Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Politiqenër, 31 vjet s’u nginjët?” Arrestimet, apeli i Kalos për klasën politike: “E keqja jeni ju, jo mësuesit dhe mjekët”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > “Politiqenër, 31 vjet s’u nginjët?” Arrestimet, apeli i Kalos për klasën politike: “E keqja jeni ju, jo mësuesit dhe mjekët”
KomenteKronikeKryesoreopinion

“Politiqenër, 31 vjet s’u nginjët?” Arrestimet, apeli i Kalos për klasën politike: “E keqja jeni ju, jo mësuesit dhe mjekët”

Published: September 25, 2022
Shpërndaje

 

Dr.Tritan Kalo

Dije-dhënësit dhe shëndet-ruajtësit e “korruptuar” qenkan për Qeveriun varrmihësit kryesorë të DemonKracisë sonë “Made in Albanistan”. Ata/ato duhen demaskuar e arrestuar publikisht, e në zbulimin e tyre duhen përdorur të gjitha mjetet, përfshirë edhe agjentët e infiltruar!

- Publicitet -

200-500-10.000-20.000 lekët, që ata pranojnë qenkan disa dhjetra-qindra herë më rrënuese për zhvillimin ekonomik të vëndit, në raport me shpërdorimet miliona Euroshe të Tenderave, të PPP-ve, të djegësave të mbeturinave jo funksionalë apo ende të pa ndërtuar, të rrugëve me kosto ndërtimi që vetëm në Shqipëri mund t’i shohësh, me mbajtjen në këmbë të një administrate publike që rritet dita-ditës në numër paçka mediokritetit, nepotizmit dhe militantizmit patronazhist të thuktë të tyre.

Flasim për 100 fshatra turistikë të mbetur kryesisht në letra, në ndërkohë që Bujqësia e Blegtoria jetike për banorët e këtyre fshatrave dhe jo vetëm atyre, por për të gjitha fshatrat e fermat e këtij vëndi, jo vetëm shumë pak ndihmohet por edhe shumë pak subvencionohet, sikundër ndodh në shumicën e vëndeve të rajonit dhe të asaj Europe të Bashkuar, ku ne “tam-tamojmë” prej vitesh të hyjmë.

Për Pusht-Shtetin ka shumë pak rëndësi Mungesa e Sigurisë së jetës së qytetarëve të saj, apo Mungesat në Dhënien e Drejtësisë edhe tre vjet mbas vënies në jetë të të famshmes Reformë në Drejtësi dhe krijimit të KLP-së, KLGJ-së, BKI-së apo të famshmit SPAK/KAPS…

NE, si Ekzekutiv nuk ndjejmë asnjë përgjegjësi për hakerimin e të shumë-reklamuarës “e-albania”, edhe pse për të mbrojtur të dhënat e saj janë shpenzuar qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë. Për këtë paaftësi tonën mbërrijmë deri aty, sa e ngremë zërin dhe i kërkojmë llogari edhe Asamblesë së OKB-së! O tempora o mores!!

NE i quajmë normale largimet masive të shqiptarëve, sidomos të të rinjve, për pasojë të dy shkaqeve madhore: 1- Mungesës së investimeve të huaja ose atyre buxhetore për hapjen e vëndeve të reja të punës, përmes zhvillimeve high-tech, objekteve industriale apo agro-industriale, zgjerimin e mirëmbajtjen e infrastrukturës, etj, dhe 2- Pagave të pamjaftueshme si për mbrothësim individual, ashtu edhe për atë familjar.

Të rinjtë e larguar dhe ata që po përgatiten për t’u larguar, të cilët janë dhe do të jenë potenciali i munguar për zhvillimin dhe mbrothësimin e Shqipërisë, a do t’i zëvëndësoni vallë me bangladeshas, filipinezë, egjiptianë, afganë, sirianë, që legalisht e ilegalisht përpiqen të tranzitojnë vëndin tonë për të mbërritur në BE, apo me pensionistët gjermanë, italianë a me ata nga vëndet nordike?!?!

Nuk ju mjaftuan 31 vjet ju POLITIQENËRVE tanë, për t’u nginjur? A ju ka mbetur ndër vena sado pak gjak shqiptari, për të kthyer më së fundmi sytë ndaj zhvillimit të NËNË LOKES SHQIPËRI, së cilës mëma natyrë ia ka falur me shumë bujari pasuri të pafundme mbi dhe nëntokësore!

Ky vend nëse mirëmenaxhohet i ka të gjitha mundësitë të hyjë në rradhën e vëndeve më të zhvilluara e më të prosperuara të botës, duke u krijuar mundësi të gjithë shqiptarëve të jetojnë lumturisht në tokën ku u ka lerë koka!

Mos e shihni dhe kërkoni të keqen te të tjerët, në këtë rast te mjekët, te arsimtarët e te shkollat private cilësore, por te VETJA E JUAJ, te prapësitë e politikbërjeve qeverisëse të Shqipërisë.

Edhe JU ish-drejtuesit e tjerë të demon-kracisë “Made in Albanistan”, së paku mos të na prisni oreksin, mos na trazoni stomakun me moralizimet tuaja shumë bajate e të tejshkuara. Jeni edhe ju pjesmarës të plotë në gatimin e kësaj çorbe 31 vjeçare helmuese, për Ardhmërinë dhe Mbrothësimin tonë! Ishit BASHKË kur bëtë ndryshimet Kushtetuese të lrillit 2008, që “na dhuruan” këtë sistem partitokratik, vrastar të ndryshimeve të vërteta për një demokraci reale.

Kurrë të mos harroni se ju pusht-shtetarët e djeshëm dhe të sotëm nuk jeni të përjetshëm! Shqipëria, trojet arbërore ishin, janë dhe i përkasin PËRJETËSISË! Pellazgët, Ilirët, Arbërit, Shqiptarët janë themeli i qytetërimit në Illiricum Peninsula, e më gjerë.  Ata u rezistuan stuhive shekullore dhe do të dinë, ndoshta me vonesë, por me siguri do të dinë, t’u bëjnë ballë stuhive e paudhësive të kohës, të ardhura si nga brënda po ashtu edhe nga jashtë Trojeve Arbërore!

Open your eyes and your minds my Albanian fellows!! MOS nguroni të dukeni Shqiptarë të vërtetë edhe në këto kohë kur Demokracia sa vjen e asfiksohet!! Proud to be an Ethnic Albanian! Krenar i të qënurit një prej MANTELBARDHËVE të panjollë të këtij vëndi!

Quo vadis Shqipëria ime e këndej Drinit!

—–

Nga faqja e autorit në FB

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Riatdhesohen nga kampet e Sirisë dy gra e tre fëmijë, mes tyre 79-vjeçarja që shkoi për nipërit pasi i biri iu vra
  • Kë takoi? Misteri i vizitës së shefit të CIA-s në Moskë
  • “Mua vetë m’u desh 1 minutë e gjysëm të kuptoja që s’isha unë”! Historiani pranon se u mashtrua nga një deepfake i vetvetes
  • Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  • Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. L.H on Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro
  2. Anonymous on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  3. xxx on Zbardhet dokumenti “Leptiri”, plani serb për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit
  4. Ilirjani on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike
  5. xxx on Moska anulon reperin amerikan, Putinit i mungoi “vizioni” për të blerë stadiumin me para publike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?