Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Probleme me pasurinë e gjykime të dyshimta, gjyqtari i Beratit konfirmohet në detyrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Probleme me pasurinë e gjykime të dyshimta, gjyqtari i Beratit konfirmohet në detyrë
AktualitetKronike

Probleme me pasurinë e gjykime të dyshimta, gjyqtari i Beratit konfirmohet në detyrë

Published: October 18, 2022
Shpërndaje

Gjyqtari Pëllumb Zaimi i Gjykatës së Beratit është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ai u përball të premten më 14 tetor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore u evidentuan balanca negative për kursimet në dy vite, të cilat ai i cilësoi si modeste dhe të pamjaftueshme për të sjellë penalizim. E ashtu ndodhi, pasi u konfirmua në detyrë.

Për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 86 m2 në vlerën 48 mijë e 700 euro, gjyqtari Zaimi ka deklaruar si burim të ardhurat e familjes nga puna të kursyera në vite dhe nga shitja e një apartamenti në Çorovodë. Por në seancë u evidentua se Zaimi nuk e ka deklaruar në 2007-ën porositjen e apartamentit, gjetje për të cilën ai deklaroi se kishte qenë një harresë.

- Publicitet -

DSIK ka dorëzuar fillimisht raport pozitiv për Zaimin, ndërsa në vijim ka ngritur dyshime për veprime korruptive dhe ka konstatuar papërshtatshmëri të subjektit për të vazhduar detyrën. Por edhe lidhur me këtë rast, nuk u relatuan probleme.

Bekteshi evidentoi një çështje të shqyrtuar prej Zaimit, ku rezultonte që të kishte qenë pjesë e procesit edhe ASHK-ja Berat, kur ky institucion drejtohej prej vajzës së tij. Subjekti vërejti se nuk e kishte thirrur ndonjëherë ASHK-në si palë në proces dhe se ky institucion kishte qenë në cilësinë e personit të tretë.

“Palët në proces e dinin se vajza ime ishte drejtoreshë në atë institucion dhe nuk kanë ngritur pretendime për konflikt interesi. E ka ngritur vetëm denoncuesi A.D. pasi iu rrëzua padia,”-shpjegoi Zaimi dhe vërejti se denoncimet ndaj tij ishin kryer nga personat që kishin humbur gjyqet, pas përfundimit të proceseve.

Relatorja Bekteshi sqaroi në fillim të seancës së gjyqtari Pëllumb Zaimi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 në Skrapar dhe pas mbylljes së asaj gjykate vitin 2007, u emërua në 2008-ën në Gjykatën e Beratit, ku dhe e ushtron aktualisht detyrën.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati
  • Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen
  • A është lufta në ADN-në tonë?
  • Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  • Identifikohet shqiptari i vrarë në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga Vlora

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. demo on Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK
  3. aqif kapertoni on Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda reagon pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  4. demo on Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  5. Jeta on Në përgjime me grup kriminal, deputetja Sara Mila thirret në SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?