Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Presidenti ‘urdhëron’ Gjykatën Kushtetuese që të zhbëjë vendimin e saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Presidenti ‘urdhëron’ Gjykatën Kushtetuese që të zhbëjë vendimin e saj
Lajmi i funditPolitike

Presidenti ‘urdhëron’ Gjykatën Kushtetuese që të zhbëjë vendimin e saj

Published: October 16, 2025
Shpërndaje

Në një akt të paprecedentë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i kërkoi me tone urdhëruese Gjykatës Kushtetuese që të zhbëjë vendimin për pezullimin e dekretit të tij për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, duke e quajtur atë si antikushtetues dhe të pabazuar në praktikën e mëparshme.

 

Të mërkurën, zyra e shtypit e Presidencës shpërndau për mediat “mbrojtjen ligjore” të kreut të shtetit si “palë e interesuar” në çështjen me ankimues Erion Veliaj, i cili kundërshton shkarkimin si kryetar bashkie nga Këshilli i Ministrave.

- Publicitet -

Në këtë dokument të hartuar për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti merr përsipër të kundërshtojë si ‘antikushtetues’ vendimin e kësaj gjykate për të pezulluar një dekret kontrovers të tij, ku caktonte mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, pavarësisht se kryebashkiaku Veliaj kishte dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese.

Padia e Veliajt bazohej në nenin 115 të Kushtetutës, i cili parashikon qartë se vendimi i shkarkimit pezullohej në momentin e ankimimit. Megjithatë, Begaj e futi Presidencën në një kurs përplasje me Gjykatën Kushtetuese, pasi i kërkon që të deklarojë “moskompetencën” për shqyrtimin e dekretit të tij si dhe heqjen e pezullimit për dekretin.

Po ashtu, presidenti merr përsipër që ti kërkojë Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë kërkesën e Veliajt si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës dhe të shpallë një datë të shpejtë zgjedhjesh në Tiranë.

“Në vlerësimin tonë si palë e interesuar, vetëm një procedim i tillë mund të rikthejë kushtetutshmërinë e këtij procesi ankimor, të cenuar në mënyrë arbitrare nga vetë Gjykata Kushtetuese,” thuhet në argumentet e Presidencës.

Në të gjithë parashtesën e përgatitur për seancën gjyqësore të datës 31 tetor, ku do të vendoset për ligjshmërinë e shkarkimit të Veliajt nga qeveria, Presidenti përdor një gjuhë që synon të intimidojë Gjykata Kushtetuese në vendimmarrjen e saj.

Në një nëndarje të dokumentit me titull “Gjykata Kushtetuese ka detyrimin të respektojë jurisprudencën e saj”, Presidenti i sugjeron kësaj gjykate që të ruajë praktikën e saj vendimmarrëse duke aluduar se po e shkel atë.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund ta lexojë Kushtetutën “rast pas rasti” dhe të hedhë në kosh vendimet e veta të mëparshme sa herë që konstatimet, arsyetimet, përkufizimet dhe referencat e paraqitura në to nuk i vlejnë për konstruktin artificial që ajo kërkon t’i japë çështjes së fundit që ka në dorë,” thuhet në dokument.

Presidenti po ashtu merr përsipër të analizojë jo vetëm vendimmarrjen, por edhe sjelljen e Gjykatës Kushtetuese duke akuzuar për “vetëizolim” ndaj argumenteve të palëve të interesuara.

Begaj pretendon gjithashtu se Kushtetuesja nuk e ka kompetencën ligjore që të shqyrtojë këtë ankimin të Veliajt dhe e quan vendimin e saj të njëanshëm.

“Ky vendim i mbledhjes së Gjyqtarëve është antikushtetues dhe duhet të korrigjohet menjëherë. Gjykata Kushtetuese duhet të riçelë diskutimin për legjitimimin dhe të rivendosë për të pasi të ketë dëgjuar edhe argumentet e palëve të interesuara përpara se të procedojë me çdo hap tjetër,” shkruan Presidenti.

Dokumenti që ngjan më shumë si ‘sulm’ publik ndaj Gjykatës Kushtetuese u publikua vetëm pak orë pasi opozita ndërmori një hap zyrtar, duke kërkuar shkarkimin e tij nga detyra për shkelje të rënda kushtetuese, mes së cilave pranimin e pagesave nga një spital privat si dhe lidhjen e kontratave të sigurimit me kompaninë ku punonte i biri.

Reporter

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • capi says:
    October 16, 2025 at 2:29 am

    Po ku di gje mavria, rrezik dhe firmen ja ka hedhur dikush tjeter.

    Reply
  • Drejtesi says:
    October 16, 2025 at 5:26 am

    E ka turputuar veten …. dikush qellim keq e ka keshilluar….rasti me i mire

    Reply
  • ppa says:
    October 16, 2025 at 7:40 am

    Analiza e DITA pa autor tregon qe Thano apo ndonje tjeter te bejne juristin (konstitucionalistin); madje ne nje menyre jokorrekte , ne shume raste duke ironizuar e stigmatizuar aresyetimin juridik te Presidentit. Ne te gjithe analizen nuk permendet ajo qe eshte thelbi i debatit ” Gjykata Administrative”. Ketu siper shoh komentues si Capi dhe Drejtuesi – stili i analizes tuaj natyrisht eshte me e moderuar.

    Reply
  • Gac Gjondrekaj says:
    October 16, 2025 at 7:53 am

    Është presidenti i republikës , maja e shtetit tonë dhe sulmet ndaj tij janë plotësisht të pa kakter. Gjykata kushtetuese nuk duhej të atakonte dekretin e presidentit por atë të kryeministrisë për shkarkimin. Gjykata kushtetuese nuk di për vehten e saj se ku qëndron.

    Reply
  • Arben says:
    October 16, 2025 at 9:33 am

    President kokë-rroçkë

    Reply
  • demo says:
    October 16, 2025 at 9:37 am

    Jane mbledhur shkrimtaret,gazetaret,kameramanet, gjitholloget dhe fylozofet si Fatos Tarifa te brohorasin vendimin e Kushtetuses kunder Dekretit te Presidentit per Zgjedhjet. Presidenti ka nje bylyk me Jusiste ne presidence dhe ky Debat duhej te behej mes Juristeve.Vendimi kushtetueses shpetoi Rendin Demokratik!!!!
    Kur te fiket enthusiazmi dhe presioni te s`fumohet do shohim c`ka mbetur ne fund te gotes.

    Reply
  • SPAK says:
    October 16, 2025 at 9:54 am

    Presidenti ka te drejte kushtetuese te interpretoje ligjin dhe ne kete drejtim ka te drejte te marre vendimin e tij si president! Presidenti nuk shkel kushtetuten kur merr vendimin e tije dhe e arsyeton pse e morri ate vendim! Gjykata Kushtetuese ka detyre ta anulloje ate! Por Kushtetuesja ka akoma Bejtja, gruan e Bejtjes, skllav i Saliut! ka akoma bashkejetuesen e Alibeaj! Nje Kryetare qe nuk largohetsepse i ka mbaruar mandati apo nje kerkese parlamentit per te shkarkuar Xhacken?! Rama duhet te marre vendime per te rregulluar situaten!

    Reply
  • SPAK says:
    October 16, 2025 at 11:03 am

    Edhe njehere per Median dhe politiken dhe presidentin! Alba qe e zbardhim me kremra te lire dhe ngjan si Barbie, nuk eshte dakort me presidentin! Arion Sula, te vjen te vjellesh vetem ta shikosh dhe jo ta degjosh! Bledian Koka?! O Zot a kane gra keta apo dashnore, gay? Kush i paguan cfare bejne per te jetuar, Eshte nje skote e mallkuar qe na dalin pernate ne TV! Eshte Saliu ne qender te gjithckaje te keqe qe ndodh ne Shqiperi!

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    October 16, 2025 at 11:43 am

    Presidenti BAJGA do dekretoje qe Sllobodanka,allias LIRIA bashkeshorte e kalifit SS-Serbit SALI dhe LINDA vrima e 17-te e edVINIT EUNUKUT TE TIJ BOJAXHI kane vendosur me regji agenturash sistemin ‘MatriarKAR’ ne ish ShQIperi!

    Reply
  • fjala says:
    October 16, 2025 at 11:45 am

    Presidenti nuk e urdheron gjykaten kushtetues, demagogji ky titull i shkrimit qe i ben dem gazetes. Presidenti rekomandon gjykates kushtetuese se e di se kush jana antaret e saj qe jane ne konflikt interesi me Shqiperine dhe kushtetuten se ashtu u gatua nga Ilir Meta me antare dashnore e Alibeut, antar gruan e Shkullakut plus mediokerit e Ilir Metes. Pra, presidenti u vjen ne ndihme te mos vazhdojne te diskretitohen, pa pse? Ju ben vone te hesht? ! Ku eshte frika ketu. Se nuk do i fitoje ps zgjedhjet? Jo, prandaj, lerini broçkullat se shyqyr nuk jeni vetem ju informatoret e shqiptareve, por ka dhe ca njererz qe u gjykojne dhe juve, ama nuk u detyrojne. Mund te vazhdoni rrugen tuaj se si tha Majakovski: ju shkoni ku te doni, une do shkoj ne arke te kursimit…!

    Reply
  • capi says:
    October 16, 2025 at 11:58 am

    Po te bej pak durim deri ne 31 Tetor, Te leje GjK te shprehet. Nxiton sikur e ka zene majaselli. Ndoshta e cpon ndonje me bodec te bej nga keto letra.

    Reply
  • Humoristi says:
    October 16, 2025 at 12:05 pm

    Kush do ta drejtoje Badhkine e Tiranes,deri sa drejtesisja do ta ndaje vaden!?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin pamjet për kapjen e “Vis Korçarit”, ishte i dënuar me 4 vite burg nga GJKKO
  • Rama ironizon protestën me ‘Waterlonë’: Po mbroni interesat e dikujt tjetër!
  • Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  • Curaçao merr pikën e parë në një Botëror, barazon pa gola me Ekuadorin dhe i jep Gjermanisë vendin e parë në grup
  • Atleti: Më hoqën nga puna dhe nuk më njihen titujt sepse dola në protestë

Komentet e Fundit

  1. ANA on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  2. Protestusi on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  3. Anonymous on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  4. Cobani I spires kush eshte? on “Nuk ikim nga sheshi”: Protestuesit nga diaspora do ta kalojnë natën përpara Kryeministrisë
  5. Shqipe on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?