Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Profili/ Kush është Oljan Kanushi, nëndrejtori i ri i SHISH
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Profili/ Kush është Oljan Kanushi, nëndrejtori i ri i SHISH
AktualitetPolitike

Profili/ Kush është Oljan Kanushi, nëndrejtori i ri i SHISH

Published: August 31, 2022
Shpërndaje

Oljan Kanushi vjen nga një eksperiencë e gjatë si professional i nivelit të lartë me përvojë 20-vjeçare në sektorin publik dhe privat. Ai është drejtues me njohuri të thella mbi ekonomitë në zhvillim, ndërtimin, ngritjen dhe transformimin e organizatave.

Kanushi ka kryer me sukses disa përvoja profesionale në sektorin publik si: Këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministër Fuqiplotë i Trupës Diplomatike dhe Zëvendës Shef i Misionit për Republikën e Shqipërisë në Turqi, Këshilltar i Kryeministrit. Ai gjithashtu ka shërbyer si Pika e Kontaktit në Shqipëri për Komisionin Evropian mbi sigurine dhe SME ne kuader te Horizon 2020.

Mes detyrave të ushtruara, Kanushi ka mbajtur edhe pozicionin e Koordinatorit në Sekretariatin Teknik për Projektet e Zhvillimit Strategjik në Kryeministri, si dhe Drejtor i Zyrës Operacionale të Situatës në Kryeministri.

- Publicitet -

Ai ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe zhvillimit. Pasi u diplomua me gradën Bachelor dhe Master Shkencor në Fakultetin Ekonomik, pranë Universitetit “Aristotel” të Selanikut, kreu studime pasuniversitare pranë Universitetit të Tiranës, si dhe përfundoi kursin master për Studime Globale në Goteburg të Suedisë.

Me një diplomë nga Kolegji i Europës në Bruge të Belgjikës, nga Universiteti i Shkencave Politike në Paris, dhe me dy kurse ekzekutive nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard, z. Kanushi zotëron një dosje të gjerë edukimi pasuniversitar.

Kanushi eshte diplomuar gjithashtu pranë Akademisë së Trupave të NATO-s, në Selanik, si dhe është certifikuar nga Universiteti George Ëashington.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • A T E I S T I says:
    August 31, 2022 at 7:45 pm

    Ata qe kruhen si shume pas Athines , duhen pare jo me eufori , por me rezerve ! Kolonel Janullaqi edhe sot qe eshte mbi 90 vjec eshte teper aktiv ne fushen e spiunazhit . Edhe mbas vdekjes , ai do e lere litarin siper varrit qe do te na kushtoje breza te tere , sepse ne 3 – 4 dekada , me nje pervoje te gjate , me enderren e frikeshme per ta shtire ne dore ortodoksine shqiptare dhe me oreksin e nje makuti te ekstremist te qarqeve shoviniste greke , kush e di se sa shume njerez ka futur ne ” thes ” ! ! ! ! ! !

    Reply
  • Aqif says:
    August 31, 2022 at 9:05 pm

    Zoti Kanushi i paska bërë shumicen e shkollave. siç na e thot artikullshkruesi,Por i ka mbetur pa bërë vetem nje shkolle.Shkolla e qenve te Rrapi i treshit 🤣

    Reply
  • SHIKU says:
    September 1, 2022 at 5:34 am

    Ate shkollen e qenve dhe te zagarve ua ka lene ketij Qifes me shoke te seres se tij… Po si nuk lat njeri pa pergojuar o njerez! Shikoni çfar formimi arsimor ka ky burri… Hallall… Te pakten ne ket fushe qenka nje aset me vlera te rralla… Suksese ne detyren e re!!!

    Reply
  • Selam Musai says:
    September 1, 2022 at 8:39 am

    Si ta kuptoj dashurine për Shqiperine me edukim jashtetit !?!?
    Shqiperia qe ne 1941 doli te semafori !

    Reply
  • Bureto says:
    September 1, 2022 at 9:36 am

    Po mirë o @Selam! Dashurinë për Shqipërinë nuk e përcakton as ku jeton e as ku e ke bërë shkollën. Rilindasit dhe patriotë të shumtë shqiptarë kanë bërë dhe dhënë shumë për Mëmedheun. Do emra? Edhe atë e bëj por është listë shumë e gjatë, por edhe sepse nuk ia vlen, sepse atë e dinë të gjithë. Mbase jo ti. Si thua, a do të ishte më mirë sikur të kishin bërë të gjithë ata “shkollën e çobenjëve” të Salarisë?!!

    Reply
  • !!? says:
    September 1, 2022 at 12:58 pm

    Ore po drejtori SHISH mos ka vajtur me detyra sekrete me karakter agjenturor që është zhdukur pa lën gjurmë? Mos ka ndrruar identitet dhe është infiltruar me detyra në Rusi apo Kinë për të vjel të dhëna të rëndësishme për shokun Edi sidomos në fushën ku ai ineresohet më tepër , në atë të hajdutërisë?

    Nashi qy nëndrejtori qënka i polishkolluar, ja kaloka dhe atij ministrit të jashtëm, çunakut nga Kosova që edhe ai kishte disa gomerër shkollë e arsim, por a ka bër ndonjë një shkollë sigurimi të mirfilltë, a di të studjoj , të propozoj dhe të tërheq në bashkpunim një agjent, sepse

    kam frik se do ta bëj si sekretari i partisë i posa emëruar në këtë detyrë të rëndësishme në degën e përbrëndshme të Vlorës që, kur dëgjoj në mbledhjen e parë që puna operative çalonte me agjentët që nuk po informonin për veprimtarinë armiqësore dhe “armiku vepronte e partia s’ kishte informacion” konstatim që mori më qafë shumë të pafajshëm, ai sekretari i partisë , në konkluzionin partiak të mbledhjes propozoj që të provokohej një mbledhje me agjentët në sallën e mbledhjeve të degës dhe të punoheshin materiale të zgjedhura nga veprat e shokut Enver mbi luftën e kllasave dhe vigjilencën, i shkreti sekretar i partisë,

    nuk e dinte që agjentët ishin sekretë dhe nuk mund të bashkoheshin në një mbledhje dhe

    shefi Q me kunjë e ironi tha që kjo mund të bëhet po të futej çdo agjent në një fuçi dhe të rrokulliseshin në sallën e mbledhjes dhe të punoheshin materialet e partisë e pastaj fuçit , pa hapur kapakët, të rrokulliseshi jashtë që të mos zbulohej identiteti i tyre.

    A ka punuar, a ka përvoj dhe ka qën oficer i suksesshëm i inteligjencës që të bëhet drejtues i lartë i SHISH apo

    është përzgjedhur nga shoku Edi me metodën e ti shkencore të krahasimit antropometrik të portretit të Oljan Kanushit me portretin etalon të zotit Dash Shehi duke ngrën pilaf, metodë e suksesëshme për zgjedhjen e deputeteve dhe ministrave si psh ministres shumë të suksesëshme rurale Krifca që po shpëton bujqësinë, blegtorinë bashk me Open Ballkan me Akademinë e barinjëve, super panairin e verërave në Beograd, mbjelljen e grurrit në mars dhe subvencionin 30 000 L për çdo fermer që …….. o zot ruaji mëndjen ministres ose atij që i ka shkrujtur ministres t’ja lexoj që të flas, mendoj dhe të shkruaj shqip………

    jo ministre “prodhon (!!!!!!??????) një hektar grurë”. kur

    ne fermerët nuk prodhojmë por ………MBJELLIM NJË HEKTAR GRURË.

    Ama minstrja rurale është mjeshtre dhe profesioniste e vërtetë në menaxhimin e subvencioneve rurale të BE, të tjerat nuk kan rëndësi.

    Qy Kaushi i tepsisë qeverisëse të shokut Edi që katapultohet nëndrejtor SHISH a ka ndonjë aftësi të pëlqyeshme për bosin Edi si qo , Krifca rurale?

    Reply
  • !!? says:
    September 1, 2022 at 3:35 pm

    Ti Aqif hidhu përpjet, Edi Rama ka rreth 30 000 patronazhistë që kan bër jo shkollën por akademinë e qenërve përtej rrapit të treshit dhe nuk pjerth fare për SHISH-ra.

    Rrjeti i tyre i shtrir në çdo cep të vëndit , me vigjilencë, profesionalizëm dhe fshehtësi që ja kalon agjentëve të Gestapos së Mylerit nazist të ish piktorit të dështuar, zotit Adolf Hitler, përgjojnë mbrapa gardheve, mureve, në rrugë, zyra, lokale …..kudo non stop çdo qytetar të vëndit dhe

    në bodrumet e errta të gestapos së tërmeteve zgjedhore, ish oiiii….. oiiii ……oiiiiii……pastë ndjes PS, plotësohen kartelat me të gjitha informatat që shefi i gestapos zgjedhore, inxhinjeri i tërmetit kobzi zgjedhor në Dibër, Myleri i Edi Ramës, Damjan Tërmeti të analizoj situatën dhe të bëj veprimet e duhura që të realizoj tërmetin e radhës së hajdutërisë elektorale që është nëna e të gjithë krimeve, korrupsionit dhe kusarisë së pandëshkuar 30 vjeçare në vënd që u bë i mallkuar për njerzit e ndershëm dhe parajsë e kaluar parajsës për maskarenjtë si Edi Rama , Sali Berisha , Ilir Meta dhe një grusht luvgetëritsh që u venë pas.

    I nderuar Qifo, Akademia e qenërve patronazhist të rrapit jo tresh por mashalla 200 cm të gjatë të Surelit, një çik më tutje ish shkollës së qenërve të rrapit të treshit, ja ka kaluar sigurimit të shtetit në kohën e pseudo socializmit, të paktën sigurimi vepronte simbas ligjeve të mbrapshta të atij sistemi ndërsa gestapua zgjedhore e spiunëve patronazhistë është një strukturë antiligjore që ka mar funksione dhe veprimtari që i lejohen, simbas rrregullave strikte, si psh përgjimi sekret i qëndrimit dhe preferencave politike të qytetarëve vetëm SHISH dhe jo horrave të gestapos patronazhiste që vegjetojnë si batallsa të pastrim gjelbërimit, ujsjellës kanalizimeve e lloj lloj marifeteve që pjell mëndja e shejtanit të zi Edi Rama duke u paguar me miljona nga paratë e taksapaguesve për të mbajtur në këmb këtë strukturë kriminale anttiëligjore.

    SHISH-i real i Edi Ramës është gestapua e tij patronazhiste, për SHISH pa drejtor ku mund të emrohet Kaushi nëndrejtor sikur mund të emëronte pa problem nëndrejtore të SHISH edhe ruralen emblematike Krifca, mender nuk pjerth njeri, ekziston apo nuk ekziston. Më thoni o njerëz a keni ndjer në Shqipëri dorën e rreptë të SHISH ku livadhisin me paga të larta me qindra oficerë që marin vetëm rrogën përgjojnë që të vrasin ndonjë mizë në tavolinë dhe, qofsha i gabuar janë si ajo lopa shterp që njeriu i mënçur duhet ti jap shtymën si gjë pa vlerë.

    A e ka nën kontroll SHISH veprimtarin agjenturore të shërbimeve sekrete të huaja apo mjafton me improvizime të rastësive si rasti i spiunazhit në objektin e rëndësis së veçantë në Gramsh ku paskin ngelur ca hekurishte harruar pa u shitur si skrap kur kanë goxha rafineri të naftës në Ballsh dhe në pritje instalimet e portit të Durrsit që të shkojnë edhe ato te Kurumi në Elbasan.

    Reply
  • alphade says:
    September 2, 2022 at 12:15 am

    Per ju “dadaistet” e fanatike te ngurte-
    suar vetem Saliu eshte i shkolluar dhe
    “sabelotodo” per cdo gje ?! Hiqni syzet
    e zeza, te ngjyra me ziftin e Selenices
    dhe do shifni realitetin qe ju verbon !
    Shqiperia nuk eshte “zero” perparim,
    sic thone ithtaret e diabolikeve binom
    Vicidol- Cepan por ka edhe disa te mira
    qe sic thoshte Mao me shkolle te mesme
    ndahen 6 me 4 apo 7 me 3 ?! Por jo cdo
    gje e mbuluar me ziftin e Selenices !!!

    Reply
  • demo says:
    September 2, 2022 at 1:41 am

    Po ku i keni gjet kaq emra zyrash ne kryeministri,mor pallosh!? Bere mire o Memet qe vrave veten.Po te mos kishe vrare veten,do te kishte rene Damllaja nga emri i zyres tende.
    Zyra strategjike,operacionale e Situatave..Koordinator i sekretariatit teknik per projektet e zhvillimit Strategjik.
    Keto Zyra besoj jane Ato qe cojne rraketat ne Hava.Satelitet i lejne te verdallosen andej,qe te fotogtafojne surratin e Sali Berishes,kurse kete palloshin e sjellin persweri ne toke se i duhet Dallkaukeve te sherbimit Informativ.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  • ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës
  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Sheshi, Rama dhe Berisha

Komentet e Fundit

  1. oikoi on K.E – BELA MAFIA
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  3. Aldrin on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Aldrin on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Shkodrani-Belgjike on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?