Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti dekreton ministren e re në krye të Ministrisë të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Presidenti dekreton ministren e re në krye të Ministrisë të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Lajmi i funditPolitike

Presidenti dekreton ministren e re në krye të Ministrisë të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Published: January 15, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Republikës Bajram Begaj me propozim të Kryeministrit dekretoi emërimin e Adea Pirdeni në detyrën e Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Adea Pirdeni  u emërua nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë, ku krijoi edhe ministrin e re.

Rama solli argumentet për këtë ndërhyrje ne kabinet, duke e lidhur krijimin e një ministrie të tillë me nevojat që ka nxjerrë në pah procesi i integrimit të vendit në BE.

- Publicitet -

“Në këtë fazë të re zhvillimi të vendit dhe në kushtet kur Shqipëria po punon për kapitujt e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian kërkohet një qasje e re ndaj administratës publike, për të rritur krahas pagave konkurruese dhe cilësinë e burimeve tona njerëzore, duke rishikuar me një sy më kërkues e me ekspertizë më të konsoliduar organizimin e institucioneve, strukturat e funksionet e tyre”, shkroi Rama disa dite më parë.

Kujtojmë që Adea Pirdeni në tre vitet e fundit ka mbajtur pozicionin e zv.ministres së Drejtësisë dhe, siç shprehet Rama ajo ka spikatur me lidershipin e me profesionalizmin e saj në rolin e zv.kryenegociatores me Bashkimin Europian, si edhe në mbulimin e kapitullit madhor të Gjyqësorit e të Drejtave Themelore.

Adea Pirdeni është lindur në Tiranë më 1 tetor 1983. Ajo ka përfunduar studimet në drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, prej të cilit zotëron edhe një diplomë të studimeve Master në të Drejtë Publike.

Në vitin 2014 ka fituar titullin Magister Juris (MJur) me rezultate të shkëlqyera nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Oksfordit dhe prej vitit 2016 mban titullin “Doktor në Shkencat Juridike” nga Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës. Ajo ka kryer vizita studimore në kuadër të programeve të shkëmbimit pranë Universitetit Humboldt Berlin (Gjermani) dhe pranë Universitetit të Kansasit (ShBA). Që prej vitit 2008, Znj. Pirdeni angazhohet si lektore me kohë të plotë pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në disiplinat e së Drejtës Kushtetuese, të Drejtës Kushtetuese të Avancuar, të Drejtës së BE dhe të Drejtës Administrative.

Fushat kryesore kërkimore të saj janë aspektet kushtetuese të mirëqeverisjes dhe të drejtave të njeriut, integrimi evropian, si dhe reforma në drejtësi, për hartimin dhe implementimin e së cilës ajo ka kontribuar si Eksperte e Sekretariatit Teknik pranë Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë.

Në vazhdën e eksperiencave profesionale, Pirdeni ka shërbyer ndër vite si trajnere e jashtme pranë Shkollës së Magjistraturës, Shkollës së Avokatisë së Shqipërisë dhe Shkollës Shqiptare të Administratës Publike.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Rei says:
    January 15, 2024 at 2:28 pm

    Pa pervoje …keshtu I duan…

    Reply
  • intelektuali says:
    January 15, 2024 at 4:42 pm

    Mire dhe SHYQYR qe doli nje koker e vecante nga Rilindja Socialiste si Adea Pirdeni qe ka dipllome sagllam dhe ka mbaruar Oksfordin shkelqyeshem sic paraqiet dhe po t’i besojme kesaj CV famoze me shume levdata qe nuk duam t’i veme ne dyshim, por ketu ka nje problem per ministren e Edi Rames qe do te drejtoje ministrine Antikorrupsion, sepse po kjo Adea Pirdeni ka qene zevendese per shume kohe e hajdutit me cizme socialiste, Ilir Beqja qe eshte akuzuar nga SPAK per korrupsion makaber UBUBU! me shperdorime dhe hajni qindramilione euro nga sterilizimi dhe nga fondet e BE per bujqesine per te cilat kjo zonja famoze me dipllome Oksfordi nuk e ka hapur gojen asnjehere asper shefi e saj te korruptuar dhe as per te kallezuar ne SPAK ministren rezile te Bujqesise, ne vend te kesaj bukuroshe qe do te drejtoje tani Antikorrupsionin, punen e saje bene gazetaret dhe ne kete kendveshtrim:

    ADEA PIRDENI NGA OKSORDI ESHTE SI PLARENT NDRECI NGA RUBIKU QE EDI RAMA EBERI DEPUTET PASI SPAK E KA AKUZUAR SI HAJDUT

    Reply
  • Arber iliri says:
    January 15, 2024 at 5:18 pm

    Opozita mosbindje civile ne Parlament.Quhet stuhi ne goten e ujit.Jane te vdekur politikisht me kete levizje per te shpetu bythen e Sali Berishes dhe dendrit te tij.Ky eshte turp dhe keta vetem politikane nuk jane.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?