Vetëm 40 orë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, presidenti Bajram Begaj u është drejtuar më një mesazh të gjithë shqiptarëve.
Teksa ka ftuar të gjithë qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës, Begaj shprehet procesi duhet të jetë transparent. Begaj kërkon që 11 maji të kthehet në ditë feste dhe angazhimi qytetar në emër të demokracisë dhe të shpresës për të ardhmen.
“Sot, dua t’ju drejtohem me një mesazh të posaçëm: 11 maji është një ditë e veçantë për secilin prej jush. Në këtë ditë ju keni mundësinë dhe të drejtën për të vendosur mbi të ardhmen tuaj, të familjes dhe të Shqipërisë sonë të përbashkët.
Unë ju ftoj të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar ditën e diel me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet! Të gjithë së bashku mund ta kthejmë këtë proces në një shembull të qytetarisë, të transparencës dhe të pjekurisë demokratike, sepse demokracia nuk është thjesht një ditë votimi, është një angazhim i përditshëm që nis me pjesëmarrjen dhe kulmon me përgjegjësinë.
Institucionet kanë një detyrim të qartë dhe të panegociueshëm: të garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të qeta. Vetëm përmes një procesi zgjedhor të ndershëm dhe të besueshëm ndërtohet besimi i qytetarëve te shteti, tek institucioni i votës dhe te vetë e ardhmja demokratike e vendit tonë.
Unë besoj thellësisht se populli shqiptar meriton më të mirën. Meritoni një proces zgjedhor që përfaqëson vullnetin tuaj të lirë, që respekton ligjin dhe që i shërben vetëm interesit publik.
Zgjedhjet e 11 majit nuk janë vetëm ushtrim demokracie, por janë test i rëndësishëm pjekurie politike për qytetarët dhe faktorin politik.
Ndaj, si përfaqësuesi juaj, ju kërkoj me zemër që 11 majin ta ktheni në ditë feste dhe angazhimi qytetar në emër të demokracisë dhe të shpresës për të ardhmen. Vota është zëri juaj. Përdoreni me dinjitet, sepse përmes saj ju merrni në dorë fatin tuaj dhe të brezave që do të vijnë.
Pavarësisht sfidave që mund të hasim, unë kam besim se ne mund dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar, të palëkundur në përkushtimin tonë për një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më demokratike”-thuhet në mesazhin e Begat.
i.b./dita
Kur votojme nuk marrim ne dore fatin tone, o kurve e Rames, po votojme te na e marrin fatin tone kriminelet si puna jote , e Rames, e Berishes, e me radhe, E keni provuar qe jeni plera per me shume se 30 vjet
Votoni per Arlind Qorrin
Kjo eshte te pakten mundesia e radhes per nje vote me vlefshme se sa tja jepni perseri voten palo kriminelit Ramut dhe kriminelit Berishe
ME SISTEMIN ELEKTORAL AUTOKRATIK TE 2008 FITUESI I ZGJEDHJEVE ESHTE PERCAKTUAR PARTIA SOCIALISTE,
PJESMARRJA SA ME E LARTE NE VOTIME, VOTAT TONA PER NR2, OSE PER NR6, GODASIN AUTOKRACINE,
SEPSE NR2 “LEVIZJA BASHKE”, EDHE NR6 “SHQIPERIA BEHET”, KANE PROBABILITET QE VOTAT TE BEHEN DEPUTETE.
EDVIN RAMA 5 MAJ:” Le të thonë ç’të duan për mua, por të votojnë 5. Nëse s’e bëjnë këtë, le të bëjnë atë që bëra
unë në mars të ‘92. Nuk shkova fare të votoj. As për askënd tjetër. Kush nuk shkon të votojë i hap rrugën shumicës.”
EDVIN RAMA 5 MAJ: “Nëse nuk votoni dot 5-ën, mos dilni fare!”
SEPSE, TIMONIERI AUTOKRAT EDVIN RAMA, E DI QE MOSPJESMARRJA NE VOTIME, SIPAS SISTEMIT FAVORIZOHET.
VETËM PËR KËTË ARSYE QË KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, U DREJTOHET QYTETARËVE SHQIPTARË,
NËQOFTËSE NUK MË VOTONI MUA, MOS SHKONI TË VOTONI, KY AUTOKRAT, KY MONARK, DUHET NDËSHKUAR!
Edhe këtu drejt e në mut o aldrinp ? Po si nuk u ngope një herë o burrë i dheut ? Lerë edhe pak për “festën” e 11 majit
Bajromo, nqs ti I do te miren shqiperise, nderro ligjin e 50%. Rama gjithmone me perqidje ka vjedhure. Kur ishte ne bashki donte 20% nga cdo investim. Sala I merrte me dhune. Partite e vogla me kete system humbasin sepse edhe per 1 vote me pake nuk marrin deputet dhe votat e vjedhin PD + PS. Te pakten per sa kohe je aty, mgjth kukull, beje nje ndere popullit shqiptare, nderro 50% dhe presidenti te zgjidhet nga populli. Perndryshe gezuare Ramazonin.