Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti akuzohet për përfitime nga një spital privat dhe konflikt interesi me të birin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Presidenti akuzohet për përfitime nga një spital privat dhe konflikt interesi me të birin
Lajmi i funditPolitike

Presidenti akuzohet për përfitime nga një spital privat dhe konflikt interesi me të birin

Published: October 15, 2025
Shpërndaje

Nga Blerina Gjoka

Në një kërkesë për shkarkim pas dekretimit të zgjedhjeve në Tiranë, Partia Demokratike rendit shtatë shkelje të Kushtetutës nga presidenti Bajram Begaj, mes së cilave pranimin e pagesave nga një spital privat si dhe lidhjen e kontratave të sigurimit me kompaninë ku punonte i biri.

 

- Publicitet -

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u akuzua nga Partia Demokratike në opozitë të mërkurën se kishte përfituar pagesa nga një spital privat në Tiranë, në shkelje të Kushtetutës, si dhe kishte kontraktuar kompaninë ku është punësuar i biri, nën dyshimet për konflikt interesi.

Akuzat janë pjesë e një kërkese të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të presidentit Begaj, pas dekretit kontrovers që ai nënshkroi për të caktuar mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, pavarësisht se kryebashkiaku Erion Veliaj kishte dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kreu i shtetit ka kryer shtatë shkelje të rënda të Kushtetutës së Shqipërisë, duke përfshirë dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë si dhe një kërkesë për përfundimin e mandatit të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa e PD-së denoncon gjithashtu “një konflikt permanent interesi” të Presidentit për përfitime personale të tij dhe të të birit në shkelje të Kushtetutës.

“Ka vijuar të ushtrojë detyra publike në Akademinë e Forcave të Armatosura dhe veprimtari private në Spitalin Acibadem në kundërshtim me detyrimin e tij kushtetues për të hequr dorë nga çdo lloj detyre publike apo veprimtarie private…,”-thuhet në kërkesë.

Neni 89 i Kushtetutës i ndalon Presidentit të Republikës që të mbajë detyra të tjera publike, të jetë anëtar i ndonjë partie ose të kryejë veprimtari të tjera private.

Por pavarësisht këtij detyrimi, Begaj ka deklaruar në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI, interesa të tjera private përveç detyrës së Presidentit.

Në deklarimet e viteve 2022 dhe 2023, Begaj ka deklaruar të ardhura nga spitali privat “Acibadem” në Tiranë në vlerën totale të 4398 eurove. Presidenti ka deklaruar gjithashtu të ardhura nga Akademia e Forcave të Armatosura për vitet 2022 dhe 2024 në vlerën e 252,130 lekëve gjithsej.

Bardhi e akuzoi gjithashtu presidentin se kishte kultivuar një lidhje të konfliktit të interesit me kompaninë ku ishte punësuar i biri. Sipas të dhënave nga ILDKPKI, djali i Presidentit, Klajdi Begaj është i punësuar në kompaninë e sigurimeve, ANSIG sh.a me një pagë vjetore neto prej 30 mijë eurosh.

Presidenca e ka kontraktuar kompaninë ANSIG sha për polica sigurimi shëndeti dhe automjetesh me një vlerë totale prej 1.3 milionë lekësh gjatë viteve 2022-2025, sipas të dhënave të siguruara nga Thesari i Shtetit.

Sipas opozitës, këto veprime “cënojnë parimin e konkurrencës së lirë, në drejtim të barazisë së pjesëmarrësve në kontrata publike, duke i akorduar kompanisë private, ku rezulton i punësuar i biri, të gjitha prokurimet publike në fushën e sigurimeve në kushtet e konfliktit faktik të interesit”.

Opozita i sheh këto veprime si cënim i rëndë i besimit të publikut të figura e Presidentit, pasi “krijojnë perceptimin tek qytetarët e përdorimit të funksionit publik për përfitime personale”.

Përmes një njoftimi për shtyp, Presidenti Bajram Begaj* zgjodhi të mos komentojë kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e tij, por i konsideroi pretendimet rreth fakteve si të pavërteta. Ai shtoi gjithashtu se ndjehet i obliguar që t’i përgjigjet Parlamentit me “seriozitetin dhe ndershmërinë” që imponon kjo procedurë.

“Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit, por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut,” tha Begaj.

Në kërkesën për shkarkim, Partia Demokratike pretendon gjithashtu se Begaj ka dekretuar në mënyrë antikushtetuese ligjin për komisionet hetimore, ministren virtuale “Diella” si dhe ka refuzuar që të ndalojë përfshirjen e trupit diplomatik në fushatë elektorale, ndërsa ka ndërhyrë në administrimin e procesit zgjedhor nëpërmjet kabinetit të tij.

Pretendimi i fundit lidhet me faktin që këshilltari i tij ligjor Ilir Rusmaili është njëkohësisht anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, një organ i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Bardhi deklaroi se kjo nuk është betejë politike e opozitës me Presidentin, të cilin e portretizoi si një “besnik” të kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste.

Sjellja e tij, sipas kreut të grupit parlamentar, ka bërë që Presidenti të humbasë funksionin e tij si pushtet neutral mbi palët dhe si përfaqësues i unitetit kombëtar.

Partia Socialiste e quajti kërkesën e opozitës të pabazuar.

Kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, tha të mërkurën se Begaj, “nuk ka kryer asnjë shkelje të Kushtetutën dhe nuk do të shkarkohet”, ndërsa të dhënat për përfitimet private të Presidentit i cilësoi si “thashetheme”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • chp says:
    October 16, 2025 at 2:18 am

    Nuk me kane pelqyer disa presidente shqipfoles qe nga Bamir Topja,Bujari i Sales apo Iliri Monikes ect…Edhe ky doktorr B.B njelloj si keto qe permenda me lart dhe tani qe doli nga rrjeshti i Sales po i bejne gropen…OK ne tesemes shkofte dhe ky hiçmen ….por nuk kuptoj pse 3 administratat e fundit amerikane qe bejne ligjin 100% ne Shqiperi ( Tramp 1,,,Biden dhe Tramp 2) u tallën rëndshëm duke i dhene karton te kuq Non Grata Usaliut tyre per
    -MINIM DEMOKRACIE
    -SHANTAZH DREJTESIE
    -KORRUPSION MADHOR
    dhe tani mbyllin sqepin ??
    A mos valle LaCivita magjistari mafjoz i votimeve i ka dhene “viagra” Usaliut pas fronezimit te Trampit dhe sot Monstra e Lugut te zi te Tropojes ka futur ne hallatet e tij maxhorancen e Rames,Spakun e Duman Kimetes deri te ky president qe po e trajtojne si lepur qe ka shkelur ne “barin” e Pd..A mos valle Saliu 2025 po ben detyrat qe bente Rajersoni ne 1992 ne masakrimin e se majtes ??..Ju kujtohet Tos Nano qe u denua si terrorist 1993 per kavanoza receli nen zgerdhimje xhambasadoresh,,,

    Reply
    • ¿? says:
      October 16, 2025 at 6:32 am

      Ja edhe ky i gjori YÇ fiksimi, Usaliu dhe Rajersoni i dalin çdo nate ne ender me thika ne dhembe duke masakruar Enveristat e plakur. YÇ-i, kujdes po çmendesh, te jane shtuar halucinacionet….

      Reply
  • demo says:
    October 16, 2025 at 4:04 am

    Paska perfituar ate vit qe e zgjodh president 4000 euro nga nje spital privat ku ka punuar para se te behet president..po ka punuar ka marre hakun.
    Beqja pa punuar fare me gjithe muratorin Ilir Rrapaj nga Akademia Kucit,perfituan 200 miljon euro me shitblerje brisqe,gershere kirurgjie dhe akoma se kane marre hakun aq sa duhet!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    per 108 metro katror te gjyshes dhendrit kollovar prishi klubin Partizani,Grabiti 28 mije metro katror ay miku.
    S`kam marre nje rrenje ulli Lala prej atij kardiokirurgut malok.
    Me kte kaplloqen time maloku hajdut behet,por kardiokururg e Drejtues shteti NUK BEHET.

    Reply
  • chp says:
    October 17, 2025 at 4:57 pm

    zoti ¿?
    Mos e merr e merr per shaka apo tallje por keto gjuajtjet tuaj me llastiqe si ne filmat e kohes Enverit kur mundnin fashistat ca kalamaqer…sinqerisht me argeton..
    Po ta shperblej me nje koment per dyshen perverse : Presidenti S me ambasadorin R se cfare krimi ekonomik bene ne 1992-1993…E kam fjalen per kthimin e arit t Londres ku protagoniste ishin S & R qe jo vetem vepruan 101% kunder ligjit por nuk pyeten as per parlament dhe as per ministri finance…Duket e pabesueshme por ne nje mbledhje te “kapove” te asaj kohe cohet per arin e Londres Usaliu i Marikes dhe thote tekstualisht : Te nderuar zoterinj nga ky ari i Londres sa flori do ti japim Amerikes (varfer) dhe sa do mbajme ne te Shqiperise…
    Nese analizojme sa me siper milionat e arit te Londres qe u kthye “kokoshi ne nje thelle” dhe nese do te investigohej nga juriste te ndershem duhej te prangoseshin qofte Rajersoni qofte dhe kopili i tij i Viqidolit….vijon

    Reply
  • ¿? says:
    October 17, 2025 at 5:57 pm

    Cfare shakaje mer budall, ta mbante bytha te tallje kalamajte me llastiqe te kohes se Enverit ty??? Ti atehere krenoheshe me llastiqet e kalamajve dhe ishe gati te jepje edhe llastikun e brekeve te tua te palara per te bere arme kunder fashistave. Ik o YÇ-o se je bere bajat me keto “historirat” qe tregon ketu. Kot per kuriozitet, a ke ne mur ndonje fotografi te Enverit, po ate bustin miniature te Odhise Paskalit e ke te komodina e dhomes se gjumit?

    Reply
  • Dudumi says:
    October 17, 2025 at 6:56 pm

    Do te shkarkoje presidentin sevka marre CA rroga nga spitali. Dhe kush po kerkon​ ​shkarkimin? Salih Berisha, Sali Gerdeci, Sali rrumpalla, Salih Bolleku. PA lere, presidenti paska me djalin konflikt interesi! Po I shkreti Luan I shtabit te pergjithshem we ia mbathi ne Amerike se po e kercenonte batalioni I malokeve te Shkelzenit. Ketij nuk I dhane faturen e Gerdecit me 26 te vrare, perfshi edhe burrin e tezes. Po qe burre me zemer Bajram Begu ti kujtoje lubise se lugjeve te zeza konfliktin e interesit me te birin per qindra milione $$ dhe kufomen e Kosta Trebickes shtuar 26 te vrareve e dhjetera te plagosurve te Gerdecit. Ku rrogat e presidentit e ku fatura per kthimin ne identitet te nje fshati te shkrumbuar prej “qenve te dale nga zinxhiret” – sic e etiketoi Diveroli banden e kryeministrit Berisha.

    Reply
  • chp says:
    October 17, 2025 at 9:17 pm

    o mavri ¿?
    Ti ngaterrohesh me”fiksimet” e mia por ne te gjitha keto fiksime une ju referohem ato qe kane FIKSUAR organet kopetente shqiptare apo amerikane
    Kjo qe ka ndodhur si me poshte nuk ndodh as ne vendet e pushtuara
    dhe as ne kolonite e shekullit kaluar
    -“”Dokumentet sekrete të CIA për Berishën në ‘93, negociatat për floririn”” (gazeta panorama ,7 korrik 2014) ku thuhet midis te tjerave kjo ketu poshte me “zarar”

    NENI 5
    Shqipëria do t’u ofrojë shtetasve të Shteteve të Bashkuara kompensimet, kthimin, ose me ndonjë mënyrë tjetër të brendshme ligjore, duke zbatuar procedurat brendshme të kthimit apo kompensimit. ect ect

    Pra nese do kerkohet lista e shtetasve “amerikane” qe paskan marre “nje shuk me pare” atehere para ketij krimi ekonomik te R & S kjo e ketij presidenti 2B do duket molekule..
    Fabula e ketij komenti: ..Nga 1993 deri ne vitet e fundit Usaliu i Marikes ka mbajtur “shenime me spec” edhe per ambasadore,dipllomate dhe drejtues shtetesh euroatllantike qe i kane bere duart pis ne miljardat e shqiptareve ku me e madhja dhe kriminalja eshte ajo e Gerdecit qe thote sakte dhe komentuesi Dudumi…
    Frika qe kane euroatllantiket nga akuzat e Usaliut te tyre per zyrtare potente ne dy anet e Atllantikut i detyron keta qe edhe pse shpiken SPAK-un ta lene ate krijese te tyre nen hallatet e Monstres se Lugit te zi te Tropojes per turpin e tyre

    Reply
  • ¿? says:
    October 18, 2025 at 6:13 am

    YÇ-o çdo gje qe shkruan ti vetem sa verteton sa te rende e ke fiksimin. Go get a life, o idiot!

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    October 18, 2025 at 6:31 am

    Për CHP:

    Pa pasur asnjë farë respekti për Saliun apo Rajersonin, duhet të shtoj që bisedimet që përmend ti dhe kompensimet për shtetasit amerikanë nuk janë bërë për arin. Janë bërë për pasuritë e ngrira të shtetasve amerikanë (shqiptaro-amerikanë) në Shqipëri dhe mosnjohjen e disa kontratave të qeverive para Nëntor 1944 me disa kompani amerikane.

    Këto patën qenë me vlerën diku tek 2 milionë dollarë (vlera e vitit 1945) dhe kanë qenë arsyeja zyrtare e SHBA për të prerë marrdhëniet me Shqipërinë në 1946.

    Ai 2 milionsh i kursit të 1945, u llogarit me kursin e viteve ’90 dhe duke iu shtuar edhe interesat vjetore, iu shpërnda shtetasve amerikanë të prekur nga vendim i Konferencës së Labinotit për mosnjohje borxhesh e kontratash me shtetet e huaja (vendim që hyri në fuqi pas Luftës).

    Ndërsa historia e arit është krejt tjetër, s’ka lidhje me Rajersonin.

    Reply
  • ¿? says:
    October 18, 2025 at 7:17 am

    E YÇ-o e degjon kete Moisiun ti. Enverist si puna jote eshte edhe ai, ama nuk vuan nga fiksimet e tua. E ka me bindje, jo me fikso-marrezi. Dhe meqe ra fjala, sipas kesaj qe thote Zoti Golemi, ty nuk te duket e drejte qe ai kompensim duhej zbatuar? Eshte njelloj si puna e kthimit te pronave, qe e ka dhjere fiksimi jot Usaliu, po me amerikanet nuk ia mbante bytha te bente me hile. Hajde YÇ-o, shpejt hajvanllikun tjeter.

    Reply
  • demo says:
    October 18, 2025 at 10:10 am

    USA aq e pati fuqine,sa ta shpalle NON GRATA,.
    SPAK aq e pati vixhutin sa ta hipe ne maje t`oxhakut,
    Zeqine e Rroskovecit do ti rruaje lesht e trapit.
    Ujku plak i pandeshkuar do te ngordhi prej takatit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE
  • Sot seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend
  • Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. Tutu on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Kavaja on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  4. Trapajane hesapi on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  5. Tefta on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?