Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti Begaj: Përfunduam procesin e konsultimeve për datën e zgjedhjeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Presidenti Begaj: Përfunduam procesin e konsultimeve për datën e zgjedhjeve
Lajmi i funditPolitike

Presidenti Begaj: Përfunduam procesin e konsultimeve për datën e zgjedhjeve

Published: November 25, 2024
Shpërndaje

Presidenti Bajram Begaj ka njoftuar më anë të një statusi në Facebook se ka përfunduar procesin e konsultimeve me partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025.

Ai është shprehur i kënaqur për gjithpërfshirjen e faktorit politik dhe sipas tij opinionet e tyre udhëhiqeshin nga interesi më i lartë i zgjedhësve dhe jo nga përllogaritjet vetjake.

Mesazhi i plotë i Presidentit Bajram Begaj:

- Publicitet -

Sot mbylla procesin e konsultimeve me faktorin politik dhe institucional për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025.

Kompetenca për caktimin e datës së zgjedhjeve i takon Presidentit të Republikës, por unë jam shumë i kënaqur që i gjithë faktori politik parlamentar u përfshi me opinione dhe sugjerime në këtë proces, si drejtpërdrejt me pjesëmarrje në takimet konsultuese, edhe në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet përcjelljes në rrugë të tjera të preferencave partiake.

Nga konsultimet vura re se, në tërësi, opinionet udhëhiqeshin nga interesi më i lartë i zgjedhësve dhe jo nga përllogaritjet meskine që priten rëndom në raste të tilla.

Konvergjenca e mendimeve, përtej dallimeve në qëndrimet politike, ishte shfaqja më domethënëse e kësaj konsulte.

Caktimi i datës së zgjedhjeve për mua nuk është thjesht një detyrim kushtetues dhe as procedurë formale juridike, por është, së pari, një sprovë e fuqishme bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe angazhimi i të gjithë faktorit politik dhe institucional në emër të zgjedhësve dhe për zgjedhësit, sikurse është një rast domethënës për të risjellë në vëmendje rëndësinë vendimtare që kanë zgjedhjet për konsolidimin e demokracisë parlamentare.

Detyra madhore e aktorëve politikë është t’i shndërrojnë zgjedhjet parlamentare të pranverës së vitit 2025 në histori suksesi për shqiptarët dhe demokracinë shqiptare, ku duhet të shkëlqejë zbatimi i ligjit, korrektesa dhe etika në komunikimin e platformave, respekti për zgjedhësit dhe vullnetin e tyre të shprehur me votë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    November 25, 2024 at 3:27 pm

    ‘Zhjedhje!?’
    Ne cilin vend,shtet,popull…pas tre dekadash inegzistent,’shprehje gjeografike’,pushtuat nga ISIS ku ish shQIptaret Jane perzene e zevendesuare me muxhahedine,xhihadiste,hajdare UDB-ashe allias ‘KoqeVare’!?

    Reply
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    November 25, 2024 at 3:32 pm

    ‘Zhjedhje!?’
    Ne cilin vend,shtet,popull…pas tre dekadash inegzistent,’shprehje gjeografike’,pushtuat nga ISIS ku ish shQIptaret Jane perzene e zevendesuare me muxhahedine,xhihadiste,hajdare UDB-ashe allias ‘KoqeVare’!?
    Po nuk je i Korruptuara,gezom te drejte morale,ndihesh shQIptar Ke dy rrugen:
    1-Shpall GJENDJEN e jashtezakoneshme
    2-Jep dorheqje!
    Po je i inktiminuar e je burre si ish ‘gjeneral i nje ushtrije te vdekur’….VRIT VEHTEN!

    Reply
  • pilo Lala says:
    November 25, 2024 at 4:03 pm

    Zhurme per asgje.
    Cfare ndryshimi ka ne rezultatin e zgjedhjeve nese behen ne 9 Maj apo 16 Maj?
    E dyta, nqse kjo eshte nje kompetence e Presidentit, ai e ka te drejten te caktoj daten, pike.
    Ne ushtri i thoshnim, nuk shtyhen ditet e Ushtrise duke shkuar ne hale.
    PDja kerkon te justifikoje humbjen me daten e zgjedhjeve.
    Aq vota sa do marresh ne 9 Maj, po aq do marresh edhe ne 30 Maj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës në Shqipëri
  • Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”
  • Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • Erion Veliaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?