Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prapaskenat e garës për Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me Igli Hasanin mund rivalin turk
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Prapaskenat e garës për Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me Igli Hasanin mund rivalin turk
Politike

Prapaskenat e garës për Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me Igli Hasanin mund rivalin turk

Published: September 26, 2024
Shpërndaje

Shqipëria ka realizuar fitoren e parë në garën për të qenë një shqiptar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm i OSBE-s.

Burime nga OSBE ne Vienë i thanë tch, se Shqipëria e mundi Turqinë në një votim të brendshëm të kryer të nesërmen e takimit mes Ramës dhe Erdoganit në New-York.

Pro paketës së Shqipërisë me në krye Igli Hasanin si Sekretar i Ri i Përgjithshëm i OSBE u shprehën 37 vende.

- Publicitet -

Të njëjtat burime tregojnë se  10 vende mes tyre Rusia, SHBA dhe Serbia  (Holy See, Rusi, Bjellorusi, Spanjë, Mongoli, USA, Serbi, Hungari, Bosnje Hercegovinë, Azerbaxhan), nuk u shprehën për njërën apo tjetrën paketë, duke lënë të kuptohet se janë gati të shkojnë me kandidatin me paketën më të mbështetur që është ajo e Igli Hasanit.

Për paketën Turqi-Greqi u shprehën mbështetëse vetëm 8 vende (5 Azia qendrore, Portugali, Turqi, Greqi).

Në këto kushte pozicioni i Turqisë së mbështetur nga Greqia është vështirësuar shume dhe gjasat janë që ose Turqia duhet ti hapë rrugë kandidatit të Shqipërisë ose një kandidat i tretë, mund të përfitojë nga nëse ky ngërç zgjat deri në limitet kohore.

Fakti më interesant për të gjithë observatorët e brendshëm të procesit në Vjenë është se, pavarësisht kërkesës së Turqisë për t’i hapur rrugë, Shqipëria ka vazhduar t’i kërkoje të njëjtën gjë Turqisë, duke qenë se ka siguruar më shumë mbështetje sesa Turqia.

Ky qëndrim mesa duket nuk ka ndryshuar as pas takimit kokë me kokë të Presidentin Erdogan me kryeministrin Rama.

Nëse Rama do t’ia dalë në këtë lojë shahu me mikun e tij presidentin Erdogan, atëherë kjo pa-diskutim, do të jetë një tjetër arritje ndërkombëtare, që deri dje do të konsiderohej e paimagjinueshme për Shqipërinë.

Megjithatë, këtë herë jemi një lojë sa diplomatike e më së shumti, lobuese mes vendeve anëtare të OSBE-s aspak të lehtë.

Në kushtet kur marrëdhëniet turko-greke janë normalizuar, këto dy shtete vendosën të dalin me një kandidat të përbashkët për vendin vakant të sekretarit të përgjithshëm të OSBE-s. Turqia, Greqia, Serbia dhe Gjeorgjia propozuan ish ambasadorin  Feridun Sinirlio?lu si sekretar të përgjithshëm ndërsa për kreun e ODIHR greken  Maria Telalian.

Nga ana tjetër Shqipëria me mbështetjen e Holandës propozuan ministrin e punëve të Jashtme të Shqipërisë Igli Hasani për postin e numrit një të OSBE-s dhe Christophe Kamp për në krye të ODIHR./TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Landi says:
    September 26, 2024 at 7:20 pm

    Ministri i jashtem me dinjitoz e i respektuar ka patur shqiperia ne dekadat e fundit.

    Reply
  • mali says:
    September 26, 2024 at 7:31 pm

    Caush ne Bigell.

    Reply
  • demo says:
    September 26, 2024 at 8:06 pm

    Turku ka inat te keq.Mos kujto se ja hodhe!

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    September 26, 2024 at 9:46 pm

    Turku duhet te terhiqet deri sa ai nuk ka fituar piket e mundeshme ! Shqiperia ka qene gjithmon faktor stabiliteti ne Bote .Askujt me shum nuk i takon se sa shqiperise per kete vende te rendesishem ne OKB !

    Reply
  • demo says:
    September 26, 2024 at 10:00 pm

    E o sulltan Erdogan!Nuk mesove gje nga Fatos Nano ti?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6% fut në kaos dhe paqartësi supermarketet
  • Kushner dhe Witkoff në Moskë, çfarë pretendon Zelensky?
  • Luftë e re në Lindjen e Mesme? Netanyahu luan “kartën e fundit”, Irani paralajmëron SHBA-në
  • Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve
  • Berisha në SPAK, do të pyetet për kallëzimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  2. Celia on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  3. nastradini on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  4. Keta jemi ky eshte niveli on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin
  5. Tellalli on Kush është drejtuesja e re e SHISH, Presidenti dekreton emërimin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?