Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti polak: Bisedat me Putinin sikur të flisje me Hitlerin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Presidenti polak: Bisedat me Putinin sikur të flisje me Hitlerin
BoteLajmi i fundit

Presidenti polak: Bisedat me Putinin sikur të flisje me Hitlerin

Published: June 9, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, kritikoi liderët e Francës dhe Gjermanisë për bisedat e tyre telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se këto telefonata i duken sikurse të bisedonin me Adolf Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore, raportoi e përditshmja gjermane, Bild.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë mbajtur biseda të ndara telefonike me Putinin, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Macron veçanërisht ka zemëruar ukrainasit, kur ka deklaruar se Rusia nuk duhet të “poshtërohet” në mënyrë që të ruhen shanset për zgjidhje diplomatike të konfliktit.

- Publicitet -

Duda gjatë një interviste për Bild tha se diskutime të tilla vetëm kanë legjitimuar luftën e paligjshme në Ukrainë.

“A ka folur dikush kështu me Adolf Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore?”, tha Duda.

“A ka thënë dikush që Adolf Hitleri duhet të dalë faqebardhë? Se duhet të veprojmë në atë mënyrë që të mos e poshtërojmë Adolf Hitlerin? Unë nuk kam dëgjuar diçka të tillë”, shtoi presidenti polak.

Lufta në Ukrainë, që Moska e cilëson “operacion të posaçëm ushtarak”, ka lënë të vdekur mijëra civilë dhe mbi 7 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga vendi.

Ukraina dhe aleatët perëndimorë thonë se Rusia ka nisur luftë të paprovokuar për të pushtuar vendin.

Në një telefonatë të përbashkët me Putinin më 28 maj, Scholz dhe Macron i bën thirrje atij që të lirojë 2,500 luftëtarët ukrainas të fabrikës Azovstal në Mariupol, dhe të bisedojë direkt me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Muajin e kaluar, Zelensky hodhi poshtë sugjerimet e bëra nga disa shtete perëndimore se Kievi duhet të japë territor dhe të bëjë koncesione të tjera në mënyrë që t’i jepet fund luftës, duke thënë se këto ide i ngjasojnë me përpjekjet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore për të bindur Gjermaninë Naziste që t’i jepte fund luftës./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Armir says:
    June 9, 2022 at 5:32 pm

    Presidenti i Polonise eshte kunder bisedimeve. Kjo nenkupton se Ai desheron lufte totale, deri sa njeri krah te kapitullooje, me pasoja dhe humbje te jashtezakoneshme.

    Ai beson se: Ukrainasit qe luftojne dhe Polaket qe i kane dhene ndihma te jashtezakoneshme, me shum se kushdo Ukraines, do arrijne te fitojne.

    Ne vitin 1939, Hitleri i kerkoj Polonise, territoret me popullate Gjermane qe Ajo, i kishte mare sipas tij, “si dhurate” pas luftes se pare boterore. Keto territore me popullate Gjermane, donte ti çkembente me disa territores te tjera, te banuar me Polake.

    Nuk arriten te miren vesh sepse:

    1. Ministri i mbrojtjes se Polonisë, besonte se kishte ushtrine me te forte se gjermanet dhe se kaloresit e tij ishin formidabel.

    2. Nderkaq, ndihma ushtarake e premtuar nga Anglia ne kete situate, per shkaqe te caktuara, nuk i moren dot.

    Perfundimi teper tragjik i kesaj lufte që e dime te gjithe, eshte se mbi 5milion polake humben jeten.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qofsh e bekuar rinia e vëndit tim! Protestat dhe dy propozime racionale  
  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?