Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Polonia blindon kufirin me 1 mijë ushtarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Polonia blindon kufirin me 1 mijë ushtarë
AktualitetBote

Polonia blindon kufirin me 1 mijë ushtarë

Published: August 7, 2023
Shpërndaje

Roja kufitare e Polonisë i ka kërkuar qeverisë që t’i hapë rrugë dërgimit të 1000 trupave të tjera në kufirin me Bjellorusinë, për të trajtuar më me kujdes një rritje të raportuar të tentativave për të kaluar ilegalisht aty.

Shërbimi pretendon se të paktën 19,000 njerëz janë përpjekur të kalojnë kufirin e gjatë 402 kilometra gjatë këtij viti, nga 16,000 që provuan në 2022.

Shërbimet kufitare polake regjistruan rreth 3,900 përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin vetëm në muajin korrik, që përkon me kohën kur shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin njoftoi se nisur filluar stërvitjen e ushtrisë bjelloruse për t’u bërë ushtria e dytë më e mirë në botë.

- Publicitet -

Ministria polake e mbrojtjes ka dërguar tashmë mbi 1000 trupa në kufi, e nxitur nga shqetësimet për praninë e grupit mercenar Wagner brenda shtetit pro-rus.

Trupa të tjera u dërguan javën e kaluar aty, pasi dy helikopterë bjellorusë hynë për pak kohë në hapësirën ajrore polake gjatë një seancë stërvitore, por aq mjaftoi për të alarmuar autoritetet në Varshavë.

Ndërkaq, Instituti për Studimin e Luftës thotë se Wagner ka kryer ushtrime stërvitore në një kamp në Brest, qyteti i gjashtë më i madh në Bjellorusi, i cili ndodhet disa qindra metra nga kufiri polak.

Por si OKB ashtu edhe Shtëpia e Bardhë kanë këmbëngulur vazhdimisht se nuk ka shenja të besueshme që Wagner paraqet ndonjë rrezik real për Poloninë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Marko on Projekti futuristik i Parisit për t’u transformuar në një qytet që iu mbijeton temperaturave 50 gradë
  2. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  5. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?