Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Prodhimi dhe tregtimi i armëve, miliona euro në dispozicion nga Qeveria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > SHIFRAT: Prodhimi dhe tregtimi i armëve, miliona euro në dispozicion nga Qeveria
Lajmi i funditPolitike

SHIFRAT: Prodhimi dhe tregtimi i armëve, miliona euro në dispozicion nga Qeveria

Published: September 3, 2024
Shpërndaje

Në fillim të muajit Gusht mori formë ligjore nisma për prodhimin dhe tregtimin e armëve në vendin tonë. Me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare ju hap rruga kësaj industrie dhe tashmë Shqipëria ka gati dhe shoqërinë e parë shtetërore që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e armëve.

Ekzekutivi ka miratuar një fond prej 440 milionë lekësh për Ministrinë e Mbrojtjes, nga të cilat 150 milionë lekë, si kapital fillestar për shoqërinë “KAYO”, dhe 290 milionë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të ndërmarrjeve ekzistuese.

Pas KAYO, shoqërisë shtetërore që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e armëve, Shqipëria do të ngrejë edhe një Agjenci të Industrisë së Mbrojtjes. Në Kuvend është depozituar nga qeveria projektligji “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.

- Publicitet -

Agjencia e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, por që drejtorin e saj do ta zgjedhë Kryeministri do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 95 milionë lekë çdo vit.

Për prodhimin e armëve “Made in Albania”, sipas relacionit të propozimit ligjor do të ftohen edhe kompani të huaja. Për të tërhequr sa më shumë investime nga jashtë për ringjalljen e industrisë ushtarake, qeveria do të ofrojë edhe lehtësi për kompanitë.

Industria ushtarake, kompanitë që përjashtohen nga taksat

Kompanitë që do të investojnë në këtë industri, do të përjashtohen nga një sërë taksash.

Norma e tatimit mbi të ardhurat korporative për 10 vitet e para të fillimit të aktivitetit do të jetë 0%. Lehtësi të tjera fiskale përfshijnë përjashtimin nga taksat doganore për mallrat, të cilat shërbejnë drejtpërdrejt për prodhimin e armatimit ushtarak, ndërsa tjetër lehtësi është edhe shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar prej 10% për furnizimin ose shitjet e armatimit ushtarak.

Përveç lehtësive tatimore, ligji parashikon edhe ato administrative, të tilla si procedura të përshpejtuara për licencimin dhe regjistrimin e veprimtarisë.

Për këto kompani do të ketë mbështetje për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës ndihmëse, si: rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion, të cilat janë thelbësore për funksionimin e aktivitetit të subjektit, si dhe qasje në fonde dhe programe mbështetëse për kërkim dhe zhvillim në fushën e teknologjive të mbrojtjes.

Në fillim të prillit, gjatë përurimit të Qendrës së Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama vendosi si objektiv për vitin 2030 ringjalljen e industrisë ushtarake dhe nisjen e eksportit të armëve “Made in Albania”.

VoxNews

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    September 3, 2024 at 11:26 am

    Keto jane para per te paguar rojet.
    Per te ringritur Industrine Ushtarake duhen para si ato qe hodhe per inceneratoret,per chek-upin e shurres,per brisqet e Beqes,,,..Se Industria Ushtarake ta shperblen Investimin 10 fish,nuk ti gropos parate ne ato surrata horrash he horresh,qe bere biljardere.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?