Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Problemet energjetike të Evropës, mund të rikthejnë në pushtet udhëheqësit populistë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Problemet energjetike të Evropës, mund të rikthejnë në pushtet udhëheqësit populistë
AktualitetBote

Problemet energjetike të Evropës, mund të rikthejnë në pushtet udhëheqësit populistë

Published: September 29, 2022
Shpërndaje

Nga Suzanne Lynch & Jacopo Barigazzi

“Politico.eu”

Politikanët evropianë që rikthehen në punë pas pushimeve veror, po ndeshen me një problem urgjent. Kriza e kostove të jetesës po nxit tashmë trazira sociale. Ndërsa shumë evropianë po shijonin diellin e kësaj vere, protestat po përhapeshin në të gjithë bllokun, nga Spanja në Gjermani.

- Publicitet -

Fundjavën e kaluar, rreth 70.000 njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit çek Pragë për të demonstruar kundër qeverisë, duke kërkuar veprime konkrete kundër rritjes së kostove të energjisë, dhe duke brohoritur kundër BE-së dhe NATO-s. Evropa po përballet me njëinflacion në nivele rekord, kryesisht një produkt i kostove të energjisë që janë rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Kjo atmosferë krize i ka frikësuar shumë evropianët për faturat e fryra, që do të detyrohen tëpaguajnë këtë dimër për ngrohje. Madje disa kompani, nga prodhuesit e çelikut tek fabrikat e plehrave, e kanë pezulluar aktivitetin e tyre. Situata është bërë kaq serioze sa që Banka Qendrore Evropiane njoftoi të enjten rritjen e saj më të madhe të bërë ndonjëherë të normave të interesit, dhe premtoi se ato do të rriten edhe më shumë, teksa banka po përpiqet të frenojëinflacionin, që shpesh cilësohet si një “taksë për të varfrit”.

Udhëheqësit e BE-së në mbarë kontinentin janë shumë të shqetësuar. “Kriza aktuale energjetike, po i bën nervozë të gjithë liderët politikë, pasi ata kanë frikë nga pasojat politike. Në shumë vende, kjo ka të bëjë me mbijetesën e qeverive të tyre. Rezistenca e Evropës do të testohet në të gjitha vendet e BE-së“- tha një zyrtar i BE-së për POLITICO këtë javë, ndërsa ka nisur sezoni i ri politik në Bruksel.

Është një frikë, të cilën kryeministri italian në largim Mario Draghi e paralajmëroi që në samitin e G7 në qershor: “Ne duhet të shmangim gabimet e bëra pas vitit 2008. Kriza energjetike nuk duhet të prodhojë një rikthim të populizmit”- theksoi ai. Një diplomat nga një vend baltik, parashikoi se nëse udhëheqësit nuk do të mundin të frenojnë kostot e jetesës, Evropa mund të përballet me një rritje të re të partive populiste.

“Kjo mund të jetë vala e tretë e populizmit e kohëve të fundit- tha ai, duke përmendur si të tëparat krizën financiare të vitit 2008 dhe atë të migracionit rreth vitit 2014. Kjo krizë mund të jetë më e rënda dhe mund të sjellë pasoja të paparashikueshme. Po ashtu, ne besojmë se kjo është ajo që shpreson edhe Vladimir Putini”- theksoi ai.

Ajo që e shton më tej ankthin e udhëheqësve evropianë, është skenari kur rritja e çmimeve mund të minojë mbështetjen e publikut për luftën në Ukrainë, duke i lënë liderët përballë njëpyetje shumë të vështirë:A janë ata të përgatitur të rrezikojnë postin e tyre për të shpëtuar demokracinë ukrainase?

Hungaria ka nënshkruar tashmë një marrëveshje të re gazi me gjigantin rus të energjisë Gazprom, ndërsa Bullgaria po shqyrton një rikthim në blerjen e gazit rus, duke treguar kësisoj kufijtë e solidaritetit evropian me Ukrainën. “Ky dimër është rikthyer në një lloj ndeshje boksi me Moskën. I pari që bie në tapet e ka humbur ndeshjen. Zgjedhjet në Suedi këtë të djelë, do të jenë testi i parë i ‘temperaturës politike’ në Evropë. Ndaj zyrtarët e BE-së po i ndjekin nga afër ato”- deklaroi një diplomat evropiano–perëndimor.

Me kriminalitetin e shtuar dhe problemet e kostos së jetesës në qendër të fushatës zgjedhore, qeveria e qendrës së majtë e kryeministres Magdalena Andersson mund të jetë në telashe tëmëdha. Dhe partia e ekstremit të djathtë, Demokratët e Suedisë, që ka rrënjë neo-naziste, ka një mundësi realiste për të formuar një qeveri të krahut të djathtë, e para e këtij lloji në këtëvend.

Por shqetësimi i vërtetë janë zgjedhjet parlamentare në itali në fund të këtij muaji. Partia e ekstremit të djathtë, Fratelli D’Italia (Vëllezërit e Italisë) të Giorgia Melonit kryeson në sondazhe, duke rritur shumë pritshmëritë për një qeveri të krahut të djathtë në Romë.  

Duke pasur parasysh madhësinë e ekonomisë së Italisë – e treta më e madhe e BE-së – dhe statusin e saj si një anëtare themeluese e BE-së, pasojat e një kryeministre si Meloni do të ishin të rënda, edhe pse shumica e zyrtarëve nuk presin që ajo të sabotojë planin ekonomik të paraardhësit të saj, nga i cili Italia përfiton miliarda euro nga BE, si pjesë e fondit tëpërbashkët për rimëkëmbjen nga pandemia.

Por aleati i Melonit, Matteo Salvini, lideri i LEGA-s, partia tjetër e ekstremit të djathtë në njëkoalicion të mundshëm, ka treguar hapur qëndrime miqësore ndaj Rusisë. Këtë javë, ai bëri thirrje që BE-ja të rimendojë sanksionet e saj kundër Rusisë, duke nxitur frikën në Bruksel se masat e reja kundër Rusisë, do të bëhen më të vështira nëse pushtetin në Itali e merr dyshja Meloni-Salvini.

Por një valë e mundshme populiste, nuk kufizohet vetëm në disa vende. Çdo udhëheqës evropian, gjendet nën presionin e votuesve për të kontrolluar rritjen e kostos të jetesës. Kjo është një nga arsyet pse Komisioni Evropian vendosi këtë javë të shkëputet nga precedenti i vendosur ndër dekada, dhe të realizojë një ndërhyrje radikale në tregjet e veta të energjisë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen befasoi shumë zyrtarë në Bruksel të mërkurën, kur ajo detajoi publikisht një plan shumëpikësh për të frenuar rritjen e çmimeve tëenergjisë. Njoftimi erdhi përpara informimit të ambasadorët kryesorë të BE-së, dhe përpara fjalimit të Gjendjes së Bashkimit Evropian që do të mbajë Von Der Lejen javën e ardhshme.

Dhe një nga arsyet kryesore pse nxitoi ta shpallte planin, ishte presioni në rritje nga liderët politikë. Kryeministri belg Alexander de Croo e tha troç fundjavën e kaluar:“Nëse Komisioni Evropian nuk ndërhyn, ne rrezikojmë të hyjmë një recesion të thellë, gjë që do të kishtepasoja të paparashikueshme. Në lojë është shumë më tepër se ekonomia. E gjitha kjo situatëka të bëjë me sigurinë dhe stabilitetin në kontinentin evropian”.

Ndër propozimet e Von der Lejen përfshijnë një kufizim të çmimit për gazin rus, plani për të marrë fitimet e tepërta nga prodhuesit e energjisë (pra nga ata që përfitojnë nga çmimi i energjisë elektrike në BE), dhe një “kontribut solidariteti” nga kompanitë e karburanteve fosile me fitime rekord.

Edhe pse propozimi i Komisionit parashikon kompensimin e konsumatorëve dhe bizneseve të goditura rëndë, nëpërmjet taksës për prodhuesit e energjisë elektrike që e nuk përdorin gazin, mbetet e paqartë nëse kjo qasje do të mbulojë të gjitha kostot. Qeveria gjermane ka publikuar tashmë një paketë të madhe kompensimi prej 65 miliardë eurosh për konsumatorët dhe bizneset.

Edhe vendet e tjera të eurozonës po hartojnë plane të ngjashme për të zbutur goditjen nga krizat, teksa po përgatitin buxhetet e tyre kombëtare, të cilat në fund kanë nevojë për miratimin e Brukselit. Por Komisioni është gjithashtu i vetëdijshëm për presionin politik që po ushtrohet mbi udhëheqësit e BE-së. Dhe në fakt disa zyrtarë i kanë zbehur pritshmëritë nga kjo paketë masash. Të tjerët janë më optimistë, duke shpresuar të paktën të shohin në horizont shenja të ndonjë marrëveshjeje politike.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • ?+ says:
    September 29, 2022 at 6:32 pm

    populizmi ësht gjë e mir e jo e keqe.se ju boegjezët e ndyr na mbroni demokracin borgjeze antidemokratike ku pushtetin e ka klasa në fuqi

    Reply
  • ¿? says:
    September 29, 2022 at 6:35 pm

    O rrote kari ?+, edhe fashizmi eshte populizem o idiot, apo ti kujton se “populizem” dmth pushtet popullor. Hajvan.

    Reply
  • ?+ says:
    September 29, 2022 at 6:37 pm

    o rrot populist ësht kur thua se mendon për popullin. ska lidhje se fashizmi sillet si populist. fashizmi mbron borgjezinë dhe jo popullin

    Reply
  • ¿? says:
    September 29, 2022 at 7:39 pm

    🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
    Me verte e ke ti o budalle qe populisti mendon per popullin? Obobo qeke edhe me injorant nga c’kujtova une o bole. Populist eshte ai qe me demagogji shfrytezon masat popullore per qellimet e veta, dy ideologji tipike populiste jane Fashizmi dhe Komunizmi. Ik or budall shko ne shkolle nate, meso ca gjera se qenke gdhe fare, pastaj hajde fol ketu. Populist na qeka ai qe mendon per popullin….Hahahahahahahahahahahaha!

    Reply
  • ¿? says:
    October 2, 2022 at 8:13 pm

    E o rrote k@ri ?+ akoma vazhdon te mendosh qe populisti mendon per popullin? t’u zo gryka me mut apo si qe nuk po ndihesh?

    Reply
  • ?+ says:
    October 2, 2022 at 8:21 pm

    o ¿? që paske qen më hale se çmendova
    si fillim mos më vidh më nickun se na çave karin dhe
    së dyti çke ti me populistët.
    mbase meloni e do me të vërtet popullin italian.
    ajo mund të jetë edhe e mir për popullin por edhe populiste. zakonisht këta që kan qen populist dolën jo me popullin por jo që ska populistë. që se duan popullin

    Reply
  • ?+ says:
    October 2, 2022 at 8:34 pm

    gjithe jeten mbeta idiot, as nje here nuk kuptoj asgje pervec kur me qin ne byth ?-.

    Reply
  • ¿? says:
    October 2, 2022 at 8:36 pm

    Une nuk kam gje me populistet o rrote k@ri, je ti ai qe nuk kupton cfare do me thene populist. Po ti injorant kokegdhe je se dukesh qe kur shkruan vetem me te vogla, bythes i thua byth/ O bole shkruhet me “e” ne fund se eshte gjinia femerore bythe – bythA.Debil!

    Reply
  • poshtë pisat e gazetës dita me gjithë shabanin pseudodiplomat says:
    October 2, 2022 at 8:37 pm

    psikopat
    njeri megaloman idiot

    vazhdon dita të lejojë vjedhjen e nickut

    Reply
  • ¿? says:
    October 2, 2022 at 8:44 pm

    Ashtu bravo, ky eshte nicku qe te shkon per shtat ty o legen. Dhe keta te gazetes jane burra shume te mire qe te lejojne t’i shash ti kot me kot, se ti je qe e vodhe nickun i pari. Legen, debil!

    Reply
  • ?+ says:
    October 2, 2022 at 8:47 pm

    mos ma vidh më nickun o sociopat

    Reply
  • ¿? says:
    October 2, 2022 at 8:53 pm

    Une s’kam pune me nickun tend o idiot nevojtoresh. Nicku jot i vertete eshte “poshtë pisat e gazetës dita me gjithë shabanin pseudodiplomat” dhe une s’kam ndermend ta vjedh kete nick idiotesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  2. katarakti on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  3. 1 on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  4. PS-ja, uturaku i Ramës on Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  5. Janinë on Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?