shkel mbi shtetin që populli ëndërron të shohë të konsoliduar dhe funksional. Dhe zëri i dëshmorëve buçet nga varret: “Largohuni, nga sytë këmbët o të paudhë që grabitët dhe vratë këtë popull “
Keto jane kusuret e krimeve qe beri populli shqiptar ndaj popullit arberor.
Nuk kerkuan falje nuk hapen nje dosje per te pare te verteten. Vjedhin duke u zgerdhire te varferin.Po vazhdoi keshtu, me mire mos te kete me shqiperi. Somalezet kane me shume dinjitet.
Nga lista shikoj vetem nje vendas te tjeret jane sllav.
Detari,qeveria i punëson sllavët dhe grekët me prioritet këtu në Shqipëri.Në Kosovë p.sh qeveria e Albinit i punëson me prioritet ata që janë dëshmuar dhe dëshmohen kundra UÇK.Rama ka një lidhje të afërt me Vuçic,kurse Kurti me grekët nëpërmnet….
Enveri nuk deshtonte,,se nuk rrinte me gjyqtar dhe avokat,,ai e dinte që ke vjedhur dhe kaq,,t’a priste biletën vetëm vajtje,,nuk kishte kohë s’i të merrej me gjyqe pa fund,, duhej ndërtuar vendi,,,kushte nevojë për forca punëtore,,