Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Problemet për zgjedhjet po adresohen”, ambasadori britanik në Tiranë: Shikojmë angazhim të autoriteteve në hetime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Problemet për zgjedhjet po adresohen”, ambasadori britanik në Tiranë: Shikojmë angazhim të autoriteteve në hetime
Lajmi i funditPolitike

“Problemet për zgjedhjet po adresohen”, ambasadori britanik në Tiranë: Shikojmë angazhim të autoriteteve në hetime

Published: April 30, 2025
Shpërndaje

Sikurse zgjedhjet e shkuara edhe këto të 11 Majit janë duke u ndjekur me interes nga partnerët ndërkombëtar të vendit tonë.

Gjatë javëve të shkuara interesi ndërkombëtarëve për parlamentaret e 11 Majit është parë nga takimet e zhvilluara në Ambasadën e Britanisë së Madhe e më pas atë Gjermane me kreun e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e KQZ.

Por për herë një diplomat perëndimor i përgjigjet disa pyetje të lidhura me këtë proces zgjedhor të polarizuar siç u shpreh një ditë më parë misioni vëzhgimit të OSBE-ODIHR.

- Publicitet -

Nicholas Abbott Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu jep disa qëndrime për procesin e deritanishëm elektoral duke e vënë theksin në atë që mund të quhet risi e këtyre zgjedhjeve, përfshirjen e SPAK përmes një strategjie parandalimi dhe hetimi të krimeve të mundshme zgjedhore.

Muhamed Veliu: Ambasador Abbott, ju falënderoj shumë që pranuat ftesën e Top Channel për këtë intervistë. Do të doja të filloja duke ju pyetur: po afrohemi në fund të fushatës elektorale. Nga takimet që keni zhvilluar me kreun e SPAK, Prokurorin e Përgjithshëm dhe kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, a keni identifikuar ndonjë shqetësim?

Ambasadori Nicholas Abbott: Si fillim, faleminderit, Muhamed, për ftesën në këtë intervistë. Kjo është padyshim një periudhë e rëndësishme për Shqipërinë për shkak të zgjedhjeve që po afrojnë.

Mendoj se puna që po bëjnë këto tre institucione është shumë e rëndësishme. Ne kemi ofruar mbështetje, ashtu si edhe shumë anëtarë të komunitetit ndërkombëtar, dhe është e qartë që ka disa problematika që shoqërojnë zgjedhjet — por kjo ndodh kudo, edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është një moment i rëndësishëm për çdo demokraci.

Prandaj është inkurajuese të shohësh këto institucione që bashkëpunojnë dhe njihen për aftësinë për të përmbushur detyrat e tyre me përkushtim.

Muhamed Veliu: Ambasador, mund të evidentojmë ndonjë problem?

Ambasadori Nicholas Abbott: Po mendoj se kjo është një fushatë zgjedhore, siç e keni parë edhe në Top Channel apo në media të tjera, ka diskutime rreth blerjes së votës, intimidimit të votuesve, dezinformimit.

Por më gëzon fakti që autoritetet dhe institucionet përkatëse po i adresojnë këto çështje.

Muhamed Veliu: A mendoni se strategjia e SPAK kundër krimeve zgjedhore po funksionon?

Ambasadori- Nicholas Abbott: Mendoj se çdo përfshirje e institucioneve të drejtësisë për të siguruar mbikëqyrje të duhur të procesit zgjedhor është një hap i rëndësishëm. Nuk duhet të supozojmë se gjithçka shkon gjithmonë siç dëshirohet. Por unë shoh një angazhim të vërtetë nga institucionet dhe autoritetet shqiptare për të bërë ndryshime.

Këto zgjedhje janë me rëndësi. Shqipëria është në një proces të rëndësishëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ka shumë vëmendje ndërkombëtare ndaj asaj që ndodh në Shqipëri. Siç e dini, këtu është një mision vëzhgimi nga OSBE/ODIHR.

Ne kemi kontribuar gjithashtu si Mbretëri e Bashkuar dhe mendoj që është shumë e rëndësishme që këto zgjedhje të shkojnë sa më mirë që të jetë e mundur./TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Arben says:
    April 30, 2025 at 3:21 pm

    ik more sumriq

    Reply
  • Baba says:
    April 30, 2025 at 3:30 pm

    Bravo ambasador! Por populli shqiptar e ka kuptuar ku duhet te shkoj ! Ka problem vetem klanin Berisha ! I cili eshte bere penges pwr mentalutetin e vjeter shqiptar per te marr pushtetin me dhune! Me para ! Me mashtrime.
    E dyra.
    Ata e konsiderojne pushtetin si prone private. Per te nxjerr fitime personale ! Fakti qe Berisha edhe pse i diskredituar, dhe me skandale te shumta kerkon pushtet sepse i duket e turpshme !

    Reply
  • Reuters says:
    April 30, 2025 at 3:35 pm

    Sarkazma me e madhe ne mbare keto troje shqiptare eshte inkurajimi i Shqiperise drejt BE nga Britania e ikur prej saj!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…

Komentet e Fundit

  1. X on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Gani USA on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  3. . on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Robt pra on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Vlora 97 on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?