Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti anashkalon Kushtetutën dhe dekreton zgjedhjet në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Presidenti anashkalon Kushtetutën dhe dekreton zgjedhjet në Tiranë
Lajmi i funditPolitike

Presidenti anashkalon Kushtetutën dhe dekreton zgjedhjet në Tiranë

Published: October 1, 2025
Shpërndaje

Pas shpalljes së vakancës nga qeveria, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht regjistrimit të ankesës së Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një dekreti që pritet të debatohet gjatë, presidenti i Republikës, Bajram Begaj vendosi të mërkurën që zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera të vendit të zhvillohen më 9 nëntor, pa marrë parasysh një ankim të regjistruar në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave.

Sipas dekretit, zgjedhjet e pjesshme do të mbahen në datën 9 nëntor në Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.

- Publicitet -

Bashkë me dekretin, presidenti Begaj shpërndau edhe një sqarim publik për rastin e Tiranës, ku interpreton shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj dhe bën një kapërcim juridik që sugjeron se ankesa e tij duhej të ishte drejtuar në Gjykatën Administrative dhe jo në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Begajt, nga praktika dokumentare e çështjes rezulton se Këshilli i Ministrave ka referuar si kuadër ligjor për shkarkimin pikën c të nenit 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore” mbi “mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë’

Kjo shton Begaj, “përbën rast të ndryshëm nga shkarkimi për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve” që parashikon neni 115 i Kushtetutës, gjë që do të thotë se për VKM nr.539, datë 25.09.2025 nuk zbatohet juridiksioni kushtetues për të drejtën e ankimit, por juridiksioni gjyqësor administrativ”.

Duke ndjekur këtë arsyetim, Presidenti thotë se verifikoi vetëm nëse ka një ankimim apo vendim pezullimi ndaj vendimit të qeverisë në Gjykatën Administrative.

Sipas Kushtetutës dhe ligjit për “Vetëqeverisjen Vendore”, një kryetar bashkie i zgjedhur mund të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve, kur dënohet me vendim të formës së prerë ose kur nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3-mujore.

Por Kushtetuta i jep zyrtarit të zgjedhur të drejtën që të ankohet për shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese, gjë që pezullon automatikisht vendimin e Këshillit të Ministrave deri në shqyrtimin e ankesës.

E pyetur nga BIRN se pse nuk ishte marrë parasysh ankimi i Veliajt në Kushtetuese, Presidenca nuk komentoi duke sugjeruar se argumentet juridikë ishin ezauruar në njoftim.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte zbuluar një skemë korrupsioni ku bashkia e drejtuar prej tij dhe biznesmenë që fitonin tendera në bashki ushqenin me para një rrjet kompanish dhe organizatash jo-fitimprurëse të drejtuara nga bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.

Shkarkimi i Veliajt, që shihej deri pak muaj më parë si një figurë qendrore e Partisë Socialiste dhe pasardhës i Edi Ramës, u inicua pikërisht nga Rama që udhëzoi këshilltarët socialistë të bashkisë që të nisnin procedurën e shkarkimit, që u finanalizua me vendimin e qeverisë.

 

Blerina Gjoka – Reporter

FOTO: Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj gjatë dekretimit të Këshillit të Ministrave. Foto: LSA.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • SPAK says:
    October 1, 2025 at 3:16 pm

    Shume sakte Z. Begaj! Nuk eshte problem Kushtetues eshte proces Administrativ! Prevalon interesi publik! Nuk mund te rrije Tirana pa kryebashkiat me! Ju lumte! Saliu le te shkoje ne Vicidol dhe te dergoje ne fshatrat e tyre Noken,Gaz bythen, Gjekmarkaj etj, mos harroni Alben!

    Reply
  • SPAK says:
    October 1, 2025 at 3:25 pm

    Opozita dhe Saliu: Counting someone’s sins does NOT make you a Saint!:

    Reply
  • Tani says:
    October 1, 2025 at 3:33 pm

    Ti pseudonim SPAK qe shkruan : “Nuk mund te rrije Tirana pa kryebashkia.” Po ku ishe ti dhe i Gjati ne prillin e kaluar kur Tirana i mbushi tre muaj pa kryebashkiak? Pse nuk ju pre juve barku qe atehere. Kur Tirana paska 9 muaj pa kryebashkiak (shkurt – tetor) , pse mos te rri dhe 9 muaj te tjere dhe te orhanizohen nje here e mire zgjedhjet e rradhes. Pra argumenti y nuk qendron . E verteta eshte se Rama i do keto zgjedhje blitz para daljes se raportit te OSBE-Ohirit qe do jete kritik per zgjedhjet e majit. Per budalla mos te na marri. Makar, pse mos te presi te pakten dhe 3 -4 muaj se te dali vendimi i kushtetueses?? Nese priti nga shkurti ne tetor, pse mos te presi nga tetori ne shkurt? Asgje nuk e justifikon kete nxitim perveç qellimit te Rames te mbuloje me shoshe parregullsite e majit , duke i fituar prape keto zgjedhje me te njejtat parregullsi perpara se te publkohet raporti i OSBE-se. Kaq !

    Reply
  • Marko says:
    October 1, 2025 at 4:01 pm

    Zoti Kapter Begaj, ky eshte konflikt institucional i qellimshem, mbasi te zgjedhurit nga sovrani nuk trajtohen nga gjykata administrative po ajo Kushtetuese! Do perfundoni ne doren e Keshillit te Venecias mor injorante, pra do e zvarrisni Shqiperine si Kosoven e Albin kurtit! Dhe pastaj thone mos u largoni se Shqiperia do behet, po. po vetem per ju …

    Reply
  • info analitike says:
    October 1, 2025 at 5:22 pm

    Eshte shume e thjeshte. Topi eshte i Kriekaqolit dhe penalltine e gjuan vetem ai. Pra kushdo qe hyn nen ombrellen e tij e pranon rolin e lolos se oborrit. Tepke si merhuni qemoti qe perdorte emrin e popullit apo te partise per te te qerruar.
    Ky është shteti qe deshet shokë ndaj te ankohesh tani qe u prek beniamini juaj eshte shume vone. Duhej ta kishit bere sa here shteti u perdor si justifikim per te nxjerre ne rruge apo futur ne burg te vobektit duke I sherbyer interesave oligarkike. Pa Kriekaqolin Erioni sot do te ishte nje hic por nje hic i lire. Kot nuk thone italianet ‘chi è causa del suo male, pianga se stesso’

    Reply
  • Banda says:
    October 1, 2025 at 5:50 pm

    Sikur u betua qe do zbatoje Kushtetuten Bamja. Apo çi qi t’emen. Mjafton ti beje gojore Zdromsit qe te kenaqet, pa te tjerat nuk kane rendesi

    Reply
  • Phoenix says:
    October 1, 2025 at 8:11 pm

    Diktaturat nuk kane aspak brire. Gjithmone fillojne dhe propagohen duke shkelur ligjet baze, dhe neperkembur te drejtat dhe lirite themelore njerezore, Kjo do te thote qe rregjimi Rama dhe marjonetat e tij, jane te paligjshem dhe te pavefshem. Mos bashkepunoni me shemtirat dhe te deformuarit, po doni lirine dhe te ardhmen e femijeve tuaj! Historia po perseritet.

    Reply
  • Phoenix says:
    October 1, 2025 at 8:17 pm

    Po ju bejne karshillek e po tallen me ju. Talluni dhe ju me ta, por mbani mend dicka, asnje lloj bashkepunimi me ta!. Jane te paligjshem. E morret vesh? Ne te kundert Historia do ju hedh ne hale, ashtu si hodhi dhe paraardhesit e tyre.

    Reply
  • SPAK says:
    October 1, 2025 at 8:22 pm

    Sa keq ju ardhka sektit te saliut se u shkarkua Veliaj!

    Reply
  • demo says:
    October 1, 2025 at 10:14 pm

    Shkoi n`fis.Ndodhi ajo qe parashikova une dje.Bajrami eshte burre i urte.Nuk digjet jorgani per nje plesht.

    Reply
  • fjala says:
    October 1, 2025 at 10:35 pm

    Per mua presidenti ka bere gjene e duhur ligjerisht. Nuk ka shkele kushtetuten, ka çfrytezuar shprehjen e ligjit pike per pike: …mungoi tre muaj dhe nuk u praqit ne detyre, nuk thote ligji me dashje apo pa dashje. Ne drejtesi edhe shenjat e pikesimit respektohen edhe me sasine e bojes mbi te. Ne vendin tone behet tallava qejfi dhe jo zbatim ligji. Gjykata kushtetuese veç qe nuk zbaton kushtetuten por dhe e deformon dhe interpreton ate sipas qejfit te …….gjejeni vete se ku flene ne darke dhe me ke!

    Reply
  • capi says:
    October 2, 2025 at 1:05 am

    Ai nuk ka tre por gjashte muaj qe nuk shkon ne pune. Ky vendim duhej marre qe ne Qershor. Me te drejt ose pa te drejt, eshte gjykata qe thote fjalen e fundi . Perderisa GjK e ka pranuar ankinimin te le te kuptosh qe eshte objekt shqyrtimi.

    Ne kete rast ,problemi eshte se presidenti nuk ka kapacitet te interpretoj ligji. Te gjithe i duam hajdutet pas hekurave, por do luajtur loja deri ne fund. Presidenti eshte thjesh nje lojtar dhe jo arbiter, dhe per me teper nuk formulon rregullat e lojes.

    Pastaj ky skuthi, nuk di cfare perfiton me kesi pelivanlleqesh. Thjesh ben rremuje, dhe me e keqja na pizmos kumandarin. Sikur 10% e atyre qe ka ne dosje Lt. Theo Kojak te qendrojne i ha ca vite te mira burg.

    Reply
  • Mjaft me "Dekllarata"! says:
    October 2, 2025 at 3:15 am

    Ne kete rast konkret jane shkelur dy te Drejta elementare Kushtetuese: —– 1. Mosrespektimi i afateve ankimuese te personit/subjektit te shkarkuar nga Keshillit te Ministrave dhe Kryetarit te saj (me PROPOZIM te Keshillit Bashkiak Tirane), te cilet kane iniciuar nje procedure tjeter me dergimin e kerkeses tek Presidenti i Republikes per shpalljen e dates se zgjedhjeve te pjesshme per Pushtetin Vendor; —– 2. mosrespektimi nga Presidenti i Republikes i procedures se ankimimit te kryer tashme e te pranuar per trajtim nga Gjykata Kushtetuese, pra MOSRESPEKTIMI I GJYKATES KUSHTETUESE = SHKELJE E RENDE E KUSHTETUES. —– Pas rastit Xhacka-Gaci kjo eshte llangosja (me metoda karavidhesh) e dyte si te Kushtetutes, Ligjit Themeltar per funksionimin e Shtetit, ashtu dhe te Gjykates Kushtetuese si forumi suprem per mbrojtjen e ketij Ligji Themeltar = KUSHTETUTA.

    Reply
  • vlonjati says:
    October 2, 2025 at 6:41 am

    SPAK-u, kuptohesh me veshtiresi per ato qe thua ne komentet e tua. Ti i ke seriozisht ato qe komenton apo tallesh me milet ? Si ore edhe pse Rama ka 12 vjet qe e drejton kete vend per ç’do faj te tij ju beni fajtor Berishen ! Edhe se eshte Rama qe e kerkon me ngulm shkarkimin e Veliajt fajtor eshte gjithmone Berisha, edhe se eshte Rama qe po i shkel ligjet me te dyja kembet fajtor eshte Berisha se keshtu thote Rama, SPAK dhe ETHEM LALAJ !

    Reply
  • .... says:
    October 2, 2025 at 7:54 am

    Tani, nuk me çudit shqetesimi juaj duke bere nje koment kaq analitik. Problemi eshte shkurt . Kryetari bashkuse a duhet te hete ne detyre? Ne qoftese eshte si thua tu, ç’e duam ta zgjedhim, bejme dhe pa kryaetar. Ore po kaq lajthitje jeni marre ne tru te vogel?

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 2, 2025 at 8:53 am

    VO:
    -Që është MULLI ME ERË DIHET,POR NUK DIHET NGA I VJEN UJI.? Kështu thot populli punëtor e liridashës,kur nuk e pyesin sa SHKON ORIZI NË KINË.!
    -Gjenerali I USHTRISË-B. Begaj mori shëmbullin e Presindentit B.Topi,I cili edhe pse u QUAJT HORR BULEVARDI PËR 21 JANARIN 2011 ME 4 TË VRSRË ME URDHËR TË MBRETI DEFAKTO -SALI NUK LËVIZI NGA KOLLTUKU,NDONSE ATHERE PAGA ISHTE MË E VOGL.!
    Marrzia do vazhdoi derisa DREJTËSIA është në KOMA.!
    Dhe Populli,Intelektualët e ndershëm do to BIEN LEGENIT.!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?