Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Katar 2022/ Polonia fiton sfidën ndaj Arabisë Saudite
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Katar 2022/ Polonia fiton sfidën ndaj Arabisë Saudite
AktualitetSport

Katar 2022/ Polonia fiton sfidën ndaj Arabisë Saudite

Published: November 26, 2022
Shpërndaje

Polonia gjen fitoren e parë në Katar 2022 duke mposhtur surprizën e javës së parë, Arabinë Saudite. Polakët triumfojnë me rezultatin 2-0 falë golave të Piotr Zielinski dhe Robert Lewandowski, por një rol të rëndësishëm luajti edhe portieri Wojciech Szczesny që më parë priti një penallti të goditur nga kapiteni i Arabisë Saudite, Al Daësari.

Kërcënimi i parë vjen nga Arabia Saudite që ka një mundësi të mirë me  Mohamed Kanno, por Wojciech Szczesny tregohet i vëmendshëm dhe nuk e lejon topin të shkojë drejt rrjetës. Nga ana tjetër përgjigjet Polonia që në mundësinë e parë reale që i jepet realizon golin që prish ekuilibrat e takimit. Lewandowski pason mirë në brendësi të zonës për Zielinskin që nga shumë pranë katërkëndorit e çon topin në rrjetë.

Përpiqet të kundërpërgjigjet Arabia Saudite që ka shansin e artë për të vendosur baraspeshën në fundin e pjesës së parë. Një ndërhyrje e gabuar ndaj Saleh Al Shehri në zonë detyron gjyqtarin të akordojë një 11-metërsh pas konsultimit me sistemin VAR. Megjithatë, kapiteni Al Dawsari nuk tregohet i saktë dhe goditja e tij pritet nga Wojciech Szczesny që nuk i lejon arabët të realizojnë golin që do të rivendoste ekuilibrat.

- Publicitet -

Në pjesën e dytë, është Arabia Saudite që hidhet në sulm për golin e barazimit, por Szczesny është në një ditë të mirë dhe nuk kalohet nga asnjë tentativë e arabëve. Reagon edhe Polonia me Lewandowskin që fillimisht ndalet nga shtylla. Në fundin e takimit, kur Arabia Saudite luan gjithçka për një barazim, një gabim në mbrojtje kthehet në dhuratë për polakët.

Aty është Robert Lewandowski që i vetëm përballë portierit nuk gabon dhe realizon golin që vulos fitoren e Polonisë në 2-0, por ylli polak realizon gjithashtu edhe golin e tij të parë në një kampionat Botëror.

Me këtë fitore, Polonia ngjitet në krye të grupit C me 4 pikë, e ndjekur nga Arabia me 3, Meksika me 1 dhe Argjentina me 0. Megjithatë, argjentinasit kanë ende pa zhvilluar sfidën ndaj Meksikës.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 26, 2022 at 3:41 pm

    Gajasuni me lojrat e paracaktuara nga FIFA dhe pastaj shkoni dhe luftoni kundra njeri-tjetrit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?