Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prania e tij u konstatua në salsiçet ‘Wudy’, çfarë është bakteri i rrezikshëm ‘Listeria monocytogenes’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prania e tij u konstatua në salsiçet ‘Wudy’, çfarë është bakteri i rrezikshëm ‘Listeria monocytogenes’
AktualitetKryesore

Prania e tij u konstatua në salsiçet ‘Wudy’, çfarë është bakteri i rrezikshëm ‘Listeria monocytogenes’

Published: September 21, 2022
Shpërndaje

AKU kërkoi sot nga konsumatorët të mos konsumojmë produktin ‘Wudy’, duke njoftuar prezencën e një bakterin të dëmshëm për shëndetin e njeriut, i njohur si Listeria monocytogenes STI55.

Po çfarë është bakteri Listeria monocytogenes STI55?

Listerioza është një sëmundje që shkaktohet nga ngrënia e ushqimeve të pagatuara, të ngrira dhe të gatshme për t’u ngrënë, që janë kontaminuar me bakterin e quajtur Listeria monocytogenes, ose thjesht Listeria.

- Publicitet -

Listerioza është e rrallë, por mund të shkaktojë simptoma të rënda, madje edhe vdekje, në grupet me ndjeshmëri të lartë. Tek të rriturit e shëndetshëm, Listeria mund të shkaktojë një sëmundje të ngjashme me gripin. Ajo mund të shkaktojë sëmundje të rënda tek të moshuarit, gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre të palindura, foshnjat e sapolindura dhe njerëzit me një sistem imunitar të dëmtuar ose të dobësuar.

Si mund të ekspozohem ndaj këtij infeksioni?

Listeria është e përhapur gjerësisht dhe mund të helmojë shumë ushqime. Më tepër shqetësim janë ushqimet që nuk kërkojnë gatim të mëtejshëm, ose nuk ringrohen sërish, si përshembull ushqimet e ngrira e të gatshme për t’u ngrënë

Si ta kuptoj që jam infektuar me Listerozë?

Infeksioni tek të rriturit e shëndetshëm, zakonisht, nuk paraqet simptoma, ose shfaqet si një sëmundje e ngjashme me gripin. Megjithatë, në njerëz të veçantë, përfshi të moshuarit, gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre të palindura, foshnjat e sapolindura dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, mund të shkaktojë sëmundje të rëndë, madje edhe vdekje. Një person që është prekur nga infeksioni i Listerisë mund të ketë simptoma të tilla si: temperaturë e lartë, këputje dhe dhimbje koke. Ndodh që simptomat janë të lehta, ndaj nuk kuptohet prania e infeksionit. Nëse jeni të shqetësuar për simptomat ose sëmundjen, ju lutem, këshillohuni me mjekun e familjes.

Si mund të parandalohet infeksioni?

Mund ta zvogëloni rrezikun e marrjes së infeksionit, duke ngrënë ushqime të freskëta të sapogatuara apo të përgatitura rishtazi, dhe duke shmangur ushqimet që mund të kenë Listeri. Ndiqni gjithashtu hapat në vijim:

Pastrimi: Lajini të gjitha frutat, zarzavatet dhe sallatrat, plotësisht, përpara se t’i hani.
Gatimi: Gatuajeni mirë ushqimin dhe shërbejeni atë kur është ende i nxehtë. Sigurohuni që, gjatë përgatitjes së të gjitha llojeve të ushqimeve, të ndiqni udhëzimet e prodhuesit.

Ngrirja: Sigurohuni që temperatura e frigoriferit tuaj është 5°C ose nën të. Ushqimet e ngrira futini, menjëherë, në frigorifer.

Kontrolli: Ushqimet me datë skadence të kaluar, hidhini në kosh të mbeturinave, dhe, nëse paketimi i ushqimit është hapur, konsumojeni atë brenda dy ditësh.

Ndarja: Ushqimet e gatuara dhe ushqimet e gjalla duhet t’i mbani të ndara nga njëra-tjetra./AKU

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Gasper says:
    September 21, 2022 at 11:08 pm

    Po e tha AKU ka marre fund kjo pune. Po tallin trapin me ju, ashtu si bene me Koronen, Vaksinat, ciklonin kibernetik e te tjera xhevahire si keto. Ende nuk e kini kuptuar se c’fare morrash jane? Juve qofshi, qe ju manipulojne si kalamaje cerdhesh dhe ende nuk po e kuptoni se me c’fare lloji shimpanzesh keni te beni, qe nga institucione, media, anal-iste, expertiste, aktore shumellojesh, politikane e gjithe kopeshti zoologjik i manipulimit e mashtrimit.
    Se kur do te zgjohet shumica e rrenxuar nga doza e perditshme e genjeshtres, manipulimit dhe mashtrimit gratis, nje zot e di.

    Reply
  • Ish mjek veteriar says:
    September 22, 2022 at 5:09 am

    Ne kohen e kooperativave , per shkak te misrishtave te silazhuar keq nga zootekniket trima , shkaketohej Listerioza tek ripertypsit , (vecanerisht forma me prekje te truve te kafsheve ne ritje ) .
    Merini seriozisht keshillimet mjekesore se keshtu pa shpenzime do te parandaloni me te keqen qe mund te ju kape si pa e kuptuar .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Veliaj në burg prej 19 muajsh, avokatët e huaj pritet të dërgojnë sot dosjen në gjykatën e Strasburgut
  • Gjykimi ndaj Thaçit drejt fundit, nisin deklaratat përmbyllëse në Hagë
  • Trump thotë se lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA
  • Parashikimi i horoskopit 10 shtator, zbuloni çfarë thonë yjet për ditën e sotme
  • Temperaturat deri në 33°C, çfarë ka rezervuar moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Aldo on Audiopërgjimi, zbulohet “ekipi” i Ron Yeffet: Cilët janë “Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia”, të gjithë rezultojnë nën hetim
  2. Antishqiptari on Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  3. Ethem Lalaj on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  4. Ela on SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  5. vezhguesi on Parime apo Interesa?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?