Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prej një viti në Itali, kush është i riu që vdiq në aksidentin në Rrogozhinë. Familja nuk e dinte udhëtimin surprizë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Prej një viti në Itali, kush është i riu që vdiq në aksidentin në Rrogozhinë. Familja nuk e dinte udhëtimin surprizë
KronikeKryesore

Prej një viti në Itali, kush është i riu që vdiq në aksidentin në Rrogozhinë. Familja nuk e dinte udhëtimin surprizë

Published: August 5, 2022
Shpërndaje

Udhëtimi surprizë për familjarët u kthye në tragjedi. Festim Meçja është i riu 27 vjeç që u nda nga jeta ditën e djeshme vetëm pak kilometra larg banesës së tij në Sinaballaj të Rrogozhinës, ku mezi priste të takonte familjarët.

Por parakalimi i gabuar dhe humbja e kontrollit të mjetit i automjetit tip ‘Benz’ që drejtonte përfundoi poshtë rrotave të kamionit. Ai mbeti i bllokuar për rreth një orë në mjet derisa u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë. Ndërsa shoferi i kamionit, i identifikuar si I.C., nuk pësoi dëmtime por mbeti i shokuar nga ngjarja e rëndë.

Që nga momenti i aksidentit që ndodhi dje (4 gusht) u deshën shumë orë që të mësohej identiteti i tij dhe detaje mbi ngjarjen e rëndë.

- Publicitet -

Ai ishte nisur për në Shqipëri nga Parma në Itali, ku jetonte e punonte prej kohësh si punonjës në një sipërmarrje private që të merrte pjesë në dy gëzime familjare. Ai nuk donte të humbiste martesat e të afërmve të fisit dhe nuk vuri askënd në dijeni për kthimin në atdhe pas një viti. Festimi që nuk mbërriti i gjallë tek të afërmit e tij kishte emigruar për të ndihmuar familjen me probleme ekonomike.

27-vjeçari la pas vëllain që punonte ashtu si ai në Itali, nënën që vuante nga probleme shëndetësore, motrën që duhet të ndiqte studimet dhe babain që mundohej të nxirrte të ardhura me punë fshati.

Festim Meçja u nda nga jeta prej pakujdesisë, thonë hetimet e para.

Ai humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi nën rrotat e kamionit pikërisht në kthesën ku do të hynte për të takuar familjarët për të cilët kishte mall, ashtu si çdo person që emigron për një jetë më të mirë larg familjes.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • kaltra says:
    August 5, 2022 at 8:08 am

    Ngjarje shumë e rëndë edhe kjo ..pse o bir i nënës dhe i babës o vëllai i motrës …pse nxitove të ikje në rrugën pa kthim…ndoshta ashtu qe i shkruar fati yt…ngushëllime familjes hallemadhe dhe fatkeqe …të prehesh në paqe mor djalë …mbase kjo tragjedi bëhet mësim për të tjerët…mos nxitoni o përdorues të rrugëve …ju presin në shtëpi njerëzit tuaj të dashur nëna ,babai,nusja ,fëmijët, motra ,vëllai…jo më gjak në asfalt ….

    Reply
  • Na myten says:
    August 5, 2022 at 9:16 am

    Ky gjynah per familjen qe vdiq e shyqyr qe nuk mori te tjere me qafe me ate parakalimin por avashni me kete fukarallikun me Benz coupe se i bie qe ne te tjeret te jemi per asistence.
    Cfare makine ka gazetari per kuriozitet? Ferrari?

    Reply
    • Dan says:
      August 6, 2022 at 2:28 am

      Makinen e pati me qira, nuk e kishte te veten ndaj mos u nxito te gjykosh dike sidomos dike qe sapo ka nderruar jete

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë. Kush mban përgjegjësi për modelin?
  • Kokainë dhe Beton
  • Valë ekstreme i nxehti në Europë, alarm në 53 zona të Francës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C
  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Deda on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Leka on “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?