Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti i Këshillit Evropian: Ballkani Perëndimor, prioritet strategjik për BE-në
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidenti i Këshillit Evropian: Ballkani Perëndimor, prioritet strategjik për BE-në
AktualitetBote

Presidenti i Këshillit Evropian: Ballkani Perëndimor, prioritet strategjik për BE-në

Published: June 14, 2022
Shpërndaje

Ballkani Perëndimor më shumë se kurrë tani është prioritet strategjik për Bashkimin Evropian, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi më 14 qershor.

“Është koha të përshpejtohet procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, për të përmbushur standardet e kërkuara në kapituj. Ne qëndrojmë me shtetin tuaj dhe rajonin”, tha Michel gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

Zyrtari i lartë evropian shtoi se gjatë takimit me Gjukanoviçin kanë biseduar për propozimin e tij për krijimin e një “Bashkësie gjeopolitike evropiane”.

“Ne e kemi sqaruar se qëllimi nuk është që të zëvendësohet procesi i integrimit evropian të shtetit, por integrim i drejtpërdrejt politik si një mundësi për t’u takuar në nivel të liderëve në mënyrë që të promovohet mirëkuptimi i përbashkët politik dhe përparim i përbashkët në integrimin drejt BE-së”, tha Michel.

Në fillim të majit, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ishte për krijimin e një “komuniteti evropian politik” që do t’i lejonte shtetet që nuk janë në BE, përfshirë Ukrainën dhe Mbretërinë e Bashkuar, t’i bashkohen këtij unioni që do të kishte në thelb vlerat evropiane.

- Publicitet -

Michel po ashtu theksoi se BE-ja ka vepruar e bashkuar qëkur Rusia nisi agresionin ndaj Ukrainës, në mënyrë që ta sanksionojë ekonomikisht Rusinë dhe pranoi se Mali i Zi po respekton plotësisht politikën evropiane.

Gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, po ashtu u takua me kryeministrin, Dritan Abazoviç, dhe më pas zhvilloi një drekë pune me anëtarët e Qeverisë së Malit të Zi.

Më herët gjatë ditës, Michel është mirëpritur në aeroportin e Podgoricës nga ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç.

“Arritja e zyrtarit të lartë evropian në Mal të Zi është tregues se dyert e BE-së janë më të hapura se kurrë”, shkroi në Twitter Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Michel do të qëndrojë edhe në Kosovë më 14 dhe 15 qershor.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?