Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Probleme në pasuri dhe figurë, KPA shkarkon nga detyra ish-prokurorin e Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Probleme në pasuri dhe figurë, KPA shkarkon nga detyra ish-prokurorin e Tiranës
AktualitetKronike

Probleme në pasuri dhe figurë, KPA shkarkon nga detyra ish-prokurorin e Tiranës

Published: December 20, 2023
Shpërndaje

Shkarkohet nga detyra me vendim të formës së prerë, Kolë Hysenaj. Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli këtë sot lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-prokurorit të Tiranës.

Trupa gjykuese përbëhej nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo anëtarë.

Hysenaj u shkarkua nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 19 Prill të vitit 2021. Vendimi erdhi pas dy seancave dëgjimore, ku u konstatuan probleme të shumta pasurinë dhe figurën e ish-prokurorit.

- Publicitet -

Fillimisht, Kolë Hysenaj u përball me vetingun në Shtator 2020, kur KPK i kaloi barrën e provës prokurorit të Tiranës për një sërë problemesh në deklarimin e pasurive – përfshirë mosdeklarimin të kursimeve, të gjendjes ‘cash’ dhe bilance negative në vite që shkonin deri në 26 milion lekë, një raport negativ nga DSIK dhe sqarime për tre denoncime.

Në seancën e dytë dëgjimore, në Prill 2021, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se nga riçelja e hetimit janë konstatuar sërish probleme për kriterin e pasurisë, ndërkohë që ndaj Hysenajt u depozituan edhe 5 denoncime të reja nga publiku.

Kolë Hysenaj ankimoi vendimin, por edhe KPA konstatoi se problematikat ishin shumë të mëdha për ta rikthyer në sistem dhe la në fuqi shkarkimin e tij nga detyra.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga mijëra, në më pak se 600: Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika?
  • A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?
  • Kur kthehen pakënaqësitë në një protestë të dhunshme?
  • Media italiane: Meloni po konsulton dorëheqjen me aleatët
  • AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 80% të lidhura me Policinë

Komentet e Fundit

  1. Analisti on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  2. Vezhguesi jo gazetar on “Futja e Berishës e dobëson protestën dhe e forcon Edi Ramën”, Mehmeti: “Në PD mbushin xhepat, nuk e duan rënien e tij”
  3. Aldrin on Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave
  4. lolita on Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave
  5. Socialpis i nershëm... on Nuk përmbahet KM-ja, nxjerr “paketën” e re: Gjobë 500 mijë lekë kush rri në grup, mësuesit do pushohen, 6 muaj burg maskave

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?