Gjenerali Sergei Surovikin, i ashtuquajturi ‘Gjenerali Armagedon’, është taktika e re që presidenti rus Vladimir Putin po përdor në luftën kundër Ukrainës. Emërimi i tij u njoftua disa orë pas sulmit të bujshëm në urën që lidh Krimenë me Rusinë.

Dita e parë e liderit të ri në punë e pa Ukrainën të goditur nga një valë e madhe raketash ruse – një nga seritë më të gjera të sulmeve të dëshmuara për muaj të tërë.
Por gjenerali Surovikin nuk është një emër i ri në përpjekjet e lëkundura të luftës ruse në Ukrainë. Ai ka komanduar trupat në frontin në Ukrainën jugore dhe, një ditë para fillimit të luftës, u sanksionua nga Evropa për ndikimin e tij ushtarak dhe marrëdhëniet me Presidentin Putin.
Kjo duket të jetë hera e parë që Rusia emëron zyrtarisht një komandant për të gjithë operacionin e saj ushtarak në Ukrainë – para kësaj, kishte raporte në media se posti mbahej nga gjenerali Alexander Dvornikov.
Por kush është komandanti i ri?

I lindur në vitin 1966 në Novosibirsk, gjenerali Surovikin 55-vjeç, është një veteran i luftërave të fundit të Rusisë.
Gjenerali Surovikin filloi karrierën e tij aktive ushtarake në Afganistan në fund të viteve 1980. Kjo lëvizje formësoi karakterin dhe reputacionin e gjeneralit, pasi ai ishte shumë i përfshirë në “dhunë të konsiderueshme”.
Në vitin 1991, tre persona u vranë gjatë një përleshjeje midis automjeteve ushtarake dhe protestuesve pro-demokracisë në Moskë. Sipas shërbimit rus të BBC-së, protestuesit bllokuan rrugën e automjeteve dhe gjenerali Surovikin, i cili ishte në krye, dha urdhër për të lëvizur mes tyre.
Të gjitha akuzat u hoqën më vonë me arsyetimin se ai kishte ndjekur urdhrat.
Katër vjet më vonë, ndërsa ishte student në Akademinë Ushtarake Frunze, gjenerali u dënua me kusht për shitjen e paligjshme të pistoletës një shoku të klasës. Dënimi iu hoq më vonë.
Gjenerali vazhdoi të shërbejë në konfliktet e viteve 1990 në Taxhikistan dhe Çeçeni dhe, së fundmi, në Siri, ku Moska ndërhyri në vitin 2015 në anën e qeverisë së presidentit sirian Bashar al-Assad.
Si komandant i njësisë ruse të hapësirës ajrore – pavarësisht se nuk kishte përvojë në operacionet ajrore – ai mbikëqyri bombardimet ajrore të pjesës më të madhe të qytetit sirian të Aleppos.
Ndërhyrja e Rusisë në Siri përbënte bombardime të pakufizuara dhe sulme ndaj objektivave civile. Gjenerali Surovikin ishte përgjegjës për këtë dhe ishte “qartësisht i përgatitur për të përdorur çdo masë të nevojshme”.
Nën komandën e gjeneralit, forcat ruse u përfshinë në mbulimin e përdorimit të agjentit nervor sarin. Ata dëshmuan se u ngarkua në aeroplanin sirian disa minuta përpara një sulmi kimik vdekjeprurës në qytetin Khan Sheikhoun, në të cilin vdiqën më shumë se 80 njerëz.
Në vitin 2017, Presidenti Putin i dha gjeneralit Surovikin medaljen Hero i Rusisë – nderimi më i lartë i vendit – për shërbimin e tij në Siri, ndërsa Human Rights Watch (HRW) e renditi atë si nj person që mund të mbahet përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut.
Në disa raste, ushtarët nën komandën e gjeneralit Surovikin janë akuzuar për dhunë ndaj civilëve. Në Çeçinë, dëshmitarët okularë thonë se luftëtarët kryen “operacione pastrimi” ku shkatëruan shtëpitë e civilëve dhe vendasit u dhunuan, sipas shërbimit rus të BBC.

Gjenerali Surovikin hodhi poshtë akuzat.
Mbi 30 vjet apo më shumë, ky reputacion i të qenit “një individ brutal, shumë i ashpër dhe i pakëndshëm” është përfaqësuar nga gjenerali.
Kjo është parë si në fushëbetejë ashtu edhe jashtë saj.
Në vitin 2004, vetëm dy vjet pasi u diplomua në një akademi ushtarake për oficerët, gjenerali Surovikin dyshohet se rrahu një nga ushtarët e tij për shkak të pikëpamjeve të tij politike, thotë Instituti për Studimin e Luftës. Më vonë ushtari e tërhoqi këtë ankesë.
Gazeta ruse pro-qeveritare Kommersant raportoi se në të njëjtin vit, gjenerali Surovikin thirri një nga kolonelët e tij për t’u veshur. Pak çaste pas përplasjes, ushtari qëlloi veten për vdekje.
Pra, pse Putin e bëri këtë emërim? Mos ndoshta është një shenjë se gjërat nuk po shkojnë mirë.
Mbështetësit e Putinit e lavdërojnë dhe e konsiderojnë gjeneralin si komandant kompentent/
Prigozhin, një biznesmen me nofkën kuzhinieri i Putinit, tha se gjenerali është “komandanti më kompetent” në ushtrinë ruse.
“Këtu është dikush që ka reputacionin publik të të qenit njeri brutal dhe vrasës!” “A po përpiqet Putini t’i dërgojë një sinjal Ukrainës se si ai dëshiron që lufta të vazhdojë që këtu e tutje?”
Marrë nga BBC/ Përshtati Gazeta Dita
a.m/dita

Kushdo qe te jete ky gjeneral gjenerali nuk lufton ai urdheron por kur ushtria nuk esht e motivuar e humbasish betejen,Ukrainasit nuk jane Arabet e Syrise,ose te Irakut qe nuk kishin arme te mjaftueshme ,Ukraina furnizohet nga 50 shtete edhe populli ka vullnetin per lufte ketu nuk fitohet lufta,pra leni keta dy Ortodokset le te vriten njeri me tjetrin por jo ne kurizin tone.
E kush do jete, deri sa e zgjedh Putin, duhet te jete me kafsha e kafsheve te kryekafshes se vendeve postkomuniste , qe nuk u normalizua kurre. Kujtoj ketu Ceceni ,Gjeorgji, Bjellorusi, vrasje gazetaresh e kundeshtaresh politike dhe burgosje te kritikuesve etj etj etj….per te mos folur per Sirine qe u be fushe dhe u kthye ne antikitet vetem per te mbajtur ne pushtet nje kukull te tijen…i pari vend qe donte te shkeputej ,dhe u shkeput nga influenca e tij , duke hyre me veshtiresi dhe ngadale ne rrugen e demokratizimit, Ukraina, po perpiqet te beje ate qe di te beje gjithmone, toke e djegur, por ketu i ngeci sharra ne gozhde se Ukraina nuk eshte Ceceni apo Siri
Edhe Napoleoni, edhe Hitleri shkuan deri në Moskë e Caricin, por dështuan me turp. Bile Napoleoni u fut në Moskën e djegur dhe u “mbyt” më pas në Berezinë.
Shqiptarët e kanë provuar në kurriz pushtimin. Nuk numërohen pushtuesit që kanë kaluar, por ata vazhdojnë të jetojnë në vendin e tyre, të lirë.
Edhe nje copez Japonie u perlesh me Rusine e stermadhe ne Port Artur dhe e mundi.
Edhe nje Cope Finlande u mbrojt heroikisht,,nga sulmi i gjithe asaj ushtrie te kuqe sovjetike me nam te madh.
Shembuj ka plot.