Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pritej të dëshmonte ish-ministri Pango, zvarritet gjyqi për aferën Partizani, ja data e re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Pritej të dëshmonte ish-ministri Pango, zvarritet gjyqi për aferën Partizani, ja data e re
KronikeLajmi i fundit

Pritej të dëshmonte ish-ministri Pango, zvarritet gjyqi për aferën Partizani, ja data e re

Published: May 20, 2026
Shpërndaje

Në gjyqin për aferën Partizani pritej dëshmia e dy personazheve të rëndësishëm të dosjes, ish ministri i Sporteve Ylli Pango, dhe ish-drejtoresha e këtij dikasteri, Violeta Shqevi. Ata ishin thirrur dëshmitarë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), që synon të zbardhë se si të dy u vunë në dispozicion të urdhrave të Berishës për të bërë gjithçka për privatizimin e “Partizanit”, që dhëndri i Berishës, Malltezi të ndërtonte 19 kulla dhe të përfitonte minimalisht 5.4 milionë euro.

Por, seanca dështoi pasi avokati i ndërtuesit Fatmir Bektashi nuk u paraqit në gjyq. Kjo bëri që Prokuroria e Posaçme të kërkonte shtyrjen e seancës, kërkesë që iu pranua nga trupi gjykues duke caktuar gjyqin e radhës më datë 8 qershor. Bashkë me Pangon dhe Shqevin, GJKKO vendosi të thërrasë në seancën e radhës edhe 4 dëshmitarë të tjerë, ish-presidentin e klubit Paro Laçi, ish-ministrin e Energjetikës, Genc Ruli, Tetis Lubonja, përgjegjëse në sektorin juridik te Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave, si edhe Altin Ceni, specialist po në këtë agjenci.

Ish-ministri Pango pretendoi në sallë se “nuk ka kohë për tu paraqitur” më 8 qershor dhe Gjykata deklaroi se nëse nuk do të shkojë, atëherë për Pangon do të caktohet një tjetër datë që të dëshmojë. Pjesa më e rëndësishme, që pritet të marrë vëmendjen në gjyq, është ndryshimi i ligjit për “Sportin” në vitin 2008, i cili lejoi privatizimin e ambienteve sportive për ish pronarët, madje duke lejuar edhe ndryshimin e destinacionit. Pra edhe ndërtimin e kullave.

- Publicitet -

Fillimisht ligji nuk lejonte privatizimin dhe dhënien me koncesion, në të dyja rastet pa iu ndryshuar destinacioni. Pango dhe dikasteri që ai drejtonte e ndryshuan ligjin, duke e ndaluar privatizimin, por disa muaj më vonë me ndërhyrje të Berishës bëhet një tjetër ndryshim ligjor. Tashmë do të lejohej jo vetëm dhënia me koncesion por edhe privatizimi i plotë në favor të pronarëve, madje duke i dhënë të drejtën atyre që të ndryshonin destinacionin. Ashtu siç në fakt ndodhi në ambientet e ish klubit Partizani, ndërtimi i dhjetërave kullave.

GJKKO nuk ka arritur të marrë ende dëshminë e ish-drejtorit të klubit, Isa Tare, për të cilin familja sot dorëzoi edhe kartelën mjekësore me të cilën pretendojnë se vuan nga demenca. SPAK ka kërkuar që të merret si bazë dëshmia që Tare ka dhënë në prokurori, por GJKKO s’ka marrë vendim. Tare është një nga dëshmitë që do pritej me interes, pasi ai ka deklaruar se atij iu premtua një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin.

Një tjetër dëshmi e fortë është ajo e Paro Laçi, për të cilin në dosjen e SPAK thuhet se ka dëshmuar se i është ofruar një pazar nga njerëzit e Berishës për të liruar ambientet e klubit. Në intervista televizive për Report Tv ai ka deklaruar disa herë që është kërcënuar nga Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, e madje i kanë ofruar edhe 500 mijë euro që të mbyllte gojën për këtë çështje.

Dëshmitarët në seancën e 8 qershorit
Ylli Pango- Ish-ministër i Sporteve
Violeta Shqevi- Ish-drejtoreshë në ministrinë e Sportit
Paro Laci- Ish presidenti i Partizanit
Genc Ruli- Ish ministër i Energjetikës
Tetis Lubonja- Përgjegjëse në sektorin juridik te Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave
Altin Ceni- Specialist në sektorin juridik te Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave.
j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qofsh e bekuar rinia e vëndit tim! Protestat dhe dy propozime racionale  
  • “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë

Komentet e Fundit

  1. MH on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  2. demo on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  3. Ethem Lalaj on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  4. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit
  5. nastradini on “Mbro tokën”, në kulmin e protestave, BE mesazh “mbështetës” për protestuesit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?