Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev gjendet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku së pari ka takuar Presidentin Bajram Begaj duke folur për thellimin e raporteve dypalëshe.
Gjatë fjalës së tij, Begaj kërkoi nga Aliyev njohjen e Kosovës prej Azerbajxhanit dhe mos pengimin e saj në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatat e rendësishme ndërkombëtare.
“Përsa i përket rajonit tonë, i shpreha Presidentit mik Aliyev qëndrimin se Kosova është tejet e rëndësishme për Shqipërinë. Stabiliteti dhe përparimi demokratik i Kosovës është i rëndësishëm jo vetëm për ne, por për qëndrueshmërinë dhe përparimin e gjithë rajonit tonë.
Ne inkurajojmë qeverinë e Azerbajxhanit që tëmbështesë dhe mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, si nëKëshillin e Evropës apo njohjen e dokumenteve tëudhëtimit të qytetarëve të Kosovës.
Jo më pak i rëndësishëm është bashkëpunimi ndër-parlamentar. Krijimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duhet të ndiqet nga hapa të tjerë, që krijojnë mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona”, tha Begaj, ndërkohë që Aliyev kërkoi nga Shqipëria që të mbështesë kërkesat e Azerbajxhanit për sanksione ndaj Armenisë për çfarë po ndodh në rajonin e Nagorni Karabakh.
Aliyev përmendi edhe faktin se Shqipëria është një rrugë kalimi për gazin azer në drejtim të Europës.
“Deri në 2027 do të dyfishojmë furnizimin me gaz për Europën dhe ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë”, tha presidenti azer duke shtuar se Azerbajxhani ka sasi të mëdha gazi dhe mund të dyfishohet sasia e gazit që transportohet nga vendi i tij në drejtim të Europës.
j.l./ dita

Kerkesa per njohjen e Kosoves me shume vonese .Kete duhet ta vinte si kushte Berisha kur nenshkroj marveshjen e TRAPit qe do kalonte ne teritorin shqiptare . Askush se kthen me mbrapshte ate qe ka firmosur Berisha. Vetem populli e ndal .
Me ne fund presidenti shqiptar e mori dhe e lexoi nje deklarate fjale per fjale sic e kishte shkruar zyra e kryeministrise.
Qy Bega na Peqini, nuk sqaron pse TAP çon gaz dhe mirqënie në Itali dhe Europë dhe ne shqipëtarët nuk fitojmë asgjë fare nga gazi që kalon posht këmbëve tona. Mos ky Alievi ka bër ndonjë maskarallëk me horrat tan që na qeverisin dhe Begeja nuk do ti prish korën maskarallëkut që qelb se edhe ai fiton nga allishverishi i bër me Alievin.
Po sikur un që TAP kalon në tokën time 122,5 m largë shtëpisë, dhe paguaj gazin me çmimin sa ti ngrihet termometri i epsheve të kusarisë së Edi Ramës, ti ve një llokum posht tubacionit dhe ta hedh në erë , se më vjen për të vjell dhe maraz kur Alievi tallet dhe thot që në 2027 do ta dyfishoj gazin për Europën ndërsa për Shqipërin thot se ky gaz kalon nga Shqipëria dhe nuk thot asgjë pse Shqipëria nuk përfiton as gaz as taksën e kalimit të këtij gazi që duhet të jetë gati 100 miljon euro në një vit, madje infermjer gjeneral presidenti as nuk e hap këtë muhabet por ka hallin e Kosovës se punët e Shqipërisë i ka në rregull me Alijevin. Mos ky miku i Beges na Peqini është horr e pusht kusarie si Edi Rama?
Pse nuk ve kusht skiperia per njohjen e Kosoves nqs duan te kalojn gazin ketej?