Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Portet në Kanalin e Panamasë do të vihen nën kontrollin amerikan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Portet në Kanalin e Panamasë do të vihen nën kontrollin amerikan
BoteLajmi i fundit

Portet në Kanalin e Panamasë do të vihen nën kontrollin amerikan

Published: March 5, 2025
Shpërndaje

Marrë nga Associated Press

Konglomerati me bazë në Hong Kong, “CK Hutchison Holding” i cili operon portet pranë Kanalit të Panamasë, ka rënë dakord që t’i shesë aksionet e saj një grupi biznesi, ku përfshihet edhe firma amerikane “BlackRock”. Zhvillimi vjen pasi Presidenti Trump shprehu shqetësimet për ndërhyrje të Kinës në veprimtaritë e kësaj rruge të rëndësishme tregtare që lidh Atlantikun me Paqësorin.

Në dokumentet e paraqitura autoriteteve, konglomerati “CK Hutchison Holding” tha të martën se do të shesë të gjitha aksionet e dy njësive të saj, “Hutchison Port Holdings” dhe “Hutchison Port Group Holdings”. Të dy njësitë përbëjnë 80% të grupit “Hutchison Ports” që operon 43 porte në 23 vende.

- Publicitet -

Konsorciumi, i përbërë nga “BlackRock” dhe “Global Infrastructure Partners” me seli në Shtetet e Bashkuara dhe “Terminal Investment Limited” me seli në Zvicër, do të marrë në pronësi 90% të interesave të firmës “Panama Ports Company”, e cila zotëron dhe operon portet ‘Balboa’ dhe ‘Cristobal’ në Panama, sipas dokumentacionit të paraqitur në zyrat përkatëse.

Në muajin janar, Senatori Ted Cruz, kryetar i Komisionit të Senatit për Tregtinë, Shkencën dhe Transportin, ngriti shqetësimet se Kina mund të shfrytëzojë ose bllokojë kalimin përmes kanalit dhe se portet “i japin Kinës një pozitë të favorshme” për të ndërmarrë veprime.

“Situata paraqet rreziqe akute për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, tha republikani Cruz.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vizitoi Panamanë në fillim të shkurtit duke paralajmëruar Presidentin Jose Raul Mulino se Panamaja duhet të zvogëlojë ndikimin kinez ose të përballet me veprime të mundshme nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Mulino hodhi poshtë idenë se Kina kishte ndonjë kontroll mbi operacionet e kanalit.

Pas vizitës së shefit të diplomacisë amerikane, Panamaja u tërhoq nga nisma kineze “Një Brez një Rrugë” duke shkaktuar reagime të ashpra nga Pekini.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Malo says:
    March 5, 2025 at 1:30 pm

    Mbreme Trampi dha lajmin se do ta rimarre Kanalin e Panamase duke thene se ndertimi i kanalit tw Panamase ne fillim te shekullit te kaluar ka qene projekti me i kushtueshem ne historine e SHBA dhe per ndertimin e tij kanw humbur jeten 38 mije amerikane, duke shtura se dhurimi i tij Panamase nga presidenti Karter ka qene nje gabim i rende gjeostrategjik. Une nuk kam ndonje simpati te madhe por ai eshte nje patriot i madh i SHBAse dhe me sa duket presidenti qe do te leje gjurmet me te merdha ne historin e ketij vendi.
    Shqiptaret ne republikat e Shqiperise dhe te Kosoves duhet te ruajne me fanatizem miqesine me SHBA si superfuqia e vetme e botes se sotme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Me 74 vota pro, miratohet huaja prej 302 milionë dollarë nga SHBA për pajisje ushtarake
  • Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  • Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen SASPAC për plotësim hetimesh
  • “Do të na dhembë gjatë”, letra e ndjerë e Kylian Mbappé pas humbjes në Botëror
  • “Kjo që po ndodh në Francë e Spanjë mund të ndodhë edhe te ne”, Rama: 4 helikopterë gati dhe 3 avionë zjarrfikës në fund të vitit

Komentet e Fundit

  1. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  2. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  3. Dashi on VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre
  4. Emmalee Bass on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. Dashi on VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?