Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti italian mbërrin sot në Tiranë, zbardhet axhenda
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Presidenti italian mbërrin sot në Tiranë, zbardhet axhenda
AktualitetPolitike

Presidenti italian mbërrin sot në Tiranë, zbardhet axhenda

Published: September 7, 2022
Shpërndaje

Presidenti italian, Sergio Matarrela, pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vizita do të nisë ditën e sotme dhe do të zgjasë dy ditë, deri më 9 shtator.

Mbërritja në Tiranë është planifikuar për mbrëmjen e së mërkurës së 7 shtatorit, e ndjekur nga një darkë private në rezidencën e ambasadorit italian në Shqipëri.

Të enjten, Mattarella do të takohet me kreun e shtetit shqiptar, Bajram Begaj, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë për shtyp.

- Publicitet -

Në orën 12:00 Presidenti i Republikës do të pritet në selinë e qeverisë nga kryeministri Edi Rama.

Në vijim është dreka e punës e ofruar nga presidenti shqiptar Begaj, për nder të kreut të shtetit italian.

Pasdite Mattarella do të vizitojë shkollën italiane në Tiranë dhe selinë e shoqërisë Dante Alighieri. Më pas, kreu i shtetit do të takojë kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, në Asamblenë Kombëtare në Tiranë dhe më pas do të ketë një takim në hotel Rogner me përfaqësues të komunitetit italian.

Nisja për në Shkup është planifikuar mbrëmjen e nesërme.

Dita e dytë e udhëtimit hapet me mbërritjen e Mattarellës në Villa Vodno, rezidenca zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku do të pritet nga homologu i tij, Stevo Pendarovski.

Në fund të takimit do të ketë disa deklarata për shtyp. Më vonë Mattarella do të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës në monumentin e Goce Dellçevit në Shkup. Gjatë paradites Mattarella do të pritet në Kuvendin Kombëtar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Presidenti më pas do të ketë një drekë pune të ofruar nga homologu i tij Pendarovski. Kreu i shtetit pasdite do të ketë takim në hotel me stafin e ambasadës italiane në Shkup dhe me përfaqësues të diasporës italiane.

Më pas Mattarella do të pritet në selinë e qeverisë nga kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski. Në përfundim të takimit është parashikuar transferimi në aeroport për kthimin e Presidentit të Republikës në Romë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Fatmir Lohja says:
    September 7, 2022 at 10:42 am

    Do Zoti nuk takohet me hajdutet shqiptare,ky burre zotni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje
  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori
  • Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  3. Sokol on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  4. K R on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. prehistoriku on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?