Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Prelec: Zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit, ndihmon Kosovën në skenën ndërkombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Prelec: Zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit, ndihmon Kosovën në skenën ndërkombëtare
AktualitetKosovë

Prelec: Zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit, ndihmon Kosovën në skenën ndërkombëtare

Published: March 13, 2024
Shpërndaje

Eksperti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Ballkanin, Marko Prelec i tha Zërit të Amerikës se zbatimi nga Qeveria e Kosovës i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit është lajm i mirë, sepse i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe i heq vendit siç e quajti ai, “një njollë të madhe” në reputacionin ndërkombëtar.

“Ky është lajm i mirë, por jo për t’u befasuar sepse u bë shumë e qartë që ishte një kusht i vendosur në mënyrë që Kosova të mund të aplikonte për anëtarësim në Këshillin e Evropës, diçka që ne, Grupi Ndërkombëtar i Krizave e kemi kërkuar prej kohësh. Mendojmë se është një gjë shumë e mirë për Kosovën që të jetë anëtare e Këshillit dhe të jetë nën juridiksionin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ne kemi bërë thirrje që Serbia ta mbështesë këtë përpjekje, gjë që ata refuzuan ta bëjnë“, deklaroi ai.

Zoti Prelec tha se ishte e vështirë të kuptohej se si një vend i përkushtuar ndaj rendit të ligjit, kishte injoruar vendimin e Gjykatës së vetë Kushtetuese për tetë vjet.

- Publicitet -

Megjithatë ai tha: “Është shkurajuese që Qeveria e Kosovës megjithëse mori vendim për zbatimin e tij, vlerësoi se ishte e nevojshme ta kritikonte sërish vendimin. Por të paktën po fillon zbatimi dhe ky është një lajm shumë i mirë.”

Zoti Prelec thotë se në aspektin e marrëdhënieve ndëretnike vendimi për zbatimin është “një hap që ndihmon dhe në planin afatgjatë. Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë shumë i dobishëm për tërë Kosovën, por në veçanti për serbët e Kosovës pasi u siguron një institucion tjetër të cilit mund t’i drejtohen nëse dhe kurdo që ndihen se të drejtat e tyre nuk po respektohen plotësisht nga sistemi i drejtësisë.”

Lidhur me tensionet në terren, ai thotë se “gjërat kanë shkuar shumë më larg dhe do të nevojiten më shumë veprime nga të gjitha palët për t’i qetësuar ato.”

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse fitorja e demokratëve në SHBA paralajmëron telashe edhe për projektet Kushner-Rama në Shqipëri
  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet

Komentet e Fundit

  1. Ethem Tralalaj on Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave
  2. ¿? on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. demo on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  4. Lesi on ​Mali i Zi refuzon anëtarësimin e “kategorisë së dytë” në BE, kërkon të drejta të plota
  5. nastradini on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?