Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prej kohësh një figurë përçarëse në Sllovaki dhe më gjerë, kush e qëlloi kryeministrin Fico?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prej kohësh një figurë përçarëse në Sllovaki dhe më gjerë, kush e qëlloi kryeministrin Fico?
AktualitetBoteLajmi i fundit

Prej kohësh një figurë përçarëse në Sllovaki dhe më gjerë, kush e qëlloi kryeministrin Fico?

Published: May 15, 2024
Shpërndaje

Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico, u qëllua disa herë me armë zjarri dhe u plagos rëndë të mërkurën në përfundim të një tubimi politik, një tentativë për ta vrarë atë, që ka tronditur vendin e vogël dhe ka bërë jehonë të gjithë Evropën.Udhëheqësi 59-vjeçar pro-rus, njoftohet se është në gjendje të rëndë. Ministri i Brendshëm tha se udhëheqësi sllovak ishte në rrezik për jetën dhe ndodhej në sallën e operacionit. Ai tha se organet e rendit dyshojnë se kryeministri u qëllua për arsye politike me pesë të shtëna.Sulmi ndodhi pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova. Kryeministri po takohej me mbështetësit e tij në qytetin që gjendet rreth 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit. Presidentja e Sllovakisë tha se është ndaluar një i dyshuar për sulmin. Zoti Fico u dërgua në spital me helikopter.Zoti Fico ka qenë prej kohësh një figurë përçarëse në Sllovaki dhe më gjerë. Por kthimi i tij në pushtet vitin e kaluar, me një mesazh pro-rus dhe anti-amerikan, shkaktoi shqetësime edhe më të thella mes Bashkimit Evropian, se ai do ta largonte edhe më tej Sllovakinë nga linja perëndimore.

Pas ardhjes në pushtet për herë të tretë, qeveria e tij i ndaloi dërgesat e armëve për Ukrainën. Kritikët e tij janë të shqetësuar se ai do ta largojë Sllovakinë, vend anëtar i NATO-s me një popullsi prej 5.4 milionë banorësh, nga kursi i saj properëndimor dhe do të ndiqte rrugën e Hungarisë nën udhëheqjen e kryeministrit populist Viktor Orban.

Mijëra njerëz kanë protestuar në të gjithë Sllovakinë kundër politikave të kryeministrit Fico.

- Publicitet -

Në një postim në llogarinë e zotit Fico në rrjetin Facebook thuhej se ai ishte dërguar në një spital në Banska Bystrica, 29 kilometra nga qyteti Handlova, për shkak të nevojës për ndërhyrje të menjëhershme dhe se kryeqyteti Bratislava ishte shumë larg.

Të shtënat në Sllovaki ndodhin tre javë përpara zgjedhjeve vendimtare për Parlamentin Evropian, në të cilat partitë populiste dhe të ekstremit të djathtë në bllokun 27-anëtarësh duket se do të shënojnë përparime.

“Një sulm fizik ndaj kryeministrit, është para së gjithash një sulm ndaj një individi, por është gjithashtu një sulm ndaj demokracisë”, tha Presidentja në largim Zuzana Caputova, rivale politike e zotit Fico, gjatë një deklarate televizive. “Çdo lloj dhune është e papranueshme. Retorika e urrejtjes që vërehet në shoqëri çon në veprime urrejtjeje. Ju lutemi, le ta ndalojmë atë”, tha zonja Caputova.

Presidenti i sapo zgjedhur Peter Pellegrini, një aleat i zotit Fico, e quajti sulmin “një kërcënim të paprecedentë për demokracinë sllovake. Nëse shprehim qëndrimet e tjera politike me pistoleta nëpër sheshe dhe jo përmes votës, ne rrezikojmë gjithçka që kemi ndërtuar së bashku gjatë 31 viteve të sovranitetit sllovak”.

Presidenti Joe Biden tha se ishte i alarmuar nga sulmi. “Ne e dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune”, tha ai përmes një deklarate.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shkroi në platformën e mediave sociale X se ishte “i tronditur dhe i tmerruar” nga tentativa për ta vrarë zotin Fico. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e dënoi atë që ajo e cilësoi si një “sulm të turpshëm”.

“Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë të përbashkët më të çmuar”, tha zonja von der Leyen në një postim në rrjetin X.

Zoti Fico, kryeministër për herë të tretë dhe partia e tij e majtë Smer, i fituan zgjedhjet parlamentare të 30 shtatorit në Sllovaki. Por politika si zakonisht u la mënjanë pas tronditjes së vendit nga tentativa për vrasjen e kryeministrit Fico. Parlamenti sllovak i shtyu punimet deri në një njoftim të dytë.

Partitë kryesore në opozitë, Sllovakia Progresive dhe Liria dhe Solidariteti, anuluan një protestë të planifikuar kundër një plani të debatueshëm të qeverisë për të reformuar radion dhe televizionin publik. Opozita thotë se kjo do t’i jepte qeverisë kontroll të plotë mbi transmetimet publike.

Udhëheqësi i partisë Sllovakia Progresive, Michal Simecka, e dënoi dhunën. “U bëjmë thirrje të gjithë politikanëve që të përmbahen nga çdo qëndrim dhe hap që mund të kontribuojë në rritjen e mëtejshme të tensioneve”, tha zoti Simecka.

Kryeministri çek, Petr Fiala, e cilësoi incidentin “tronditës”, ndërsa uroi shërimin sa më të shpejt të kryeministrit. Ai tha se dhuna nuk duhet toleruar dhe se për të nuk ka vend në shoqëri. Deri në vitin 1992, Republika Çeke dhe Sllovakia kanë qenë pjesë e Çekosllovakisë.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?
  • Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  • Një turist në protestë
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  • Tërmetet në Venezuelë vrasin 920 persona, në vend mbërrijnë ekipet ndërkombëtare të shpëtimit

Komentet e Fundit

  1. K R on Gabimi fatal i Dritanit
  2. Vlora 97 on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  3. Kokpalari 21 janarit on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  5. nga Enveri tek Edveri on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?