Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Profesionet e lira, si do të deklarohen të ardhurat dhe llogaritet tatimi për të vetëpunësuarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Profesionet e lira, si do të deklarohen të ardhurat dhe llogaritet tatimi për të vetëpunësuarit
EkonomiLajmi i fundit

Profesionet e lira, si do të deklarohen të ardhurat dhe llogaritet tatimi për të vetëpunësuarit

Published: March 6, 2025
Shpërndaje
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 82

Nga 1 janari 2025, të vetëpunësuarve të profesioneve të lira që fitojnë 80% të të ardhurave bruto një 1 klient do të kenë detyrimin për deklarimin dhe pagimin e tatimit me normat e të ardhurave nga punësime 13 dhe 23%.

Për këtë kategori tatimi për t’u paguar do të llogaritet për efekt të periudhës tatimore 2025, ndërsa afati i deklarimit është deri në mars 2026.

Ndryshimet e udhëzimit shpërndarë bizneseve përcaktojnë se individi i vetëpunësuar në deklaratën vjetore të biznesit do t’i deklarojë të ardhurat duke plotësuar rubrikën e të ardhurave nga punësimi dhe nuk plotëson rubrikën e të ardhurat nga biznesi.

- Publicitet -

Rregulli sipas këtij paragrafi zbatohet dhe nëse i vet-punësuari ka marrë ndonjë pagesë edhe nga ndonjë klient jorezident tatimor shqiptar.

Shpenzimet janë të deklaruara ose në rast se të ardhurat vjetore janë deri në 10 mln lekë, i vet-punësuari ka të drejtë të zgjedhë njohjen e shpenzimeve apriori në masën 30%.

“Individi i vetëpunësuar, duke qenë se ka të ardhura vjetore deri në 10,000,000 lekë, ka të drejtë të zgjedhë regjimin e veçantë për njohjen e shpenzimeve të zbritshme.

Ky shpenzim i zbritshëm apriori është 30% për individë te vetëpunësuar. Në rubrikën 28 të deklaratës, konkretisht ky subjekt zgjedh kutizën “Po” për zbritjen apriori të shpenzimeve”, përcaktohet në udhëzim.

Po ashtu do t’i llogariten si zbritje shpenzimesh në vlerën 48 mijë lekë në vit kur individi i punësuar ka një fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe ka të ardhurat vjetore më të larta të tatueshme në familje.

Si dhe t’u njihet zbritja e shpenzimeve të përcaktuara në pikën e të nenit 22 të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” që përcakton zbritje nga baza tatimore “një shumë prej 360 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720 000 lekë, ose një shumë prej 30.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 60.000 lekë”.

Tatimi për kategorinë e të vetëpunësuarve që sigurojnë 80 apo 90% të të ardhurave bruto nga 1 apo 3 klientë mbeti i pandryshuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e pikës 1 të nenit 69 që vendosi nisjen e tatimit 15% nga 1 janari 2030.

I pandryshuar mbeti edhe tatimi prej 23% për bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit.

“12.8 Nëse një i vetëpunësuar, 80 % të të ardhurave të fituara i siguron nga 1 klient i vetëm, apo 90 % të të ardhurave të fituara nga më pak se 3 klientë, për qëllime të llogaritjes së detyrimit tatimor mbi të ardhurat neto vjetore të tij (të ardhura të faturuara minus shpenzimet e zbritshme të biznesit), do të aplikohen normat e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (pas zbritjes së shumave sipas neneve 22 dhe 23 të ligjit).

Për qëllime të zbatimit të kësaj pike, individi i vetëpunësuar llogarit nëse e ardhura plotëson kriteret e parashikuara në germën “ç”, të pikës 1, të nenit 12 dhe, nëse këto të ardhura rezultojnë sipas këtyre kushteve, deklarimi i të ardhurave sipas këtij paragrafi, do të bëhet nga vetë i vetëpunësuari në deklaratën tatimore vjetore të tij.

Individi i vetëpunësuar në deklaratën vjetore të biznesit do t’i deklarojë të ardhurat duke plotësuar rubrikën e të ardhurave nga punësimi dhe nuk plotëson rubrikën e të ardhurat nga biznesi.

Rregulli sipas këtij paragrafi zbatohet dhe nëse i vet-punësuari ka marrë ndonjë pagesë edhe nga ndonjë klient jorezident tatimor shqiptar. Ky paragraf zbatohet pavarësisht nëse i vet-punësuari ofron shërbime i vetëm apo ka edhe punonjës të papaguar të familjes, apo ka edhe të punësuar.

Deklarimi për vitin 2025- Individi i vetëpunësuar me inicialet “A.B.” me kod ekonomik J6201 “Aktivitete të programimit informatik” ,rezulton se gjatë vitit 2025,ka pasur të ardhura bruto nga biznesi në shumën 4,000,000 lekë.

Nga këto të ardhura, 3,280,000 lekë të totalit të të ardhurave i ka realizuar nga kompania me inicialet “C.D.”, ndërkohë që pjesa tjetër e të ardhurave tatimore prej 720,000 lekë rezulton nga 5 kompani të tjera. Shpenzimet tatimore të individit të vetëpunësuar për vitin 2025 janë 1,000,000 lekë.

Shënime të tjera: Ndërkohë individi i vetëpunësuar ka një fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe ka të ardhurat vjetore më të larta të tatueshme në familje.

Si do të tatohen të ardhurat e individit të vetëpunësuar: 82% (3,280,000 lekë/4,000,000 lekë) e të ardhurave nga biznesi rezultojnë nga 1 klient i vetëm.

Duke qenë se të ardhurat e individit të vetëpunësuar janë 80% e më shumë nga 1 klient i vetëm (shkronja ç/i, pika 1,e nenit 12) atëherë fitimi i tatueshëm i individit të vetëpunësuar do të konsiderohet e ardhura nga punësimi për llogaritje të detyrimit tatimor.

Vetëm për qëllim të llogaritjes së masës në % të së ardhurës së fituar nga secili klient, pesha për të ardhurën e fituar nga klienti konsiderohet e njëjtë me peshën e së ardhurës bruto nga klienti.

Si do të bëhet deklarimi: Individi i vetëpunësuar në deklaratën e tij vjetore “Formulari i deklarimit dhe pagesës së tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi” do të plotësojë rubrikat 8/9 “Të ardhura nga punësimi”. Pasi plotëson rubrikat 8 dhe 9, rubrikat nga 10 deri në rubrikën 21, që i përkasin të ardhurave nga biznesi nuk plotësohen.

Llogaritja e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi: Baza e tatueshme =Të ardhura tatimore–(zbritjet tatimore + shpenzimet tatimore) *Shënim. Individi i vetëpunësuar, duke qenë se ka të ardhura vjetore deri në 10,000,000 lekë, ka të drejtë të zgjedhë regjimin e veçantë për njohjen e shpenzimeve të zbritshme.

Ky shpenzim i zbritshëm apriori është 30% për individë te vetëpunësuar. Në rubrikën 28 të deklaratës, konkretisht ky subjekt zgjedh kutizën “Po” për zbritjen apriori të shpenzimeve. Në shembullin e paraqitur, duke qenë se individi zgjedh zbritjen apriori të shpenzimeve, shpenzime te zbritshme do të jenë: 30%*4,000,000 lekë=1,200,000 lekë.

Ndërkohë tatimpaguesi përfiton dhe zbritjet sipas nenit 22, pika 1e ligjit, konkretisht 360,000 lekë sipas shkronjës “c” dhe 1*48,000 lekë sipas shkronjës “ç”. Baza e tatueshme = 4,000,000 lekë – (360,000 lekë + 48,000 lekë + 1,200,000) lekë Baza e tatueshme = 2,392,000 lekë

Tatimi i llogaritur = 13% * 2,040,000 lekë + 23% * 352,000 lekë

Tatimi i llogaritur = 346,160 lekë

Referuar pikës “e”, të nenit 69 të ligjit, për të gjithë tatimpaguesit të regjistruar para datës 31 dhjetor 2023, të cilët janë subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin apo tatimit mbi fitimin, si edhe për ata që regjistrohen për herë të parë në vitin pasardhës, për efekt të periudhës tatimore 2024, do të përdoren formularët dhe përgjegjësitë tatimore, sipas ligjit nr.9632,datë30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, si dhe ligjit nr. 8438, datë28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar. Për rrjedhojë, përllogaritja, detyrimi dhe deklarimi do të fillojnë nga data 1 janar2025.”

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?