Nën drejtimin e Ministrit të Financave, Petrit Malaj, u zhvillua mbledhja e Këshillit Tatimor, me qëllim prezantimin dhe diskutimin e draft- Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, 2024-2027, në kuadër të procesit të konsultimit publik të saj.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Malaj tha se drafti i Strategjisë është konsultuar dhe dakordësuar me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërsa përbën një parakusht që Shqipëria duhet të plotësojë në kuadër të instrumentit të Bashkimit Evropian “Faciliteti për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” (Growth Plan).
Ministri i Financave theksoi faktin se strategjia nuk parashikon ndryshim të normave tatimore dhe garanton stabilitet fiskal për tatimpaguesit, ndërsa ka si objektiv kryesor rritjen e nivelit të mbledhjes së të ardhurave, nëpërmjet miradministrimit fiskal.
“Nëpërmjet kësaj strategjie ne parashikojmë rritjen e të ardhurave me rreth 65 miliardë lekë deri në fund të vitit 2027 ose 2.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto krahasuar me vitin 2019, ku peshën kryesore e kanë masat që do të merren nëpërmjet miradministrimit tatimor dhe doganor”, u shpreh Malaj.
Në vijim, ministri vuri në dukje se draftstrategjia ka tre shtylla kryesore, një prej të cilave lidhet me rishikimin e politikës tatimore, me fokus në rishikimin e përjashtimeve apo normave të reduktuara të tatimeve të direkte dhe indirekte.
Nga kjo shtyllë, tha Malaj, parashikohet që rritja e të ardhurave tatimore të jetë me rreth 9 miliardë lekë deri në fund të vitit 2027.
Shtylla e dytë e strategjisë lidhet me mirëadministrimin tatimor, e cila parashikon rritje të të ardhurave tatimore me 51 miliardë lekë deri në fund të vitit 2027.
Ministri tha se disa prej komponentëve kryesorë të kësaj shtylle lidhen me reduktimin e punës së padeklaruar apo reduktimin e nëndeklarimit të pagës reale, si dhe reduktimin e uljes së pagesave në “cash” në ekonomi.
“Komponent kryesor i kësaj shtylle është edhe dixhitalizimi i plotë i sistemit të fiskalizimit, duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale, në mënyrë që të rrisim deklarimet si dhe të ulim informalitetin. Normalisht nëpërmjet këtyre instrumenteve ne do të rrisim edhe profilizimin e riskut për tatimpaguesit, si dhe do të mundësohet investigimi i rasteve të shmangies tatimore”, tha z. Malaj.
Sa i përket shtyllës së tretë që lidhet me miradministrimin doganor, Ministri tha se fokusi kryesor do të jetë në zhvillimin e sistemeve të IT-së, në mënyrë që administrata doganore të ketë mundësi që të bëjë një profilizim më të thelluar të riskut për subjektet tatimpaguese, sikundër dhe të rrisë zhvillimin analitik të të dhënave të tyre në mënyrë që të sigurohet një rritje e qëndrueshme në mbledhjen e të ardhurave doganore.
Mbledhja e Këshillit Tatimor vijoi me një prezantim të detajuar të draft Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planit të Veprimit, 2024-2027, e më pas me diskutime nga anëtarët e KT.
i.b./dita
Atë hall kemi
Qysh të na grabisi edroga mirë e më mirë
FMN ,istrumenti me antipopullor ne bote.
Thirja e saj per qeverite eshte shkurtim I shpenzimeve per shoqerine.
Prandaj kemi shkurtim te buxhetit te shtetit ne arsim,shendetesi,ushteri,shtrengim I pensioneve dhe te gjitha sherbimet ne popull.
Paresore udhezim I tyre eshte politika e taxave.
Sa me shume taxa,aq me shume te ardhura per te mbushur arken e shtetit dhe te kthejne borxhet qe kane mare ne FMN.
FMN eshte vampir I popujve.
Politika e tanishme e FMN-së për taksat nuk ka lidhje me anën sociale, përkundrazi, Shteti që të rrisë anën sociale duhet të ketë një administrim të saktë të vjeljes së taksave, ashtu sikurse veprojnë vendet nordike. Një Shtet që nuk është në gjendje të mbledhë taksat është në anarshi, ku secili bën çfarë i do qejfi pa zbatuar ligjet. Si të majtët edhe të djathtët janë për mbledhjen e taksave, por ndryshojnë në se se si do të taksohen të pasurit dhe klasa e mesme. Të majtët thonë që përqindja e taksave duhet të jetë progresive, sa më shumë fiton, aq më e lartë duhet të jetë përqindja e taksës, ndërsa të djathtët thonë që taksa duhet të jetë e sheshtë si merr shumë apo merr pak. Një Senator i njohur përdori shprehjen: “që ti shtojmë ushqimin pulave, duhet që t’i shtojmë ushqimin kalit”, ku dihet që kali han më shumë se sa pulat. Kjo është arsyeja që shtetet që vjelin taksat pa lejuar abuzimet, kanë shkolla, spitale, etj., nivel jetese më të lartë dhe këtu e ka burimin që Veriu i Europës është më i pasur se sa Jugu i Europës.
FMN dhe BB jane fajdexhinjte me te medhenj te botes,vampire te popujve.