Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-frymëzuesi i studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ish-frymëzuesi i studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve
Kryesoreopinion

Ish-frymëzuesi i studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve

Published: October 25, 2026
Shpërndaje

Nga Lorenc Vangjeli

Ky është një portret politik i Edi Ramës, i trajektores së pabesueshme të një individi që e nisi jetën publike si sportist dhe artist. E vijoi si frymëzues i studentëve të Dhjetorit 90-të, që çmonin rebelin antikonformist dhe antikomunist, është rrugëtimi i njeriut që krijoi admirues të shumtë me stilin therrës publicistik në postpluralizëm, që hyri në politikë me një ftesë rastësore, e cila përkoi me një ambicje të hershme personale, që diti të manovrojë me një shkathtësi të habitshme mes katër kryeministrave Nano, Meta, Majko e Berisha duke ju imponuar të katërve në mënyra të ndryshme, që fitoi si askush tjetër më parë katër mandate qeverisëse rresht dhe që tashmë është vënë përballë protestusve të zemëruar që kërkojnë largimin e tij. Historia e tij është një ndërthurrje e habitshme e personalitetit të tij kontravers, e psikologjisë vetjake të dominuar nga narcizizmi i thellë, makiavelizmi, populizmi, bindja se i është dhuruar shqiptarëve si një misionar i vetmuar për ta udhëhequr drejt progresit dhe karizmës së errët me të cilën dominon skenën publike. I aftë të duket i përulur nën peshën e modestisë kur ndjehet në vështirësi dhe përbuzës në ekstrem i gjithëkujt në ditët e tij të mira, kjo është historia e njeriut që personalizoi PS-në, partinë më demokratike e pothuaj liberale në Shqipëri, që i shndërroi institucionet në zgjatime të vullnetit të tij, që zëvendësoi magjinë e demokracisë së balancës dhe ontrollit të pushteteve, por që tani është krejtësisht i vetëm përballë hakmarrjes së vetë sistemit.

-I- Si filloi?

- Publicitet -

Dëshmitë më të hershme të raportit të Edi Ramës me pushtetin, shkojnë që nga fundi i viteve 80’-të. Kolegët e tij universitarë ende e kujtojnë batutën e tij të hershme për t’i zënë vendin Ramiz Alisë. “Pse mos bëhem unë president i Republikës”, i thoshte më shumë se një kolegu të tij, ish-profesori i Akademisë së Arteve kur shëtiste në krah të godinës fqinje të ish-shefit komunist. Ju desh të priste fiks dhjetë vjet që të hynte në korridoret e pushtetit. Tërësisht atipik dhe i ndryshëm në krahasim me klasën e improvizuar politike të postpluralizmit që ruhej nga i ftohti me triko leshi dhe artikulonte me leshra në gojë, ai morri për një rastësi fatlume pikërisht atë që kishte dashur gjithmonë. Ftesën për hyrjen zyrtare në politikë. Fillimisht në postin modest të ministrit të kulturës, ku ai shënjoi diferencën e parë me karizmën e tij. Pastaj erdhi bashkia e me rradhë partia dhe qeverisja.

Më herët, në dhjetor 1990 kishte bërë tentativë vetjake për të marrë kontrollin e lëvizjes studentore, por humbi përballë të singjashmit të tij në gjakimin për pushtet, Sali Berisha. Kardiologu i shtytur nga instikti, e përzuri që andej, i bindur se pullazi i PD-së ishte shumë i ulët për dy gjela kryeneçë në majë. Po e njëjta karizmë e errët, por më e kornizuar dhe sponsorizuar e Berishës, e mposhti profesorin rebel që ju dhanë duart nga Qyteti Studenti për të nisur jetën e dytë në hapësirën publike. Dëshmia tjetër e hershme, tashmë edhe publike, është një regjistrim audio i javës së parë të janarit 1990, kur përballë po Sali Berishës dhe Azem Hajdarit, në incizim dëgjohej zëri i Edi Ramës. I vetmi ndër ta dhe absolutisht më i qarti që fliste për nevojën e marrjes së pushtetit nga komunistët. Rama ishte dukshëm më konkret se folklorizmi i Hajdarit dhe projekti zhurmues i Berishës që fillonte dhe mbaronte në nevojën për njerëz në sheshe.

-II- Ftesa për të “Qërruar baltën nga Shqipëria!”.

Ftesa i erdhi nga Fatos Nano, që në të vërtetë përdori fjalë tjetër dhe më të rëndë se fjala baltë që duhej pastruar nga Shqipëria. Kryeministri dembel ndoshta besonte se do t’i linte Ramës në dorë veglat e luftës me Berishën, ndërkohë që vetë do të jetonte idilin e një princi të llastuar të një populli të traumatizuar nga varfëria, plagët e luftës pothuaj civile të 97-ës dhe mungesës së shpresës. Por më shumë se Nano, ishte Meta që e zëvendësoi atë, që i dha Ramës dhuratën më të çmuar politike. E kandidoi për kryetar bashkie të Tiranës duke i vënë pas PS-në si një makinë elektorale, që ishte e gatshme të mbështeste këdo që i afronte udhëheqja e saj.

Me një fitore të bujshme, Rama e përdori atë pushtet të ri, krejt të padukshëm më herët, në disa drejtime. Së pari si manovër mes dy socialistëve dominues Ilir Meta e Fatos Nano dhe së dyti për të krijuar bërthamën e ndjekësve të kultit të tij që po lindte. Rama, me një ndjeshmëri të thellë për median, krijoi një aleancë të fortë personale me të, pronarët e televizioneve që po lindnin dhe gazetave tradicionale. Të gjithë ata, veç interesit pragmatist si një qendër përfitimeve ekonomike, shihnin tek figura e tij ekstravagante, një model të ndryshëm nga figurat tradicionale të politikës, që edhe pse kishin filluar të vishnin kravata mëndafshi, mbanin ende aromën e sëndukëve komunistë në stil, në shprehje e sjellje. Vetë Rama vinte nga një e shkuar publicisti, ku kishte krijuar gjithashtu një diferencë të fortë me mënyrën tradicionale të gazetarisë me stil të fortë polemik dhe akuzator. Pak më i vjetër në moshë me plejadën e dikurshme të gazetarëve të viteve 90-të që e konsideronin si një nga ata vetë, ai mundi t’i përfshijë pothuaj të gjithë në rrethin e tij. Sot, shumica dërmuese e tyre janë edhe kritikët e tij më të ashpër.

Të gjithë këto vektorë i kulmonte me afishimin dhe vetafishimin si i ngjashëm me Berishën, por me kostum qytetari liberal dhe si i tillë, konsiderohej edhe si propozimi i vetëm që mund t’i dilte atij përballë. Në ato vite, i plagosur rëndë, por ende jo i vrarë përfundimisht, siç ëndërronte masa hakmarrëse socialiste, Berisha mbetej ende edhe mallkimi, edhe bekimi i socialistëve. Ishte noterizuesi i pushtetit të tyre, që po brehej nga sherret e brendshme për pushtet dhe që luhatej sa nga adoleshenca e vonuar e Nanos, tek mungesa e peshës së Majkos dhe tek autoritarizmi i Metës.

Në këtë periudhë, Rama mundi të krijojë një qendër të re pushteti të lidhur me të me interesa ekonomike e kryesisht me ndërtimin në kryeqytet. Kritikët e tij shtojnë në menu edhe fillimin e kontakteve të papërshtatshme me njerëz nga bota e nëndheshme.

Enigmë mbetet ndikimi që ka patur Sorosi dhe projekti i tij fluid politik në Evropën Lindore e më gjerë në karrierën e Ramës, por është fakt i verifikuar që pothuaj gjithkush në Tiranë që ka hyrë në politikë falë Ramës, cuditërisht ka pasur lidhje pikërisht me këtë fondacion misterioz dhe shumë të diskutuar jo vetëm në Tiranë, por edhe në Uashington dhe gjetkë. Ata kanë hyrë në dyert e politikës vetëm falë vullnetit të vetë Ramës, që i peshkonte të singjashmit e tyre edhe nga rezervati njerëzor që krijoi në 11 vjet të drejtimit të bashkisë së Tiranës.

-III- Atdheu i njëshit, fisit e prijësit

Duke bërë balet me shpirt ndër dhëmbë në sallonin e aleancave fluide mes Metës e Nanos, herë me njërin kundër tjetrit dhe anasjelltas, ai e sfidoi Fatos Nanon në kongresin e 2003-shit. Herë mentori e herë gaztori i kryeministrave të tij, herë miku e herë armiku i tyre, Rama ka qenë i papërsëritshëm në aftësinë e veçantë për t’u përshtatur me rrethanat, kur fjala vjen, tallej me Majkon kur e kishte shef në qeveri dhe e merrte seriozisht vite më pas kur e kishte vartës në kabinet. Rama humbi atëherë në atë kongres, por pati kthjelltësinë të shënjojë emrin si alternativë për pushtet. Kjo ishte lëvizja e tij më e rëndësishme, ishte momenti kur ende nuk i leverdiste të fitonte partinë, por kishte nevojë që partia të humbiste në zgjedhjet e ardhshme dhe që të dilte në opozitë. Nuk ka gjasa të përcaktohet pesha që pati vullneti i tij, kryesisht si dëshirë e shprehur fshehurazi dhe veprime të hapura me Mjaft-in në disfatën e soocialistëve, por fakt mbetet që në 2005-ën, ai mbeti oferta e vetme e PS-së për të lëpirë plagët e daljes në opozitë. Vakuumi që la pas një ish-kryetar që po jetonte adoleshencë të vonuar e hokatare u mbush nga kryetari i ri që u premtonte rikthim të shpejtë në pushtet socialistëve të traumatizuar nga rikthimi triumfues e revanshist i gogolit Berisha.

Atëherë Rama ju blatonte miqësi e besë socialistëve të vjetër që e shihnin ende me mosbesim si të huaj, por që besonin me naivitet se mund ta mbanin energjinë e tij nën kontroll. Rama e dinte si pakkush se rruga për në pushtetin qëndror kalonte nga kontrolli i partisë dhe strategjia e tij u përqëndrua pikërisht në këtë drejtim, Për katër vjet rresht, deri në 2009-ën, ju desh të bashkëjetonte me grupin parlamentar të strukturuar nga paraardhësi, çka ja ngushtonte hapësirat për veprim. Gjithçka ndryshoi nga një dhuratë e papritur që ju dha nga armiku i tij më i egër, Një marrëveshje okulte me Sali Berishën solli ndryshimet kushtetuese në 2008-ën, çka i dha të dyve monopolin mbi dy partitë kryesore dhe njëkohësisht, edhe mbi gjithë burimet njerëzore të tyre dhe gjithë pushtetet që do të rridhnin po prej tyre.

Atdheu i njëshit, fisit dhe prijësit tashmë ishte realitet kushtetues. Shqipëria që kishte më pak se dy dekada që ishte ndarë nga një Hoxhë diktator, tashmë kishte dy “profetët” e rinj të fesë së re të demokracisë së saj hibride. Ose ishte me ta, ose ishte jashtë çdo llogarie.

Kontrolli mbi partinë dhe listat e saj për deputetë dhe rezultati i dalë nga zgjedhjet e humbura të 2009-ës, i dha Ramës humbës, triumf të plotë mbi grupin parlamentar, bërthamën e partisë. Bashkëjetesa e detyruar me ishuj socialistësh të mbetur ende nga e shkuara, nuk ishte me domosdo bashkëndarje aksionesh pushteti. Kalimi në qeverinë e djathtë i Ilir Metës, një socialist i zemëruar me Nanon dhe ish-sponsorizues i atij vetë, e bëri shumë më të lehtë këtë projekt. Socialistët kishin humbur një mandat tjetër, por kishin fituar të drejtën të brohorisnin: Mbreti vdiq, rroftë Mbreti!

-IV- Si Lenini, gjithë pushteti sovjetëve

Në 2013-ën, me riafrimin e Metës, ai bashkëndau pushtet me të, por kryesisht duke pritur çastin e divorcit përfundimtar. Pushteti i ndarë dhe i kontrolluar nuk ishte ende synimi i tij përundimtar. Nuk ishte caku. Ishte fillimi. E donte për vete ushtrimin e plotë të tij. Pa kushte. Pa kompromise. Pa debate, por vetëm me imponim. Një aleancë tjetër do të zëvendësonte, spostonte dhe frustronte Metën, socialistin e talentuar, mjeshtrin e fitoreve të betejave të vogla dhe arkitektin absolut të disfatës në luftën finale. Grupi i PS-së, bashkë me një brez të rinjsh “veteranë” socialistë, do të kishte atë legjislaturë edhe deputetë të djegur nga ligji i dekriminalizimit dhe poshtë në bazë, të tjerë sivëllezër të tyre në pushtetin lokal e administratë. Bejlerë të vegjël lokalë, personazhe me ndikim në zona të vogla, shpesh të lidhur me botën e krimit apo biznesmenë me të shkuar të dyshimtë, do të bëheshin karburanti i tij elektoral për të arritur synimin final, të shpallur dikur nga bolshevikët e Leninit: Gjithë pushteti sovjetëve. E realizoi këtë gjë në 2017-ën, kryesisht për shkak të vërtetimit të aksiomës fatale: kur i ke kundërshtarët budallenj, nuk të duhen miqtë e mençur.

Idiotësitë taktike të opozitës së kohës, sherret e saj të brendshme, luhatjet e humorit dhe paranojave të Ilir Metës, lehtësia e padurueshme e Lulzim Bashës, krijuan atë koalicion absurd që i dha fitoren në tepsi Edi Ramës. Dhe bashkë me tepsinë, edhe timonin.

I vetëm në pushtet mbas zgjedhjeve të 2017-ës, Rama zhvilloi dy operacione të njëkohshëm. Të parin, zhveftësimin e opozitës. Duke e korruptuar atë dhe duke i ngushtuar në maksimum hapësirat e lëvizjeve. I ndihmuar dhe nga vetëvrasja politike e saj, e njohur me emrin djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale dy vjet më pas, Rama tashmë mund të ecte përpara me projektin e tij politik. Me krisjen përfundimtare të magjisë së sistemit, balancën dhe kontrollin e pushteteteve dhe kontrollin absolut mbi partinë e tij fituese, institucionet u shndërruan përfundimisht në zgjatime të vullnetit të tij. Njëlloj si Zogu, Hoxha e Berisha, ai u shndërruar në menaxher të shkëlqyer të dobësive njerëzore.

Sidomos nga 2017-ta, Rama u shndërrua në burimin e vetëm të çertifikimit të suksesit, karrierës, hyrjes dhe daljes nga korridoret e pushtetit të çdokujt në mënyrë kapilare. Gjithmonë e më shumë zgjedhjet e tij personale u ngushtuan në identikitin e zyrtarit që e shihte si idhull, funksionarit gjithmonë e më të paaftë, gjithmonë e më të korruptuar e makut, por gjithëherë lojtarë në garën për servilizëm në sytë e kryeministrit. Artisti rebel kishte pësuar tashmë frakturën më të madhe njerëzore. Ndonëse dukej se i përbuzte, Rama u bë i varur nga droga e servilizmit që e ngrinte gjithmonë e më lart piedestalin e mbinjeriut.

Me ngulm milingone dhe zellin e një shefi kuadri komunist, antikomunisti Rama krijoi një ushtri kapterësh që i shërbenin si kllounë në gosti, pa u kujtuar se në ditë betejash nevoja thërret në apel vetëm gjeneralët. Në një operacion ndryshimesh në qeveri në dimrin 2018-2019 pas protestave të para studentore, ai largoi shtresën e fundit të politikanëve socialistë dhe i zëvendësoi me një seri teknokratësh. Socialistët sërish ja pranuan vendimmarrjen e tillë. Magjia e pushtetit nuk e refuzonte dot më edhe lopatën e varrmihësit. Sepse ato akte ishin gropa kolektive ku po varrosej partia tradicionale socialiste dhe nga ku po krijohej projekti i tij totalisht personal. Rilindja u ngrit mbi një parti që kishte vdekur, por paftuar askënd për funeralin e saj. Dhe vetë funerali dukej si festë.

Në mënyrë paradoksale, Rama nuk ka pikën e idesë që edhe mes njerëzve që ka rekrutuar nga hiçi e që ende mbajnë shënim kur flet, ka një shumicë të heshtur që e urren. Madje edhe ata që i nxorri nga boshi dhe asgjëja emocionale dhe intelektuale, edhe nga analfabetët që i shiti për akademikë, edhe nga ezmerët e tij të shumtë që kanë vite që fërkojnë fundshpinën me kosin e berë det nga pushteti. Kapterët qesharakë që i gradoi në gjeneralë tashmë po kërkojnë distancë prej tij. E shohin tashmë jo si helikën që mund t’i ngjiste lart, por si gjylen në këmbë që mund t’i fundosë shumë poshtë.

Njëkohësisht, bashkë me përqëndrimin e pushtetit politik në dorën e tij, Rama u bë edhe CEO-ja autoritar i një numri të kufizuar biznesesh të mëdha, fillimisht jo te lidhur politikisht me të. Shumica e tyre, ishin lindur në dy mandatetet e Berishës. Vit mbas viti, nën qeverisjen e Ramës, 30 koorporatat me të mëdha, përqëndruan deri në 40 për qind të GDP-së në vend duke i shërbyer Ramës edhe si vitrinë për suksesin e Shqipërisë kapitaliste.

Kështu, vit mbas viti, karizma e tij e errët, egocentrizmi, centralizimi ektrem i pushtetit, mungesa e empatisë, ndjesia e madhështisë, shkelja e normave të mirësjelljes konvencionale si dhe korrupsioni endemik dhe lidhjet gjithmonë e më të forta me elementë të botës së krimit, e bënë Ramën njësh të padiskutueshëm të një shoqërie që nuk ka arritur dot kurrë të ndahet nga kulti i individit. Institucionet u zëvendësuan nga egoja e liderit, vetë lideri autotrajtohej si një e mirë që shpesh keqkuptohej nga shoqëria. I bindur në superioritetin intelektual, moral, politik e kulturor, Rama u bë pacienti fatkeq i transformimit politik e psikologjik që afron pushteti i gjatë. Me monologun si mjet komunikimi në vend të dialogut, me urdhërin në vend të kornizave të ligjit, me narcizizmin absolut dhe egoizmin pa fre, me autoritarizmin si religjion e personalizimin e pushtetit si mjet, Rama për paradoks, u bë më më i dobët, më i brishtë dhe më i cënueshëm pikërisht aty ku shumëkush e shihte më të fortë. Madje edhe me shpalljen Non Grata të Sali Berishës.

Peng i sondazheve, që e ndanë nga aroma reale e jetës, rob i lodrës së re me AI dhe Algoritmit, Rama gjithmonë e më tepër e sheh botën me sytë e të tjerëve. Shqipëria e televizioneve dhe medias tradicionale është krejt ndryshe nga sa duket nga brenda salloneve ndërkombëtare të politikës, ku Rama prej kohësh ka zhvendosur veten dhe priorittetet vetjake.

-V- Hakmarrja e sistemit

Mbas zgjedhjeve të 2025-ës, me një shumicë të cilësuar në parlament, Rama u paralajmërua edhe publikisht se vetëm administrimi krejt ndryshe i pushtetit të marrë në mandatin e katërt do të mund t’i jepte shans për të nesërmen. Në të kundërt, Rama u vetëqeveris nga arroganca e tij. Ndërhyrjet e pakuptimta në Theth, marrëzia e luftës me tendat në kryeqytet, xhirroja absurde nëpër bashkitë e vendit në verë, tentativa për të centralizuar kontrollin edhe mbi bashkinë e Tiranës, e mbi të gjitha, fotokopjimi i qeverisë së re me të njëjtat fytyra të vjetra me halle me drejtësinë, dëshmuan se ai vetë kishte lexuar keq rezultatin e zgjedhjeve. Ai rezultat që e kishte parë si triumf vetjak dhe licencë për t’u shndërruar në Emir si vëllezërit e tij në Lindjen e Mesme, ishte momenti i fundit që e dëshmuan atë të gabuar në dy mënyra: Në moskuptimin që pushteti më i fortë është pushteti i ndarë dhe i balancuar dhe në dëshminë se ai nuk ishte më njeri i lirë dhe se diku, një sistem i komplikuar pengmarrësish, i kishin marrë peng edhe lirinë, edhe vullnetin, edhe arsyen.

Tentativat e tij për të marrë nën kontroll një qendër tjetër pushteti, SPAK-un, tek i cili ka pasur ndikim domethënës, i shkaktoi efektin e kundërt. Njëlloj si një njeri që ka rënë në rrjetën e peshkatarit dhe çdo përpjekje për t’u çliruar, e ngatërron edhe më keq.

Ky do të ishte momenti i hakmarrjes së sistemit që ai vetë e ka plagosur shumë rëndë. I gjendur nën presionin e protestave që nisën që në qershor dhe që kulmuan me protestat e tetorit që janë miksuar edhe me luftë të mirëfilltë guerrilje, Rama ende nuk po kupton se njëlloj si në raportin e tij të pushtetit që e ushtron i vetëm, është i vetëm edhe në menaxhimin e krizës.

Ai nuk ka një parlament funksional ku të debatohet.

Nuk ka një opozitë të besueshme që të jetë pjesë e zgjidhjeve politike.

Nuk ka autoritete politike, të cilat të kenë mundësi të japin mesazhe të pranueshme nga shumica e popullsisë.

Nuk ka një shoqëri civile me kredo morale.

Dhe çfarë është më e rëndësishme, në këtë krizë shumështresore institucionale e socialiste, nuk ka as autoritete morale që të afrojnë formula kompromisi të besueshëm. Nuk ka shtresa sociale që ta shohin Ramën si faktor stabiliteti.

Për ironi të fatit, protestuesit kërkojnë simetrikisht burg edhe për kryeministrin, edhe për liderin e opozitës.

I vetëm përballë të gjithëve, Rama i mbushur vetëm me vetveten vazhdon të besojë sinqerisht se edhe në ato momente njerëzore, kur i duhet të shtrydhet në tualet, i afron ambientit shampanjë kur e shkund, depoziton diamantë e flori kur sekreton dhe le pas vetëm aromë parfumi kur del jashtë. I bindur se është viktimë e një aleance që përfshin komplotin ndërkombëtar, politikën zyrtare në Prishtinë, Rusinë, Iranin, antiTrumpistët, Antifa-n, krimin e organizuar, Rama shpreson ende se do ta shohin gjithashtu si viktimë të të suksesit të tij nga zilia e gjithë të tjerëve. Dhe shpreson të vazhdojë të bashkëndajë fatin e tij me dy liderë evropianë Macron e Meloni, vendet e të cilëve ndodhen në sulmin e Antifa-s.

-VI- Të varfërit e zemëruar

Krijimi i pabarazisë kriminale në shpërndarjen e të ardhurave që vijnë nga Shqipëria si pronë e përbashkët e shqiptarëve, mungesa e shpresës, emigracioni i pakontrolluar, tkurrja e popullsisë, rënimi i hierarkisë morale në shoqëri, pranimi i varfërisë si krimin e vetëm të pafalshëm në vend, shpallja e tij mbret i Republikës së ZeqiLandit, janë karburanti kryesor që ushqen zemëratën antiRama. Me njëqind euro nga emigracioni, një pensionist mund të blinte në 2022-shin mallra e shërbime në vlerën e 12 mijë lekëve, sot, për shkak të inflacionit e rritjes së cmimeve, ka në xhep vetëm tetë mijë lekë për të shpenzuar për të njëjtin qëllim. Një shtresë jashtëzakonisht vulnerabël si pensionistët, ju kërcënohet realisht mbijetesa me bukën e gojës dhe ilaçet e trupit, duke vuajtur edhe normën më të lartë të TVSH-së për mallrat e shportës në rajon.

Në harkun e 6-7 viteve të fundiit, cmimet e banesave për metër katror, janë rritur mesatarisht nga 95 deri në 115 për qind në Tiranë dhe 70 deri në 100 për qind në Durrës. Qeratë janë shtrenjtuar nga 80 deri në 100 për qind në Tiranë dhe 50 deri në 70 për qind në Durrës. Përballë tyre paga mesatare është rritur nga 75 në 80 për qind, rritje e cila konsumohet nga inflacioni e rritja e cmimeve. Dhe përtej shifrave mesatarizuese, të varfërit kanë një përgjigje: sot edhe me më shumë para në vlerë nominale, blejnë më pak shërbime se dje.

Turizmi i brohoritur si sukses, ka qenë totalisht i tillë vetëm orgjinë e shifrave dhe një grusht pronarësh, shpesh njerëz të botës së krimit e biznese kriminale të lidhura me to, por ka qenë qederi në një reaksion zinxhir që ka shtrenjtuar jetesën për shumicën dërmmuese të shoqërisë. Asaj pjese që i thuhet se kostoja e jetesës ka si zgjidhje ecjen nën hijen e rëndë të kullave të premtuara si zhvillim urban. Njëlloj si të tentosh të shërrosh lëngatën e një fytyre njerëzore me një operacion ngjyrash make up-i. Njëlloj si vizatosh me ngjyra gotën bosh dhe të pretendosh se është plot me qumësht. Me të njëjtin stil prej kryetari bashkie, pasion e mendësi, nga i cili Rama nuk është ndarë edhe kur duhej të qveriste vendin si kryeministër.

Dhe si të mos mjaftojnë të gjithë këto elementë, korrupsioni endemik i ekspozuar me portretet e njerëzve të tij më të afërt, tashmë i nxjerrë në vitrinë edhe nga hetimet e një tjetër qendre pushteti të cilin ai e ndikon, por nuk e kontrollon dot, si SPAK-u, e bëjnë edhe më të ngushtë dhomën ku ai në një anë nuk duhet të shtypet nga elefanti që ka futur brenda e në anën tjetër e pret përqafimi gjithmonë e më i egër i pushtetit të centralizuar.

-VII- Partnerët ndërkombëtarë, po partnerët ku janë?

Monopolizimi i politikës së jashtme nga një kryeministër fluturues dhe një sërë lëvizjesh të Ramës në politikën ndërkombëtare, kanë ndikimin e tyre në krijimin e stuhisë perfekte. Në 13 vite Rama ka dashur të marrë një rol të spikatur në politikën e jashtme. Duke shfrytëzuar karizmën e tij, lehtësinë e identifikimit për shkak të shtatit dhe formimit si artist e sportist, në kohën e “gallatës”, Rama ishte për një kohë të gjatë mysafiri perfekt në sallonet e politikës evropiane. Rama mundi si askush tjetër në Shqipëri përpara tij, të krijojë një rrjet miqësish edhe personale mes kolegëve të tij. Raporti i tij domethënës me Vuçiç, për shembull, kishte si produkt vetëm një shënim në kancelaritë evropiane e amerikane, të lodhura me sallatën ruse nga Ballkani: shqiptarët e serbët e duhur në pushtet, mund të paqtojnë gjithë rajonin!

Vetë Rama konsideronte kohë më parë se “…tani që jam rritur, të tjerët duan të bëjnë foto me mua”, duke vënë në dukje një rol domethënës për veten në politikën ndërkombëtare. Por njëlloj si të pasurit e vjetër që i shohin gjithmonë me përbuzje të pasurit e rinj, pesha e tij u ridimensionua fort, sidomos me shpërthimin e luftës Ukrainë – Rusi. Në kohë hallesh e dramash, barsaletat, batutat dhe gjestet teatrale nuk dëgjohen me të njëjtën ëndje. Përkundrazi, bëhen të bezdisura. Pesha e Ramës nisi të tkurrej në përpjestim me peshën tërësisht modeste të vendit që përfaqëson. Njëlloj siç ka ndodhur me të gjithë drejtuesit e tjerë të shtetit shqiptar, që kanë besuar se meritojnë të qeverisin shumë më shumë sesa 28 mijë kilometra katror shkëmb e dhe’ kokëfortë. Dhe shumë më shumë sesa disa milion shqiptarësh krenarë e ballkanas tipikë që janë si susta çeliku. Durojnë gjatë një këmbë që i shtyp nga sipër, por në momentin që këmba lëviz pak, kërcejnë përpjetë në çdo drejtim. Kështu ka ndodhur edhe me paraardhësit e tjerë, me shqiptarët e shumtë që kanë qeverisur vise të tëra shumëfish më të mëdha se Shqipëria nën flamurin e perandorisë osmane dhe nën hijen e Sulltanit të rradhës, por pa u kujtuar kurrë për këtë skaj të humbur të ish-perandorisë.

Teori konspirative, por që për momentin nuk mund të kenë konfirmim zyrtar, shënojnë gjithashtu edhe marrëdhënie të dobta me administratën e presidentit Trump. Tirana nuk ka asnjë kontakt me adminstratën republikane që po hyn në vitin e dytë të saj. I obsesionuar nga ideja që Trump duhet ta pranojë dhe bekojë, Rama ende tenton të shlyejë gafën e tij fatale për fyerjet që i bëri atij në CNN gjatë garës presidenciale në SHBA. Shumica dërmuese e gabimeve të Ramës brenda vendit, por dhe lëvizje në dukje të pakuptueshme në politikën e jashtme, kanë për shkak pikërisht këtë obsesion. Edhe projekti në Zvërnec dhe tentativat për t’ju afruar presidentit Trump nëpërmjet familjes, nga ku nisën edhe protestat, ishte gjithashtu një projekt i jashtëzakonshëm, por i helmuar nga politika. Historia me ish-drejtuesin e FBI-së ende nuk dihet se sa e ka pasur dhe mund të ketë faturën. E sigurt është që kjo është një faturë që ende nuk është paguar.

Me vendet e Evropës, kryesisht Britaninë e Madhe, Belgjikën e Hollandën dhe më pak Gjermaninë morale, është problemi i krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës. Vetëm nga Britania vlerësohet se paratë e drogës që mbërrijnë në Shqipëri janë të rendit disa miliardë paund në vit. Ish-perandoria, tashmë dhe një qendër financiare prej vitesh, e ka të pamundur të pranojë në heshtje lumin e para që dalin nga kufinjtë e saj për një pastrim të supozuar në kulla e luks në një vend të varfër si Shqipëria.

Turqia e ish-byrazerit të fortë Erdogan duket se është sedërlënduar nga ish-biri plangprishës. Identifikimi i Ramës me Bibin e Jeruzalemit dhe projekti për shtetin Bektashi në Tiranë, janë dy momentet që marrëdhëniet personale mes dy burrave të fortë nga Ballkani të prishen pikërisht për një arsye tipike ballkanase: Miku i armikut tim është armiku im!

Shërbimet e disa vendeve në Evropën Perëndimore, sistemi i tyre i drejtësisë dhe, edhe mediat e tyre, kanë filluar të kuptojnë rolin dhe peshën gjithmonë e më të fortë të krimit të organizuar shqiptar. Dhe sidomos ndikimin e tij domethënës në trafikun e drogave, që nis që nga vendet e origjinës dhe përfundon në Shqipërinë e kullave, për t’u pastruar dhe magazinuar për t’u rishpërndarë sërish në Evropë.

Nuk përfundon këtu. Raportime jo vetëm vendase, por edhe nga ana tjetër e Atlantikut përmendin Antifa-n si armik të Ramës në këto momente dhe shënojnë dyshime serioze për ndërhyrje nga vende jo miqësore me Shqipërinë, kryesisht Irani e Rusia.

Një bërthamë e egër, me siguri produkt i Antifa-s, si e dalë nga hiçi, dogji me zjarr Tiranën duke e bërë romantik kujtimin e Flamingove në shesh që pastronin bulevardin nga mbeturinat mbasi kërkonin burg për Ramën dhe Berishën.

Me një allternativë tradicionale që është totalisht e kërrusur qoftë nga pesha e të shkuarës, qoftë nga të qenit kaq të gjatë në opozitë dhe sherret e brendshme, me mungesën e një alternative të re, duket se mjetet locale nuk mjaftojnë për ta nxjerrë Ramën nga zyra. Me gjasë dhe kjo pritet të verifikohet, nuk do të ketë një ndërhyrje direkte ndërkombëtarësh në zgjidhjen e krizës. Së paku jo në një të ardhme të afërt të parashikuar. Vështirë të pritet deri në fund të vjeshtës një mision paqtimi i tipit OOSBE, as nga SHBA-ja e as nga BE-ja, cka do ta bëjë ankthin në Tiranën e paaftë të vetëqeveriet edhe më të thellë.

Përgjigja e Ramës është propaganda dhe mbështetja e policisë. Duke krijuar një paralele mes garantimit të rendit dhe pushtetit të tij. I obsesionuar mbas estetikës dhe urryes i kritikës Rama ende nuk i ka hyrë thelbit të shkaqeve që kanë ndezur këtë zemëratë kundër tij dhe gjithë klasës politike në vend. Ai është ende i bindur se komplotin e mban në këmbë konspiracioni i përbashkët mes opozitës dhe krimit nga brenda dhe nga “mercenarë” iranianë a rusë me pasaporta shqiptare nga jashtë. Masat që merr janë në kufinj të zbatimit formal të ligjit. Në vend të reagimit politik gjithmonë e më të kufizuar për manovrim, ai jep përgjigje policore duke e barazuar fatin e tij politik me garantimin e stabilittit të vendit. Dhe tenton të spostojë mërinë tek administrata e tij e lartë. Kërkon dorëheqjen e gjithë hierarkisë së drejtorëve të rëndësishëm në vend, të cilët, në mos me bekimin e tij, nën indiferencën e tij, kanë vite që kanë shpallur një qeverisje tjetër paralele në Tiranë. Të pavotuar, por me shumë pushtet: Republikën e Drejtorëve ku ata sillen si kryeministra.

Ende asnjë reflektim politik. Njëlloj si në kohën kur Flamingot vizatuan portretin ndryshe të shoqërisë dhe që ai ju përgjigj duke i vënë përballë pasqyrën e tij. Kërkesës së tij për dialog nuk po i gjendet partner, ndaj Rama po vazhdon me të njëjtin stil komunikimi me monolog.

Jetëgjatësia në pushtet, ushtrimi i pushtetit si një trill i humorit vetjak, e kanë bërë Ramën të besojë në njehsimin e tij me shtetin dhe stabilitetin. Dhe ta lidhë dhe sinqerisht ikjen e tij që i kërkojnë protestuesit, me cënimin e shtetit dhe stabilitetit. Refuzimi I tij për një pprojekt politik si përgjigje për krizën, ka edhe këtë vektor.

Qeverisja e Ramës ka garantuar stabilitet, por ka cënuar standartet demokratike. Enigma e të nesërmes së tij kalon pikërisht nga ky raport: me stabilitet të cënuar, nuk mund të bëhet fare fjalë për standarte demokratike. E po kështu, kalon edhe nga raporti i numrave në parlament, që janë një realitet që nuk mohohet dot.

Mjetet policore janë shumë të papërshtatshme për të mbajtur epruvetën e brishtë të këtij pushteti, të sulmuar me urrjejtje, sidomos kur shfaqet nga ajo shtresë e shoqërisë që kryeministri nuk e njeh pothuaj fare dhe tek të cilët ka humbur sharmin e dikurshëm: gjenerata Z, e cila tashmë po e sheh atë jo si zgjidhës të problemeve, por si problem për t’u zgjidhur. Janë fiks bijtë e ish-studentëve të tij që ai vetë në Dhjetorin e largët 90-të i frymëzonte me rebelimin e tij.

-VIII- Trajektorja e fatit si kapriçio apo domosdoshmëri

Eshtë shumë e vështirë të vlerësohet nëse Rama është vërtet në epilogun e pushtetit të tij, por tjetër gjë është të qëndrosh në zyrë dhe tjetër gjë është që të qeverisësh. Flakët mund të shuhen, vitrinat e bizneseve, bankat, semaforët, koshat e mbeturinave mund të riparohen lehtësisht. Por administrimi i kësaj urrejtjeje që ka shpërthyer në rrugë është e pamundur të ripaketohet me empati dhe të rikthehet qetësisht në shtëpi.

Magjia me të cilën Rama bindte dikur miq dhe armiq se ai ishte krejt i ndryshëm në politikë, tashmë ka rënë. Ai u soll në formë si evropian dhe me Evropë në gojë, i bindur se ishte misionari që një fat i madh ja fali Shqipërisë, Në 13 vjet Rama ishte i gatshëm ta përdorë shoqërinë dhe Shqipërinë si bojra dhe telajo për vizionin e tij estetik, por po konsumon mandatin e katërt si ballkanas tipik që si qamet të vetëm nga perëndia, sheh vetëm largimin e tij nga zyra. Pa mundur të kuptojë se në këtë botë, e vetmja gjë e përjetshme, është të qenit të përkohshëm!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • Skypion says:
    October 25, 2026 at 10:23 pm

    E paske qendisur
    Bravo

    Reply
    • Ksenofon Sulejmani 🤣 says:
      October 26, 2026 at 11:57 am

      Ene u jom i t’njojtit menim se lo-renci e ka “qa” (me a dhe jo me i, okay?) muhabetin…

      Pse do thon kapterrat e forumit?

      Qe baba…

      ***

      Eseja e Lorenc Vangjelit e paraqet Edi Ramën si figurën më dominuese të politikës shqiptare të viteve të fundit, por edhe si politikanin që e ka bërë pushtetin një sistem personal, gjithnjë e më pak të varur nga institucionet dhe gjithnjë e më shumë nga vullneti i tij. Në këtë lexim, ngjitja e Ramës nuk është thjesht historia e një karriere të suksesshme politike, por edhe historia e një përqendrimi të gjatë dhe të pandërprerë të autoritetit, ku partia, qeveria, administrata dhe komunikimi publik janë rrotulluar në mënyrë progresive rreth një qendre të vetme vendimmarrjeje.

      Ajo që e bën këtë trajektore veçanërisht problematike është mënyra se si suksesi politik është shoqëruar me një çmim të lartë institucional dhe moral. Teksti sugjeron se Rama ka ditur të shfrytëzojë dobësinë e kundërshtarëve, fragmentimin e opozitës dhe boshllëqet e sistemit, por njëkohësisht ka ndërtuar një model qeverisjeje që e ka ngushtuar hapësirën për debat, për kontroll dhe për korrigjim. Sa më shumë është rritur fuqia e tij, aq më shumë është tkurrur autonomia e institucioneve që, në një demokraci funksionale, duhet ta kufizojnë pushtetin, jo ta pasqyrojnë atë.

      Në këtë kuptim, eseja nuk e trajton Ramën vetëm si një lider të gjatë në detyrë, por si simbolin e një politike që e ka pranuar me lehtësi personalizimin e pushtetit. Ai del si njeri që e ka kuptuar shumë herët se në Shqipëri nuk mjafton të fitosh zgjedhjet; duhet të kontrollosh edhe partinë, edhe hierarkinë, edhe gjuhën me të cilën shpjegohet pushteti. Dhe pikërisht këtu fillon problemi më i madh: kur një politikan bëhet aq i fortë sa ta ngatërrojë veten me shtetin, çdo kritikë ndaj tij paraqitet si kërcënim për stabilitetin, ndërsa çdo kërkesë për balancë trajtohet si pengesë.

      Kjo e bën figurën e Ramës më të vështirë për t’u parë me sy admirimi të thjeshtë. Ai nuk është vetëm një politikan i zoti në manovrim, por edhe një lider që ka ndërtuar një model pushteti të mbështetur te centralizimi, te kontrolli i brendshëm dhe te përdorimi i administratës si instrument besnikërie. Në vend që të ndërtonte një sistem që e tejkalon individin, ai duket se ka ndërtuar një sistem që varet prej tij. Dhe në politikë, kjo është një arritje e rrezikshme: mund të prodhojë fuqi në afat të shkurtër, por e dobëson vetë shtetin në afat të gjatë.

      Në një plan më të gjerë, eseja ngre një pyetje që shkon përtej Ramës: çfarë ndodh me një shoqëri kur për shumë vite e pranon pa shumë rezistencë idenë se një njeri i vetëm mund të jetë njëkohësisht qendra e politikës, e administratës dhe e shpresës publike? Përgjigjja që lë të kuptohet teksti është e qartë: në fillim duket si efikasitet, pastaj si stabilitet, dhe në fund si lodhje, pakënaqësi dhe krizë besimi. Prandaj, ky nuk është vetëm një portret i Ramës, por edhe një paralajmërim për çmimin e gjatë të pushtetit të përqendruar.

      Nëse do, mund ta bëj tani edhe një version edhe më të fortë stilistikisht, si tekst editorial për gazetë, me më shumë ritëm dhe goditje.

      Reply
    • Sulejman Palla 🤣 says:
      October 26, 2026 at 12:13 pm

      Versioni tjetër, me stil tipik editorial

      Eseja e Lorenc Vangjelit e vendos Edi Ramën në qendër të një pushteti që, me kalimin e viteve, është bërë gjithnjë e më personal, më i mbyllur dhe më i rëndë për vetë sistemin që pretendon të drejtojë. Në këtë rrëfim, Rama nuk del vetëm si kryeministër i gjatë në detyrë, por si njeriu që e ka kthyer politikën në një mekanizëm rreth vetes: partia, qeveria, administrata dhe fjala publike janë ngadalë-ngadalë vënë në orbitën e një vullneti të vetëm. Dhe kur politika fillon të sillet vetëm rreth një njeriu, institucioni fillon të humbasë frymën.

      Ajo që e bën këtë trajektore të rëndë nuk është vetëm gjatësia e pushtetit, por mënyra se si ky pushtet është ushtruar. Eseja lë të kuptohet se Rama nuk është ngjitur thjesht duke fituar zgjedhje, por duke shfrytëzuar dobësitë e kundërshtarëve, fragmentimin e sistemit dhe mungesën e kundërpeshave serioze. Ai ka ditur të projektojë forcë, modernitet dhe kontroll. Por nën këtë fasadë ka mbetur një pyetje që rri pezull: çfarë ndodh me demokracinë kur një lider fillon ta ngatërrojë veten me shtetin?

      Pikërisht këtu qëndron edhe nervi kritik i tekstit. Sepse Rama paraqitet jo vetëm si politikan i zoti në manovrim, por edhe si simbol i një mënyre qeverisjeje që e ngushton hapësirën e lirisë politike, e dobëson debatin dhe e zëvendëson balancën me bindjen. Në vend të një sistemi që e kufizon pushtetin, ai ka ndërtuar një sistem që e pasqyron atë. Në vend të një shteti që i mbijeton liderit, kemi një shtet që duket sikur matet me hijen e tij.

      Kjo e bën figurën e Ramës më komplekse, por edhe më problematike. Ai nuk është thjesht produkt i një epoke politike; ai është bërë vetë epoka. Dhe kur një lider arrin këtë pikë, suksesi i tij fillon të ketë një shije të dyfishtë: nga njëra anë tregon aftësi dhe dominim, nga ana tjetër zbulon sa e brishtë bëhet një rend politik kur identifikohet kaq fort me një person të vetëm. Në fillim kjo duket si forcë. Më pas shndërrohet në lodhje. Dhe në fund, në barrë.

      Prandaj, kjo ese lexohet jo vetëm si portret i Ramës, por si një kujtesë e pakëndshme për çmimin e pushtetit të përqendruar. Sepse sa më gjatë të mbahet një vend nën një qendër të vetme graviteti, aq më shumë shtohet rreziku që politika të humbasë ekuilibrin, dhe bashkë me të, edhe besimin e publikut. Në fund, pyetja nuk është më sa i fortë është lideri. Pyetja është sa gjatë mund të mbijetojë një sistem kur forca e tij mbështetet thuajse krejt te një njeri i vetëm.

      Reply
  • demo says:
    October 26, 2026 at 5:03 am

    Nuk kam durim te lexoj romane,por ato paragrafet e para.Edi Rama nuk ka qene Figure qendrore e revoltes studentore te 90.Ka frymezuar linjen e atij djalit te mikrofonit:Duam te hame,te pime,te qi,,me.Nxorri neper mure fotografite e Beatles 20 vjet pas shperndarjes.Frymezoi ca vajza konviktore,qe therrisnin nga dritaret e konvikteve:Duam liri sexi.
    Figura qendrore te Profesoratit qe frymezuan Revolten Studentore ishin Gramoz Pashko,Arben Demeti,Arben Imami etj.
    U Alarmua pas pilafit,pasi ishte formuar PD dhe s`po gjente vendin qe pretendonte ne UDHEHEQJE,Mblodhi ca te rreshqitur nga trute e kokes me KARTELE,si Kasem Trerbeshinen,Ardjan Klosin,vuri dy tavolina para shkalleve te Institutit dhe filloi te therrase :Te vrasim gjithe komunistet!.Te vrasim Ramiz Aline dhe Kristaq Ramen,qe me derguan ne Korfuz,kur e dinin qe do formohej Partia Demokratike pa MUA.

    Reply
  • Ed romi rebel? Hapu dhe... says:
    October 26, 2026 at 7:22 am

    Kur ne rinia dilnim mbrëmjeve rreth e qark shatrivanit dhe përballë hotel dajtit e thurrnim plane për protesta snobisti Ed palluqja i binte maces me lugë, e kishte medjen ke buka e lepurushit. Pyesni gaztorin Ilir Demaliaj se dhe ai çoku na qasej tek-tuk ke holli dhe restoranti i 15katshit i bashkë me Ben Hajron, burrin e Marcela belës. Hajt, hajt, se kohë shkon por ngjarjet s’harrohen

    Reply
  • ¿? says:
    October 26, 2026 at 12:03 pm

    Shume gjate i ke rene dhe ate qe eshte e rendesishme nuk e ke thene. Hyrja e Edvin Potures ne politike nuk eshte “rastesi fatlume” si e quan ti, eshte plani i miremenduar i atyre ustallareve qe ia levizin telat edhe sot e kesaj dite ketij gjytyrymi qe ishte ashtu si ua donte puna atyre ustallareve, qe i dhane edhe grua, edhe ia mbarsen, apo ia blene djalken me gjyslycka dhe i thane, saken se i ve dore kesaj buces si i rrihje te tjerat se ta heqim lodren e pushtetit. Po si cdo gjeje edhe ketij po i vjen fundi, mbase me ngadale nga c’duhet t’i kishte erdhur, por teke e fundit, fundi vjen edhe keta palluqet e perkedhelur te ustallareve qe levizin tela.

    Reply
  • anti25642654censurë says:
    October 26, 2026 at 12:22 pm

    Lorenc,ndryshe nga “ismet bellova”,komentator futbolli,ti je bërë dhe “paskal milo”,historian,por(ndoshta më ka shpëtuar)nuk shoh asnjë gjë të veçantë në këtë shkrim tëndin!!nuk jam si demiri që nuk lexon romane,por prapë ti nuk jep asnjë përshkrim,asnjë thellim në tërë këtë rrëmujë,të njohur prej shumë vitesh,sa herë sali çmënduria ka qënë në opozitë!!prek një nga shkaqet e problemeve të shqipërisë,por lë,ndoshta qëllimisht,ndoshta për mungesë thellimi,a intelekti,mënjanë tërë atë shkatërrim të bërë nga persona që ti nuk i përmënd!!që naltgjatësia e tij ja ka bërë shurrën që 16 vjet më parë!?të paktën e kam thënë unë(dhe shumë të tjerë)por kjo që po bëhet është një mut aq i madh sa nuk mund të pastrojë shurrën e naltgjatësisë së tij gjigantit të surrelit e më parë të tironës!!edhe në periudhën më të keqe ’97ën populli dhe anti berishjanët nuk krijuan trazira!!ishte shumë paqësore në krahasim me kohën!!edhe sot nëse duam të ndryshojmë diçka ose gjithçka,si ti e thano,e tos tarifa,duhet të viheni kundër shkatërrimeve!!pastaj ka kohë për tu vënë kurndër gjigantit me brekushe!!deri dje ishit ju që e mbrojtët,që bët gjithçka për ta mbështetur,përfshi dhe këtë gazetë e këtë redaktor!ishit ju që nuk na lejonit kritikat që i bënim në fillimet e pushtetit të tij!!prandaj mo u bëni më katolik se papa,se do na riktheni për së treti kërmën e viçidollit!!Lorenc,e di që je shqipo dhe se ke problem të vrasësh djalin që të mbetet pa burrë nusja,por mos harro se në fund të fundit dhe ti ke për ta ngrënë në atë vënd,ku ndoshta stë pëlqen!!nëse “lëvizja studentore”nuk është në gjëndje të ndajë shapin nga sheqeri,nëse shoqëria civile nuk është në gjëndje të nxjerrë një grup,jo një njeri(boll me diktatorë) është më mirë të kollandrisemi me këtë idiot frikacak mëndjemadh që kemi sesa me një diktaor islamik kosove a me fondamentalistë tetove!!po lë mënjanë debilat që jetojnë me facebook në perëndim dhe ndjekin vetëm tik tokun!!

    Reply
    • ¿? says:
      October 26, 2026 at 4:26 pm

      Edhe ti Anti-numra-censure beke pjese te ata qe nga frika e Saliut mund te duroke kete “idiot frikacakun mendjemadh” dmth kete “gayn skizofren”? Qe Saliu ishte nje fatkeqesi per kete perzjerje individesh qe quhet “kombi shqiptar” kjo nuk vihet ne dyshim, po nese Saliu ishte cmendina me drejtor nje gjoja doktor, ky eshte cmendina me drejtor te cmendurin me te pasherueshem. E kam fjalen qe ngado qe ta kethesh, pavaresisht nga drejtori cmendina Shqiperi ka mbetur cmendine dhe zor se do te pushoje se qeni cmendine.

      Reply
      • anti25642654censurë says:
        October 27, 2026 at 9:35 am

        sot saliu është rreziku më i vogël!!një herë e tretë,sjellje në pushtet,do ishte vërtetim i thënjes “na pëlqen të nai shkërdhejë me rrënjë e degë”!!herën e parë ishte faji i tij,të dytën toni,të tretën na pëlqen dajaku!!saliun e kemi parë që nuk ka takat që pas 13ës!e ka provuar dhjetra herë por nuk ka mbajtur!sot ky lloj rrebelimi është shumë i specifikuar shumë drejtuar!të duket sikur po bëhet nga një dorë e stërvitur!!duke parë elementët që janë përfshirë!?saliu më duket “më i pafajshmi”!!e vërtetë që saliu “ishte nje fatkeqesi per kete perzjerje individesh qe quhet “kombi shqiptar”,por mos harro seeee,nuk do të thotë se ishte “fundi”!mendimi tim është se kjo që po pregatitet,kjo që po vepron,jo studentët,por ata që janë futur tek studentët,janë një,minimumi,nivel më poshtë se fatkeqsia sali!!këtë më thotë “stomaku” dhe faktet shumë të rralla dhe pothuajse të padukshme që po shoh këto ditë!!nuk e di sa shkon kujtesa tënde,por mua më kujtohet një shkrim i presor tosit në mbrojtje të erdoganit”europa nuk bën dot pa turqinë”(pak a shumë)ishte aq i ndyrë sa më nxit idenë se tërë këto shkrime të tos tarifës,janë të nxitura na sulltan salepi i turqisë!ndërhyrja me forcë e klerit islam të maqedonisë,ajo e islamistit që maskohet si neomarksist albinit flokzi,më vënë në dyshim jo vetëm demokracinë që nuk e kemi pasur asnjëherë,por dhe laicitetin e sforcuar që kemi trashëguar nga kohërat në shqipëri!!faji nuk është as i saliut as i edvinit!faji është toni!në radhë të parë,ne i ndërrojmë me njëri tjetrin,sa herë harrojmë dajakun e paraardhësit!!nuk di moshën tënde,por provo njëherë të kujtosh historinë e 100 vjetëve të fundit!!ahmetin e zëvëndësuam me enverin,sepse mbanim mënd shkelmat e tij!kur shkelmat e enverit ishin reale dhe ato të ahmetit filluan të harroheshin,kërkuam ahmetin!e njëjta me enver e sali,e njëjta me sali e rami!!për sa kohë nuk do themi”saliun nuk e dua më se më ka shkepur me shkelma(pas ’97,ai nuk kishte asnjë shkak të jetonte i lirë deri në ditën e fundit të jetës së tij),fatosin nuk e dua për të njëjtën arsye,e kështu me rradhë deri tek ky i sotmi!nëse nuk i ricikojmë sikur të ishin deokratë perëndimorë(edhe atje nuk ka riciklim pavarsisht se nuk japin shkelma),për aq kohë nuk është faji i tyre!përsa kohë ne mbajmë gjallë partitë private të “war lord-ve”tanë,me ndihmën e tarifave, vangjelëve, thanove, kimëve me vezë të prishura turke,e të bazeve,për aq kohë do hamë mutin tonë!!kam qënë një nga të parët që e kam kundështuar këtë diktatoruc që pa fituar zgjedhje,pavarsisht se i dhash votën për të fituar kundër çmëndinës,por prapë nuk dua të risjell një sociopat që nuk e ka problem të vrasë dhe kur nuk ka pushtet,e aq më keq nuk kam ndërmënd të sjell në pushtet islamistë turq!!loja e fjalëve që bën me të çmëndurit dhe çmendinën është e dobët dhe e pavlerë!!kemi fatin që kemi një diktator frikacak,ta heqim si duhet dhe jo të vendosim një më të keq,i ricikluar a i importuar nuk ka rëndësi!!

        Reply
        • ¿? says:
          October 27, 2026 at 12:12 pm

          Po tamam aty eshte puna o Anti, une, ti, ai, ajo s’kemi c’bejme vec te pjerdhim ketu ne forum. Une kam ate moshe qe shqelmat e Zogollit nuk i kam provuar, i kam me te degjuar. Ato te Enverit e te ketyre psikopateve qe erdhen me pas i kam te fresketa e nuk i harroj, e as nuk i fal. Puna eshte se si te thashe, une, ti, ai , ajo s’kemi c’bejme sepse jemi pjese e konglomeratit te ashtuquajtu “kombi shqiptar”, qe si i tille, pra si komb, me eshte mbushur mendja qe jemi kombi me idiot i Europes po se po, po me duket se edhe me tutje po te shkosh nuk gjen popull me koqe. Islamisteve turq nuk kemi c’u bejme se ky ciflig me emrin Shqiperi edhe kur u shpall “më vete” u shpall nga nje bej turk vetem e vetem qe te kishte sarajin e vet ku te pirdhte si te donte. Shnet Anti e mos u bej merak, cdo gjeje ne kete bote i vjen fundi, pastaj a per mire a per keq eshte si puna e lekut a bie koke a bie pile.

          Reply
          • anti25642654censurë says:
            October 28, 2026 at 8:45 am

            gjithçka tëndja është përmbledhur,ose rrotullohet tek ” une, ti, ai, ajo s’kemi c’bejme vec te pjerdhim ketu ne forum.”. po ta marrësh një për një,ke të drejtë,por po ta marrim në shumicë,në të përgjithshmen!?e ke gabim!!sot flitet shumë për “bot”,kontofallco që shërbejnë për të influencuar në një drejtim të caktuar!!ndryshe nga ne të dy “pordhë forumi”,këta janë jo vetëm pordhë por dhe fallco!!këta bot-ë bëjnë ndryshimin në shumë raste!e bëjnë ndryshimin sepse njerzit,shumica, ndjekin rrjedhën!ndjekin shumicën dhe jo të mendojnë thellë,të vendosin pikpyetje për çdo njgarje,fakt a veprim!!ne të dy dhe shumë të tjerë,sakt a gabim bëjmë diçka!në radhë të parë japim mendimin tonë, pozitiv a negativ,i vlefshëm a i pavlefshëm,me mirsjellje a jo,por në fund të fundit,në radhë të parë nxjerrim nga barku atë që mendojmë, në radhë të dytë përpiqemi që të gjejmë sivëllezërit tanë dhe të kundërshotojmë mendimet që nuk ma mbushin mëndjen!!për medimin tim,unë bëj atë që kam mundësi të bëj sot për sot!!sa ja dal!?nuk mund ta llogaris,as ta di,por nesër,nuk mund të them se nuk lëviza bythën kur ndodhi kjo apo ajo ngjarje!!nëse ke lexuar më parë kur kam thënë “unë e kam kritikuar palloshin që nga krokodili i ’10ës”!kjo do të thotë se,pavarsisht se kanë qënë “pordhë forumi”,unë e kam bërë timen!që ka qënë e ndryshme nga thano,vangjeli e tos tarifa!ata e kanë mbështetur me propagandë dje dhe po përpiqen ta kundërshtojnë po me të njëjtën propagandë sot!!propaganda e tyre është shumë më e fuqishme se mendimi tim kritik!?asqë diskutohet!ata janë më të penës,kanë kohë të shkruajnë e rishkruajnë propagandën e tyre,bile dhe të paguhen majm për të!unë,ndoshta dhe ti,shkuajmë falas,mendojmë në moment ato që shkruajmë,dhe më pas!?kalojmë në vazhdim!!nëse seicili nga ne bën “pordhën e tij” në të mirë të vëndit(unë mendoj se po e bëj),do të ishte ndryshe!indiferenca është armiku më i madh i njeriut!përfytyro një person duke u mbytur(ka dhe shumë situata të tjera),mund ti japësh një dorë,por në të njëjtën kohë nuk vepron,qëndron indiferent!ndrysho pikvështrimin e përfytyrimit,ti je duke u mbytur,një person nuk të jep dorën sepse nuk del dot nga indiferenca e tij!!duke e vendsur veten në të dy rastet,ma merr mëndja se nuk do thoshe ” une, ti, ai, ajo s’kemi c’bejme vec te pjerdhim ketu ne forum.”!të paktën unë nuk e mendoj e aq më pak ta them!!”Shnet Anti e mos u bej merak, cdo gjeje ne kete bote i vjen fundi”është e sigurtë si djelli që lind çdo ditë në atë pjesën tonë!!së pari i sigurtë është fundi ynë,timi e tëndi!!kemi lindur,kemi dëgjuar për ahmetin,e kemi jetuar gjithë ata pas tij,e do vdesim atë ditë(natë) që do jetë e fundit!nëse nuk vendosim ne për ditën!!kështu është dhe për ato që po përpiqemi ti ndërrojmë,që po pësojmë çdo ditë!nëse e lëmë në dorë të dikujt tjetër!?ata do vednosin ditën tonë!!sot dikush po përpiqet të bëjë atë që unë nuk e dua!!prandaj nuk mund të rri pa dhënë mendimin tim!!vlen më shumë a më pak se një bot rus a iranian!?nuk e di,por po vazhdoj,për të mos thënë se jam dorzuar!!

          • ¿? says:
            October 28, 2026 at 12:08 pm

            Kot me vazhdu se e shof qe une i bie gozhdes, ti patkoit. Shnet e sukserse ne betejat qe na presin o Anti-Numra-Censure.

          • anti25642654censurë says:
            October 28, 2026 at 3:49 pm

            ke plotësiht të drejtë!na mungon gomari për ta mbathur!!

          • ¿? says:
            October 29, 2026 at 12:26 pm

            E ke gabim, gomere ka aq shume sa sado te mundohemi ne nuk i mbathim dot te gjithe, se mbarohen gozhdet dhe patkonjte, prandaj edhe une thash e leme kete muhabet po ti gjithmone e keqkupton ate qe them une prandaj shkove nga infinit gomere ne zero gomere.

    • E l'shoi dhe fëndiksi fjalën që fënd says:
      October 26, 2026 at 8:20 pm

      Mirë se u ktheve në forumin e vetëm ku debatohet me pak nivel, pavarësisht se shumë nga komentuesit e hershëm janë larguar për shkaqe moshe a tjetër gjë. Ke temëdhjera ku po kollondriseshe kohët e fundit nuk komentohet më, se e kanë zaptuar kulish’t e kumllave, zanat i vetëm i të cilëve është mbajtja erë e asaj se çfarë jashtëqit mjerani I çobanit mnjes për mnjes. Ey were and always will be warmly welcome on board.

      Reply
  • Nje socialist i zhgynjyer says:
    October 26, 2026 at 5:12 pm

    Nuk qenka dhe aq psikopat Rama, sic duan ta quajne. Se ne fund te fundit te dish te manovrosh, te anatemosh, te perbaltesh kundershtaret , te mashtrosh popullin e te fitosh pushtet me dinakeri, eshte dhe zgjuarsi qe nuk i ben kushdo. Socialistet e vertetet qe e votuan per kryetar partie i besuan diskursit te tij mashtrues dhe megalloman. Tani Rama i ka vene ne rresht veteranet socialiste si Bracja, Spiropali,Xhafa, qe hiqen si socialiste te vjeter, por qe perpara tij u shpon shurra…Nuk ka me turp 82 deputetet, qe hiqen si intelektuale e perfaqesues te popullit, kane rene ne gjune dhe i lepijne…. Rames….

    Reply
    • ¿? says:
      October 28, 2026 at 3:29 pm

      Pikerisht se eshte psikopat ka qene i zoti t’i beje te gjitha keto. Psikopat nuk dmth budalla, psikopati ose sociopati eshte i zhveshur nga cdo ndjenje normale njerezore, ai nuk njeh as simpatine, as empatine. Sipas shkences moderne jane te shumte psikopatet qe pikerisht ne saje te ketyre “vetive” çajne perpara pa çare bythen se i lendojne te tjeret dhe fitojne pushtet politik. Historia njeh shume e shume raste te tilla. Edvin Kristaq Rama eshte shembull tipik i psikopatit qe, ne saje te psikopatise se vet ka fituar pushtet dhe vazhdo ta mbaje ate.
      >
      Shqiperia njeh te pakten edhe dy raste te tjera te ngjashme, Enver Hoxhen dhe Sali Berishen.

      Reply
  • Pal says:
    October 26, 2026 at 10:04 pm

    Po as 01 % e studenteve nuk janë në protest e ju thoni protesta studentore

    Reply
  • E says:
    October 29, 2026 at 6:34 am

    Rama nuk bie pse jane rreth 5000 persona ne bulevard. Erdhi si erdhi ne krye rendesi ka qe po rri gjate dhe me mbeshtetje popullore. Te ishte shumica e Shqiptareve e pa kenaqur me Ramen do behej si ne 90.Te udheheqesh Shqiptaret te molepsur nga fisi e dhuna e xhaxhit do byth. Nuk jane bijte e atyre te 90 qe kane dale ne rruge por jane ata qe zbriten ne 90 e mbyten Tiranen. Toka e zanun po lufton per karrigen e zanun. Por jetojme ne 26 , zgjedhjet jane rruga e jo dhuna.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shenja në qafë, plagë në shpatull dhe fytyrë, BBC publikon ekspertizën private: E mbytën nga pas, Epstein nuk kreu vetëvrasje
  • “Siguroni ujë, ushqim dhe ilaçe për 72 orë”! Pse ky urdhër, për çfarë duhet të jemi të përgatitur
  • Ndërron jetë papritur vëllai i ish-deputetit
  • E RËNDË: Përplaset me fadromën në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën kreu i Antikrimit të Vlorës
  • Dy dokumenta arkivore që tregojnë se babai i Pavarësisë nuk ishte një aktor naiv

Komentet e Fundit

  1. Kiri on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  2. anti25642654censurë on Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)
  3. anti25642654censurë on Diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. ANA on VIDEO: Një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Forumin e Zgjerimit të BE
  5. Nje mik qe te do te miren on Peshku në det, tigani në zjarr

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?