Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Portet do jepen pa garë: Investitorët strategjikë, kontroll privat mbi bregdetin me bekimin e Qeverisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Portet do jepen pa garë: Investitorët strategjikë, kontroll privat mbi bregdetin me bekimin e Qeverisë
KronikeLajmi i fundit

Portet do jepen pa garë: Investitorët strategjikë, kontroll privat mbi bregdetin me bekimin e Qeverisë

Published: February 13, 2026
Shpërndaje

Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste synon të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si do të ndërtohen dhe operohen portet turistike në vend, duke anashkaluar hapur konkurrencën dhe interesin publik.

Përmes një shtese në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007 “Për portet turistike”, mazhoranca përmes deputetes Zamira Sina, kërkon t’u japë të drejtën investitorëve strategjikë që të ndërtojnë dhe operojnë porte pa iu nënshtruar asnjë procedure gare apo koncesioni.

Sipas dokumentit të propozuar, kur një subjekt përfiton statusin “Investitor Strategjik” dhe porti turistike është pjesë e projektit të tij, ndërtimi dhe operimi i këtij porti “përjashtohet nga parashikimi” i ligjit aktual, i cili kërkon procedura konkurruese,. Kjo do të thotë se portet, të cilat janë pasuri kombëtare, nuk do t’i nënshtrohen më garës për ofertën më të mirë, por do t’u jepen drejtpërdrejt subjekteve private që kanë marrë bekimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.

- Publicitet -

Në relacionin shpjegues të projektligjit, mazhoranca pranon se sipas kuadrit aktual ligjor, portet turistike duhet të jepen me koncesion ose përmes formave të tjera konkurruese. Megjithatë, ata argumentojnë se aplikimi i këtyre procedurave paralele me ligjin për investimet strategjike krijon “mbivendosje procedurash” dhe “vështirësi në realizimin e projekteve”.

Në emër të “shpejtësisë” dhe “unitetit të projektit”, nisma synon që kontrata për këto porte të mos lidhet më përmes një gare të hapur, por kushtet dhe dokumentacioni të përcaktohen thjesht me Vendim të Këshillit të Ministrave,. Kjo praktikë rrit rrezikun e klientelizmit, duke i kthyer portet turistike efektivisht në porte private të kontrolluara nga një grusht investitorësh.

Ajo që ngre më shumë dyshime është fakti se ky projektligj, i depozituar në shkurt të vitit 2026, nuk ka qenë i parashikuar në planin analitik të projekteve për vitin 2026. Pavarësisht kësaj, mazhoranca po nxiton ta kalojë, duke pretenduar se kjo do të nxisë “turizmin elitar”, ndonëse në realitet po eliminon mbrojtjen e fundit ligjore që garantonte se pasuritë publike bregdetare nuk do të jepeshin pa garë.

Kjo nismë shënon një hap pas për sigurinë juridike dhe barazinë para ligjit, duke krijuar një shteg të privilegjuar për ata që qeveria i klasifikon si “strategjikë”, ndërkohë që u mbyll derën praktikave transparente të prokurimit publik.

Dy fjalë për propozuesen: Ajo që ka marrë përsipër të firmosë këtë ligj që dukshëm favorizon një grusht njerëzish, është Zamira Sina. Ajo u bë deputete nga listat e sigurta të Edi Ramës pasi e kishte sharë e telendisur kryeministrin poshtë zyrës së tij, nga Çadra e Lirisë së Lulzim Bashës.

Në fushatën ë 11 majit, ajo “shkëlqeu” në Vlorë, teksa ju thoshte votuesve “Hapni sytë o njerëz, si është bërë Vlora. Hënën në tokë nuk jua zbresim dot”. / vna.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    February 13, 2026 at 1:27 pm

    Ja qe te vete mendja o Pallosh!Se e ke mendjen kurve,.Kur mendoja se nuk ka mbetur gje pa shitur,pa falur,pa Nderosur,pa menderosur,ne kete Vend,Ti o pallosh e GJEN PERDITE.
    Edhe dy here ne dite.Kot nuk te quan Belinda me ze feminor,,,Ai kurva Atje Lart.

    Reply
  • Turi says:
    February 13, 2026 at 6:55 pm

    Nga nvestitoret qe kane investuar me shume ne porte e bregdet ne bote jane kinezet.
    Nga investoret qe afrojne me shume e me lirshem korupsion per te fituar oferta jane investitoret kineze.
    Nga shtetet qe marin financiarisht ne mbrotje investitoret e tyre ( paguajen borxhin qe investuesit kane tek investitoret) me kushte ndaj investuesit ( shpesh marin ne pronesi ose kontrata afatgjata investimin) eshte qeveria Kineze.
    A do te mesojne Shqiptaret te flasim kinezxhe?

    Reply
  • Arratisur says:
    February 14, 2026 at 5:31 am

    kjo eshte reagim i ketij pasi e pesoi nga akuzat per pabarazi ne tendera.

    Reply
  • Detari says:
    February 14, 2026 at 6:33 am

    Ju meruni me hoxhet qe kendojne ne per minare cju duhet pasuria e vendit, keni allahin dhe baba rrahimondin, gezuar ramazon

    Reply
  • edi says:
    February 14, 2026 at 8:05 am

    Eshte per tu habitur qe asnje nga patronazhistet qe e kane per nder ta kene kete emer nuk komenton (megjithese nuk bejne kurre komente por vetem ofendojne antiramistet ) sepse e kuptojne se nuk mund t gjejne justifikim kesaj ngjarjeje .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai paraqitet në SPAK
  • Protesta dhe festa e 35-vjetorit të PS në të njëjtën orë. Rama: S’është provokim
  • Historia nuk jep “waiver”
  • Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
  • “Po ngatërrojmë dynjanë me këto letra që hidhen e priten”, Rama për Zvërnecin: Nuk ka leje ndërtimi

Komentet e Fundit

  1. demo on “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, kjo është thirrja që kanë përhapur protestuesit
  2. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  3. Berati on Historia nuk jep “waiver”
  4. servili i te Huajve, satrapi i Shqiptareve on Intervista e Ivanka Trump për Sazanin, Rama: Nuk mund të jepen dhe merren ishuj fshehtas
  5. Shit Side on Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?