Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti Macron thirrje nga Izraeli: Koalicioni kundër Shtetit Islamik të luftojë edhe organizatën terroriste
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Presidenti Macron thirrje nga Izraeli: Koalicioni kundër Shtetit Islamik të luftojë edhe organizatën terroriste
Bote

Presidenti Macron thirrje nga Izraeli: Koalicioni kundër Shtetit Islamik të luftojë edhe organizatën terroriste

Published: October 24, 2023
Shpërndaje

Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi (sot) të martën që koalicioni ndërkombëtar i cili lufton kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri të zgjerohet për të përfshirë luftën kundër grupit militant palestinez Hamas në Gazë.

Presidenti francez e bëri këtë propozim ndërsa po viziton Izraelin, por nuk dha detaje se si do të mund të bëhej kjo. Kryeministri izraelit, Netanyahu pas takimit e cilësoi luftën e vendit të tij kundër Hamasit si lufta për shpëtimin e qytetërimit.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pas takimeve me udhëheqësit izraelit në Tel Aviv dhe Jerusalem, propozoi që grupi militant palestinez, Hamas të luftohet nga një forcë rajonale dhe ndërkombëtare.

- Publicitet -

Presidenti Macron e bëri të ditur propozimin e tij gjatë konferencës për shtyp krahas kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu duke thënë sea shtu si grupi Shtetit Islamik, edhe Hamasi është një organizatë terroriste që ka për qëllim shkatërrimin e Izraelit.

“Kjo është arsyeja pse Franca është e përgatitur që koalicioni ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, të luftojë edhe kundër Hamasit. Unë iu propozoj partnerëve tanë ndërkombëtarë që të ndërtojmë një koalicion rajonal dhe ndërkombëtar për të luftuar kundër grupeve terroriste që na kërcënojnë të gjithëve”, tha Presidenti francez.

Zoti Macron megjithatë nuk dha detaje se si do të bëhet ndërtimi i këtij koalicioni, por theksoi se Franca dhe Izraeli e kanë terrorizmin “armikun e tyre të përbashkët”.

Koalicioni që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara përbëhet nga rreth 80 vende dhe organizata ndërkombëtare që ndërmerr veprime ushtarake, por gjithashtu lufton kundër financimit të terrorizmit, luftëtarëve të huaj terroristë dhe ndihmon në stabilizimin dhe rindërtimin e zonave të çliruara.

Kryeministri izraelit nuk e komentoi propozimin e Presidentit Macron, por luftën kundër Hamasit e vlerësoi si përballje të qytetërimit kundër të keqes.

“Hamasi është sprovë për perëndimin dhe për qytetërimin. Nëse Hamasi del fitimtar, ne të gjithë do të humbasim. Evropa do të rrezikohet. Qytetërimi do të rrezikohet. Prandaj kjo betejë nuk është thjesht e jona. Është beteja e Evropës. Është beteja e Amerikës. Është beteja e qytetërimit. Është beteja për zemrën dhe shpirtin, dhe të ardhmen e Lindjes së Mesme, dhe botës arabe”, tha gjatë konferencës për shtyp kryeministri Netanyahu.

Presidenti Macron paralajmëroi gjithashtu kundër rreziqeve të një konflikti rajonal, duke theksuar se lufta kundër Hamasit “duhet të jetë e pa mëshirë, por jo pa rregulla”.

Vizita e presidentit francez vjen pasi ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian të hënën u përpoqën të bien dakord të bëjnë thirrje për një “pauzë humanitare” në luftën midis Izraelit dhe Hamasit për të lejuar hyrjen e më shumë ndihmave për civilët.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?