Qeveria premton rritje të pensioneve dhe dyfishim të shtesave në vitet në vijim, por përfitimi nuk do të jetë i njëjtë për të gjithë. Masa mujore do të përcaktohet nga kategoria dhe vlera e pensionit, ndërsa ata që kalojnë kufijtë e vendosur do të mbeten jashtë skemës. Një rritje me disa masa dhe kushte, që e bën premtimin për pensione më të larta të ndryshëm nga ajo që do të përfitojë secili pensionist.
“Ekonomia na e ka dhënë mundësinë, rritja e pensioneve të dyfishohet në çdo vit pasardhës. Rritja e këtij viti do të jetë e dyfishuar, e kam thënë për ata që e bënë madhështore protestën e Flamingos, jam i vetëdijshëm nga rritja e kostos së ushqimeve apo e naftës”, deklaroi kryeministri Edi Rama.
Por nga rritja e pensioneve nuk do të përfitojnë të gjithë. Të moshuarit që marrin pension pleqërie, nënat me shumë fëmijë apo ata që e përfitojnë për shkak të pensionit prej janarit do të marrin nga 1 mijë e 800 lekë shtesë çdo muaj. Por kushti është që pensioni i tyre mos jetë më i lartë se 40 mijë lekë në muaj.
Rritje me 800 lekë në muaj përfitojnë të moshuarit që marrin pensin pleqërie të pjesshëm apo ata që përfitojnë strehim social nën 22 mijë lekë në muaj. Kush merr më shumë se 22 mijë lekë në muaj përjashtohet nga rritja.
Rritje me 1 mijë lekë në muaj do të përfitojnë pensionistët në fshatra, ish-koperativistët të cilët marrin më pak se 18 mijë lekë në muaj. ata që marrin mbi këtë shumë janë të përjashtuar nga rritja mujore.
Të përjashtuar nga rritja janë edhe përfituesit e pensionit familjar që marrin mbi 18 mijë lekë në muaj. Ata që marrin më pak se kjo shumë do të përfitojnë 700 lekë në muaj.
E njëjta vlen edhe për përfituesit e pensionit të invaliditetit që marrin mbi 30 mijë lekë në muaj. Kush merr më pak se kjo shumë përfiton 600 lekë në muaj rritje.
Në total do të marrin bonus mujor 727 mijë pensionistë nga në vend janë gati 770 mijë që janë në total. Vetëm 36 për qind e tyre do të marrin 1800 lekë në muaj, pasi pjesa dërrmuese gati 41 për qind do marrin 800 lekë, ndjekur nga 10.3 për qind që do të marrin 1 mijë lekë, e pjesa tjetër janë në vlerat 600-700 lekë.

E pakuptimte kjo skeme ,kur duhej qe te ter pensionistet ne proporcionalitet me vjetersin te merrnin shtese
Kujdes me fotot qe botoni se Pensioniste nuk jane VETEM ATA QE LUAJNE DOMINO, por shume te tjere qe vazhdojne te punojne ne fushat profesionale dhe prane familjeve te tyre,
po ti pse je i pakenaqur, si thua ti te mos marrin fare?
Këto rritje pensionesh janë të tallesh me pensionistët. Ky teatër politik i kryeministrit nuk ka të sosur. Pensionistët kanë vetëm një zgjidhje :
Të mos shkojnë në votime.
Pensionistët shqiptar nuk kanë nevojë për lëmoshë, djersa dhe mundi i tyre do t’u kthehet në mallkim politikanëve si atyre majtas dhe djathtas.
Pensionistë, kjo është e vetmja mënyrë për t’u treguar politikanëve se ju keni një jetë që keni kontribuar dhe kërkoni të vlerësoheni si njerëz me dinjitet dhe kjo është e drejtë qytetare.
Kto politikanet tone te majt dhe te djatht mos e bofzhin piken e hajrit spasken pas piken e meshires per ket popull vet lundrojn neper pare popullit si del pensioni per ilace dhebuk thate
Kto politikanet tone te majt dhe te djatht mos e bofzhin piken e hajrit spasken pas piken e meshires per ket popull vet lundrojn neper pare popullit si del pensioni per ilace dhe buk thate
Nuk e kuptoj ku eshte rritja ketu , kur vetem qindarka u jepet popullit…
Nuk e di dhe sa do durojne te gjoret njerez ??
Në shtet punojnë të gjithë budallenjtë,kjo duket edhe në këtë rastin e mashtrimit të radhës për pensionet.
Ai që merr pension pak do të marrë më pak,në vend që të marrë më shumë,çudi,këto të qeverisë siç thashë perveçse budallenjtë janë edhe të ligj
…para dy-tre vjetësh ishte politika që të plotësoje vitet e kush paguan më shumë do të mar më shumë. E hëngra unë dhe iu luta fëmijëve në kurbet (të keqen baba juve) nuk ma prishën dhe i dërguan, 7000 euro për mamën ata dhe 3000 për babën (doja më pak vite) e kam plakën më të re, me që e kalojëmë pak atë kufirin e 20-es me sa shoh mar një nga ata që han pulat në mënges.
Ata shokët e mi t’i hanë gëzuar ( me gjithë shpirt e them) , por unë atë 10 000 -shen nuk kam për ta mar kurrë mbrapsht.!!!???
Kjo eshte skema me e keqe e me diskredituese e mundeshme per perllogaritjen e rritjes se pensionit.Sipas skemes, perllogaritja e pensioneve eshte bere mbi bazen e vjtersise ne pune, kontributeve te derdhura ne sigurimet shoqerore plus shtesat e parashikuara ne ligj sipas shkalles se veshtiresos te kategorive te vecanta . Ndarja e perfitimit te shteses se pensionit me fasha eshte krejtesisht absurde dhe e papranushme. Eshte i papranushem dhe jo ligjore koncepti i barazis se pensioneve . Kur nje person nuk ka derdhur as nje kontribut shoqeror dhe ate vlere ai e ka perfituar per vete ne menyre jo te ligjeshme , eshte krejtesisht antiligjore dhe e papranushme. Me kete rast shteti po e shton paligjeshmerine duke i dhene edhe nje shtese mbi ate qe ai ka perfituar nga mos derdhja e kontributeve . Apo me keq ,pensionistet e koop.bujq. kane marre te gjith prona ne fshat dhe tani tu jepet thela mbi bisht, e papranushme. Prandaj , nje shtese e drejte per cdo pensionist, te behej mbi bazen e nje perqindje te barabarte per te gjitha kategorit e pensioneve pa fasha te caktuara abuzive. Gjith te tjerat jane propagande per fushat elektorale dhe injorim i kontributeve te derdhura nga cdo pensionist i vecante.
Shifrat ekstravagante prej 10 mld eurosh te buxhetit, jane nje propogande higjenike per popullin e sidomos pensionistet. Ata pothuajse asgje nuk perfitojne. Per ta KM ka vetem hanxharin.
Keto shifra do ndahen midis ujqerve grabitqare ne pushtet dhe oligarkeve qe bashkepunojne me hajdutet ne qeverisje.
Nje pjese e ketij buxheti do shkoje edhe per dhurata per te huajt qe te mbeshtesin kryehajdutet si dhe per qoka ne opozite e ku….
E ku ka mire, ata qe jane shume te varfer do te behen me pak te varfer. Po te varfer mbeten.
Ky sikur tha do i dyfishoj pensionet….Shqipëria eshte e destinuar te bëhet strehe për te pasurit qe do vijnë aty nder vite… Dhe ata qe do ngelen aty thjesht sherbetore dhe pastrusa….Nuk kemi për tu bere asnjëherë ne se jemi vet te këtqijte vetes…Çdo gjë ecën me plan
Keto dy forca plitike qe kemi 36 vte ne pushte nuk kan ber asgje per popullin veç kan vjedhur pronen e popullit dhe per veten e tyre kan ber miljarda lek dhe prona dhe toka ne te gjithe .Shqiperin me far e fis keta te degjeneruar qe tallen dhe kryesisht me pensjonistet qe nuk e perballojne dot jeten me keta maskarenje qe nuk din ku i kan leket qe po shesin .Shqiperin te dy keta tradhetar qe punojn per te huajt jo per vendin dhe per popullin e tyre keta duhen varur ne litar