Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pragu i varfërisë për person është dyfishuar gjashtë vitet e fundit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Pragu i varfërisë për person është dyfishuar gjashtë vitet e fundit
AnalizaEkonomi

Pragu i varfërisë për person është dyfishuar gjashtë vitet e fundit

Published: October 21, 2026
Shpërndaje

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vitet e fundit, duke arritur në rreth 29 mijë lekë (315 euro) në muaj për një person në vitin 2025.

Por, ndërsa pragu i të ardhurave që e klasifikon një individ në rrezik varfërie është rritur me ritme të shpejta, pensionet dhe pagesat e ndihmës ekonomike mbeten shumë më poshtë këtij niveli.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një familje me një person arriti në 349,565 lekë  në vitin 2025, ose 29,130 lekë në muaj, nga 14,232 lekë në muaj në vitin 2019.

- Publicitet -

Në gjashtë vjet, ky prag është rritur me 104.7%, ose rreth 15 mijë lekë në muaj. Rritja është përshpejtuar sidomos pas vitit 2022, kur kufiri i varfërisë ishte rreth 18,800 lekë në muaj, ndërsa në vitin 2024 kishte arritur në 27 mijë lekë.

Por pjesa më shqetësuese e të dhënave lidhet me hendekun e madh mes këtij kufiri dhe të ardhurave që sigurojnë kategoritë më vulnerabël të shoqërisë, veçanërisht pensionistët dhe familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike.

Sipas të dhënave të institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2025, pensioni mesatar mujor i pleqërisë në qytet ishte rreth 20,100 lekë, ose rreth 9 mijë lekë më pak se kufiri mujor i rrezikut të varfërisë. Në zonat rurale, ku pensioni mesatar ishte rreth 12,300 lekë në muaj, diferenca arrinte në afro 16,800 lekë.

Në pensionist që jeton i vetëm dhe ka si burim të vetëm të ardhurash pensionin mesatar, rezulton nën kufirin e rrezikut për të qenë i varfër, si në qytet, ashtu edhe në fshat.

Situata është edhe më e vështirë për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike. Sipas të dhënave të INSTAT, pagesa mesatare mujore për familjet përfituese ishte rreth 7,253 lekë në vitin 2025, shumë më poshtë se pragu prej 29,130 lekësh, i cili vlen vetëm për një person.

Për familjet me disa anëtarë, kufiri i rrezikut të varfërisë është edhe më i lartë, çka e thellon më tej diferencën me pagesat e mbështetjes sociale.

Rritja e kufirit të nxjerr në pah distancën e madhe mes standardit relativ të jetesës dhe përfitimeve që ofrojnë skemat sociale.

Sipas metodologjisë së INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përcaktohet në masën 60% të medianës së të ardhurave të disponueshme të ekuivalentuara dhe është një tregues relativ që identifikon individët me të ardhura ndjeshëm më të ulëta se pjesa tjetër e popullsisë.

Në vitin 2025, shkalla e rrezikut për të qenë i varfër ishte 19%, nga 19.2% një vit më parë. Treguesi mbeti pothuajse në vend-numëro.

Teksa shihet se pensionet dhe ndihma ekonomike vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme për ta kaluar kufirin statistikor të varfërisë, në rastet kur përbëjnë burimin e vetëm të të ardhurave.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Nje shqiptar says:
    October 21, 2026 at 8:21 am

    Po un qe bashke me gruan marrim gjithsej te dy 270 €, ku futemi ?

    Reply
  • 1 says:
    October 21, 2026 at 8:23 am

    Sot lexova nje cmenduri qe e kishte postuar njeri.GRAMOZ RUCI mer si pension nje page 6.2 milion leke.Po qe se kjo eshte e vertete, atehere Edi RAMA duhet hequr zvare neper bulevard.Une mesues me 42 vjet pune ,me arsim te larte dola me 240000 leke pension DMTH ky mer pension me shume se une 26 here.Me duket cmenduri.A ka njeri qe mund te me sqaroje?Thjesht per te shuar kureshtjen

    Reply
    • Hallexhiu says:
      October 27, 2026 at 8:46 pm

      Ka qene deputet prandaj e ka pensionin 6.2 m leke.
      Deputetet kane status te vecante vetem se marin pjese te enjten ne seance plenare

      Reply
  • Nje shqiptar says:
    October 21, 2026 at 8:38 am

    Jam Doktor Shkencash, ne matematike qe nga viti 1983 dhe marr pension 310 euro ne muaj, pra jam me poshte se pragu i varferise. Faleminderit.

    Reply
  • nje qytetar says:
    October 21, 2026 at 10:23 am

    Para 5 muajsh (Maj) nena u nda nga jeta e akome ai shperblimi ne rast fatkeqsish familjare qe eshte e drejte ligjore e gjithe shtetasve qe kane jetuar me te ndjerin nuk me eshte dhene as nga sigurimet shoqerore as ne ndermarje. Si une ka shume tjere e kjo verteton ate qe ky pushtet Rama eshte vite drite larg zbatimit te ligjeve qe vete ka miratuar.

    Reply
  • Toni says:
    October 21, 2026 at 11:20 am

    A ka te drejte te udheheqe nje kryeminister i cili i premton policise nje rroge 2,5 here me te larte se mesuesit dhe afro 25 here me te larte se pensioni mesatar?! Une pergjigjen e di, por duhet te pyesin veten arsimtaret dhe pensionistet, te cilet e mbajne ne pushtet kete kryeminister. Pyesni prinderit, motrat, vellezerit tuaj dhe nese ata pergjigjen pozitivisht, le ta gezojme te gjithe bashkarisht kete kryeminister!

    Reply
  • Atdhetari says:
    October 22, 2026 at 1:52 am

    Po kështu ndodh kur dhe populli dikur këndonte :
    “Le të puthen, le të puthen demokratët dhe socialistët.”
    Dhe ata me të vërtetë u puthën dhe e ropën me ligje që hartuan në interes të tyre këtë vend.
    Populli u grabit, shkoi në varfëri te skajshme se e kalëruan dhe të “majtët” dhe të “djathtët”..
    Tashmë ne(populli) jemi skllevër të shekullit 21 të Europës, ky ishte dhe është kurthi që klasa grabitqare dhe kriminale politike i ngriti qytetarëve shqiptarë.
    Bandat kriminale PD dhe PS duhet të zhduken nga veprimtaria politike shqiptare dhe të ndëshkohen penalisht për krimin , prapambetjen gjithëpërfshirëse të këtij vendi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  • “Gjithmonë kemi menduar për të varfërit”: Çfarë thonë shifrat e raporteve të pavarura
  • Buxheti historik në një sallë Kuvendi thuajse të boshatisur
  • Rama: Ky është buxheti më i majtë, se tani na u krijuan mundësitë
  • Kush e krijoi problemin e strehimit dhe a do të zgjidhet ai duke vijuar privilegjimi i kullave dhe “strategjikëve”?

Komentet e Fundit

  1. L on Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  2. demo on Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  3. Vlora 97 on VIDEO: “Po të bien pantallonat”. Batuta me Saliun, Rama prezanton Buxhetin 2027, PD largohet nga salla
  4. Albatros on VIDEO: A është normale?
  5. Jimi on VIDEO: A është normale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?