Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prefektja Angoni: Ka më shumë drogë të mbjellë këtë vit. Hodaj: Po shitet dhe nëpër shkolla!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Prefektja Angoni: Ka më shumë drogë të mbjellë këtë vit. Hodaj: Po shitet dhe nëpër shkolla!
Kronike

Prefektja Angoni: Ka më shumë drogë të mbjellë këtë vit. Hodaj: Po shitet dhe nëpër shkolla!

Published: March 9, 2023
Shpërndaje

Lëndët psikotrope janë kthyer në shqetësim jo vetëm për kultivimin dhe shpërndarjen e tyre, por edhe për përzgjedhjen e ‘shënjestrave’ si klientë dhe në këtë rast të brezit të ri të shkollave, deri edhe tek ato 9-vjeçare. Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni, ka ngritur shqetësimin për shtëpitë e barit që ngrihen nga grupet kriminale dhe kërkon nga komunitetet që të mos tregojnë indiferencë por të nisin sensibilizimin. Në takimin e thirrur së fundmi, kanë qenë të pranishëm edhe shefat e policisë vendore dhe përfaqësues të tjerë.

“Krahasuar me një vit më parë, kemi më shumë rrënjë të mbjella këtë vit. Për 102 rastet e evidentuara, janë referuar në prokurori 111 persona. Më 2021 janë 102 raste të kultivimit të bimëve narkotike. 191 raste në 2022. Më shumë rrënjë te mbjella. Për 102 raste, 25% e tyre janë referuar në prokurori, 111 persona”, tha Angoni.

Ndërsa Ervin Hodaj, drejtor i Policisë Shkodër, u shpreh se shitja e dozave të drogës bëhet pranë ambienteve të shkollave, ndaj e cilësoi të rëndësishme kontrollin e territorit. “Një nga problematikat që kam hasur është prania e lëndëve narkotike, kryesisht kanabis në mjedise, rrugë dhe ambiente publike. Të rinjtë që akuzohen për narkotikët, shpesh arrestohen për vjedhje të vogla apo sjellje anti-shoqërore apo si shitës të dozave të vogla. Reaguam dhe do reagojmë fort në shitjen dhe përdorimin e lëndëve narkotike, sidomos në shkolla. Që nga fillimi i vitit kemi kapur e proceduar penalisht 30 shpërndarës narkotikësh, mosha mesatare 22 vjeç dhe më i riu 15 vjeç. Këta do të marrin dënimin që do i japë drejtësia dhe me shumë mundësi një pjesë e tyre do kthehen sërish rrugës, e ne do bëjmë sërish punën tonë. Kjo ndodh nga prania e lëndëve narkotike në ambientet ku jetojmë, punojmë dhe argëtohemi. Kjo ndodh se kultivuesit e grupeve kriminale e shesin drogën në shkolla e lokale për të nxjerrë fitime dhe për ironi të fatit këto mund t’i duhen për të paguar avokatin apo për të rehabilituar fëmijën nga droga, që kultivon po vetë”, tha kryepolici.

- Publicitet -

Më tej përmendi edhe strategjitë e ndjekura dhe angazhimin e bluve. “Kemi përcaktuar objektiva konkretë për goditjen e kultivimit të kanabisit. Do reagojmë fort në reduktimin e shitjeve të lëndëve narkotike. Kemi ndaluar 30 shpërndarës narkotikësh. Kultivuesit e shesin drogën në shkolla. Në 2022 janë proceduar penalisht 7 inspektorë të shërbimit pyjor, 19 punonjës të OSHEE. Problemi i kultivimit të kanabisit është përgjegjësi e përbashkët. Kapacitetet njerëzore të policisë janë në nivelin e duhur për të goditur fenomenin. Rezultatet e kanë treguar. Territori i vështirë i Dukagjinit dhe moskontrolli i duhur nga institucionet e tjera, bën që ky fenomen të jetë më i vështirë në këtë zonë”, tha Hodaj.

Takimi u zhvillua në zyrën e Prefektit, të Task-Forcës Vendore Antikanabis, lidhur me realizimin e koordinimit dhe bashkëveprimit efektiv të veprimtarisë së institucioneve qendrore në nivel vendor dhe të këtyre institucioneve me njësitë e vetëqeverisjes vendore, për parandalimin, goditjen dhe shkatërrimin e kultivimit të kanabisit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin
  • Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

Komentet e Fundit

  1. Zani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  2. ¿? on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  3. Daj Jaku on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”
  4. demo on Dikur ishte shkaku pse Ramën e thërrisnin “mister 20 përqindshi”, SPAK i sekuestron telefonin “Tan Leprit”, dyshohet si sekser i Ballukut
  5. demo on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?