Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Porti i Durrësit, Alibeaj letër ambasadores së BE në Tiranë dhe komisionerit Varhelyi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Porti i Durrësit, Alibeaj letër ambasadores së BE në Tiranë dhe komisionerit Varhelyi
AktualitetPolitike

Porti i Durrësit, Alibeaj letër ambasadores së BE në Tiranë dhe komisionerit Varhelyi

Published: November 19, 2022
Shpërndaje

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me projektin për Portin e Durrësit. Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se Ramën “një hall i madh e ka detyruar të sulmojë të gjithë ata që janë kritikë dhe skeptikë për projektin fantazmë të portit të Durrësit”.

Ndërsa bën me dije se ka informuar dhe Komisionin Evropian e Delegacionin e BE-së në Tiranë lidhur me projektin e aq shumë kontestuar.

Enkelejd Alibeaj shkruan:

- Publicitet -

Një hall i madh e ka detyruar Edi Ramën të sulmojë të gjithë ata që janë kritikë dhe skeptikë për projektin fantazmë të portit të Durrësit. Një projekt që praktikisht u rrëmben shqiptarëve një nga pak pasuritë e mbetura publike dhe që iu dhurohet me një projekt qesharak të përzgjedhurve dhe klientëve të kryeministrit. PD nuk është kundër investimeve serioze, as kundër investitorëve që duan të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Por në kushtet kur drejtohemi nga një qeveri që na ka faktuar se di veç të abuzojë dhe të vjedhë pasuritë e shqiptarëve, është domosdoshmëri së paku transparenca. Deri më sot qeveria dhe kryeministri kanë heshtur dhe grupi parlamentar i PD ka vendosur që shqetësimin e tij për portin e Durrësit t’ja bëjë prezent dhe Komisionit Europian.

Nëpërmjet një letre të dërguar ditën e djeshme kam informuar Komisionin Evropian dhe Delegacionin e BE-së në Tiranë lidhur me projektin e Portit të Durrësit.

Në thelb të letrës, paraqiten shkeljet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit lidhur me parimet e konkurrencës së lirë (neni 71) dhe mosdiskriminimit (neni 74). Cdo ndihmë shtetërore – sanksionon MSA – që shtrembëron rregullat e konkurrencës, vjen në kundërshtim me këtë Marrëveshje. Qeveria shqiptare ka pranuar se asnjë garë nuk është zhvilluar lidhur me këtë projekt dhe kompania fituese ka qenë e përcaktuar prej fillimi.

Projekti i Portit të Durrësit mund të jetë një rast unik në botë ku shteti ofron 818 mijë metra katrorë pronë publike, si dhe përjashtime nga taksat, me një vlerë totale 730 milionë euro, për të marrë mbrapsht vetëm 280 milionë. Vështirë ta thuash se ku qëndron leverdia ekonomike e shtetit shqiptar në këtë projekt.

Nga ana tjetër investitori ka marrë përsipër të realizojë një investim 2.1 miliardë euro, në një kohë që ai ofron vetëm 160 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 1.94 miliardë Euro do të sigurohet nga palë të treta të panjohura. Shtuar këtu faktin që kompania mëmë është e regjistruar në Ishujt Kajman, cka krijon qartazi një rrezik të lartë për pastrim parash.

Duke vepruar kështu qeveria shqiptare jo vetëm ka shkelur rëndë parimin e konkurrencës së lirë, por ka diskriminuar cdo kompani shqiptare dhe europiane që mund të ishte e interesuar për t’u përfshirë në këtë projekt. Madje kjo do të ishte në interesin e vetë shtetit shqiptar, pasi mund të merrte një propozim më të leverdisshëm.

Në vëmendje të BE-së sollëm edhe raste të tjera të mëparshme, ku qeveria nëpërmjet ligjeve speciale iu ka akorduar pasuri, të drejta dhe privilegje kompanive private, cka tregon se kjo praktikë është kthyer tashmë në rutinë për qeverinë shqiptare.

Me anë të kësaj letre kërkojmë nga Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së të ndjekin më vëmendje këtë rast dhe në përputhje me procedurat e tyre të hetojnë mbi përputhshmërinë e kësaj marrëveshje me parimet dhe standardet e MSA-së dhe legjislacionit evropian.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Andis says:
    November 19, 2022 at 10:43 am

    Partia Demokratike eshte bere per te qare e per te qeshur.Si pordha neper breke rrotullohen perballe Edi Rames.

    Reply
  • Sa reale është letra!? says:
    November 19, 2022 at 11:30 am

    Kjo letër do të kishte vlerë të bëhej në vitin 1992, kur PD-ja morri pushtetin për herë të parë. Atëhere u bë batërdia duke vjedhur dhe shkatëruar pasurinë e përbashkët. Kjo letër e PD-istave tani ka kuptim tjetër, sikur bëhen xhelozë, se përse t’a bëjë Rama dhe jo PD-ja, për një pronë publike, që paska shpëtuar nga batërdia PD-iste! Ato 1.92 miliardët që përmënd në letër, që gjoja nuk dihen nga do të vijnë, po e them unë se nga do të vijnë: nga blerja e 12 mijë apartamenteve që do të ndërtohen në port. Pra, edhe letra është mashtruese, e stilit PD-ist, atë që dinë më mirë që të bëjnë.

    Reply
  • LEON says:
    November 19, 2022 at 1:27 pm

    Nje kuceder e zeze si nje pterosaur gjigand,me krahe lakuriqi,me kthetra Raptori,qendron mbi token shqiptare,.Ky eshte Hajduti vampir edvin rama.Here me autokolone limuzinash,here mbi air Albania,vertitet mbi Atdhe ku te gjeje nje Objekt per te grabitur.Dje Detin e Kalter te Gjirit Sarandes,Butrintin,Syun e Kalter,etj.Sot Portin e Durresit.Sapo i ve syun Viktimes se Radhes,,ashtu si tufa e bishave,e ndjek kemba kembes,, skermit dhembet e qenit,,leshon jarget e qelbura ne forme Investitoresh Strategjike,Master Plane me Magji fotografike,shatervane me 7 ngjyra,kulla ajrore vezulluese,kopshtije dhe pishina te kaltra si kopshtet e Babilonise,,Veliera,me cifte dashnoresh,,Idile romantike si pikturat ne xham qe shiste Llazi Marices ne vitet 60.Shqiperia ne Rrezik eshte nje Realitet.Sorrat dhe kermespastruesit e Rames krakaritin me kot per te mjegulluar Grabitjen.Popull shqiptar!Atdheu ne Rrezik.O sot o kurre t`i presim duart Grabitqaruit Rama.

    Reply
  • Na e bete Ramen peshqesh says:
    November 20, 2022 at 7:46 pm

    Qetesohu, koqe ….thuaj ndonje gje jashte delirit……zgjohu uuuuu. Rama si cdo qeveri ne bote ka gabime dhe kusure ,por me ju ne opozite e kemi keq muabetin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?