Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Programi qeverisës: Rritje e rrogave të mjekëve, infermierëve dhe mësuesve, pension mesatar 400 euro deri në 2029
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Programi qeverisës: Rritje e rrogave të mjekëve, infermierëve dhe mësuesve, pension mesatar 400 euro deri në 2029
Lajmi i funditPolitike

Programi qeverisës: Rritje e rrogave të mjekëve, infermierëve dhe mësuesve, pension mesatar 400 euro deri në 2029

Published: September 17, 2025
Shpërndaje

Qeveria “Rama 4” planifikon që deri në vitin 2029 rroga e mjekëve dhe infermierëve të rritet me 25%.

Gjithashtu në bazë të programit qeverisës, të siguruar nga DITA që do të prezantohet ditën e nesërme (18 Shtator) në Kuvend, rroga mesatare e mësuesve do rritet me 1.250 euro deri në 2029.

“Rrisim pagën mesatare të mësuesve në 1,250 euro deri në vitin 2029”, shkruhet në program lidhur me pagat e arsimtarëve.

- Publicitet -

Ndërsa për bluzat e bardha: “Rrisim pagat e mjekëve dhe infermierëve me 25% deri në vitin 2029 për të ruajtur konkurrueshmërinë”.

Deri në vitin 2029, qeveria parashikon që pensioni mesatar të arrijë në 400 euro, ndërsa pensioni minimal në 200 euro. Qeveria Rama 4 synon dixhitalizimin e plotë të sistemit të sigurimeve shoqërore, me regjistër elektronik dhe shërbime online, duke rritur transparencën dhe gjurmueshmërinë.

Sa i përket programit për fëmijët, rininë dhe barazinë gjinore synohet modernizimi i arsimit me 1 mijë laboratorë inteligjentë, kurrikulë kodimi e inteligjence artificiale, si dhe zgjerim i aktiviteteve jashtëshkollore në art, kulturë, shkencë e sport.

Qeveria synon gjithashtu të krijojë hapësira urbane dhe kënde lojërash, të dyfishojë qendrat rinore si dhe të mbështesë mijëra projekte e nisma komunitare.  Do të prezantojë gjithashtu edhe Ligjin për Vullnetarizmin, i cili do të bëjë të mundur që eksperienca vullnetare të njihet si pervojë pune.

Po ashtu, parashikohet një platformë digjitale për rininë, financim për startup-et dhe mbështetje për pjesëmarrje në veprimtari ndërkombëtare.

Disa nga prioritetet kryesore për pensionistët: 
–          Të garantohet deri në fund të vitit 2029 pension mesatar prej rreth 400 euro për kontribuesit e plotë dhe pension minimal 200 euro, si pjesë e paketës së mbrojtjes sociale.
–          Digjitalizimi i plotë i sistemit të sigurimeve shoqërore (Regjistër elektronik, shërbime online end-to-end), për transparencë dhe gjurmueshmëri.
–          Ulja e informalitetit në tregun e punës përmes nxitjes së deklarimit të pagave reale dhe këshillimit sistematik të punëdhënësve/punëmarrësve, për të rritur bazën e kontributeve.
–          Përdorim sistematik i bonuseve sipas zhvillimeve ekonomike.
–          Pensionet do të mbulojnë rreth 40% të të ardhurave të fituara gjatë viteve të punës, deri në vitin 2030 në përputhje me standardet europiane/ILO.
–          Portabilitet ndërkufitar i përfitimeve: përfundimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të njohjes së ndërsjellë të pensioneve
Disa nga prioritetet kryesore për Fëmijët, Rinia dhe Barazia Gjinore
– Krijimi i një platforme digjitale për rininë, për të ofruar shërbime, mundësi dhe financime transparente.
– Prezantimi për herë të parë i Ligjit për Vullnetarizmin, i cili do të bëj të mundur që eksperienca vullnetare të njihet si pervojë pune.
– Zhvillimi i programeve kombëtare për aftësitë digjitale të rinisë, duke përfshirë mbi 50 mijë të rinj deri në vitin 2030.
– Dyfishimi i qendrave rinore duke mbuluar të gjitha bashkitë e vendit me hapësira të dedikuara për krijimtari dhe inovacion
PROGRAMI
j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Edi says:
    September 17, 2025 at 2:03 pm

    Llafe

    Reply
  • ATSH says:
    September 17, 2025 at 2:33 pm

    Ta qaj hallin , edhe 2000 mij tu a besh rrogen ne muaj perseri do te te ikin . Sikur se di ti ..hajt mo , ishim mire kur ishim keq !

    Reply
  • Ok says:
    September 17, 2025 at 2:48 pm

    Ku di gjesh leket KM?
    Shteti ska bank
    Ka taksa

    Reply
  • nje punonjes buxhetor says:
    September 17, 2025 at 3:02 pm

    Qeveria Rama e vetmja ne keto mbi 30 vite qe ne 12 vite te saj ne pushtet premton rritje rrogesh per Mjeke, Infermiere, Mesues e asnjehere ne keto 12 vite nuk ka artikuluar shprehjen – rritje rrogash per Sektorin Buxhetor!
    Se neper spitale nuk ka vetem Mjeke e Infermiere, por ka dhe Shofere Ambulancash, Laborante, Sanitare, Oksigjeniste, te sektorit prapavijes etj qe ne keto 12 vite nuk kane pare rritje pagash me sy.
    Buxhetoret e ketij vendi kurre nuk i ka permendur ky Rama, asnjehere. Ndonese rregullisht c’do fund-viti u ka mohuar ate qe u takon me ligj – ate shperblim te vitit te ri apo sic quhej dikur “rroga 13” e cila per here te fundit mbahet mend nga Buxhetoret ne dhjetor 2012.

    Reply
  • Dursakja says:
    September 18, 2025 at 12:23 am

    Me këto çmime paga minimale duhet të jetë tashmë 600 euro sepse shëndetësia falas është fjalë, realiteti është ndryshe, po kështu po bëhet dhe arsimi. Çmimet po rriten pa ndërprerë, produktet e shportës ushqimore dhe detergjente larës në vendet e Ballkanit kanë tvsh nga 0 deri në 7%,pensionistët me pensionin që kanë nuk mund të jetojnë as 10 ditë në muaj pa ndihmën e emigrantëve, ato janë të privuar nga shumë të drejta që kanë në vendet e rajonit tonë.
    Nuk ka çfarë na duhet Europa me nivel ekonomik si në vendet e humbura të Afrikës. Polarizimi social në këtë vend ka shkuar duke u rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe të frikshme ku shtresë të mesme nuk është as 20%e popullsisë.
    Pastaj mos të flasësh kur ke një problem gjyqësor që janë bërë të zakonshme, qoftë për pronën, punën, dhe tashmë të mos çoftë zoti se të kalon jeta nëpër gjyqe e vdes pa zgjidh problemin.
    Kjo është Europa, kjo është rruga drejt saj?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret ne SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria
  • BE po “eksporton” azilin jashtë Evropës, Amnesty International sulmon marrëveshjen Itali-Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Propaganda dhe realiteti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  2. Buda on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  3. Xoni on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  4. Liria on Trump shpall planin për izolimin e Iranit, paralajmëron bankat, bizneset dhe qeveritë që e mbështesin
  5. Zeqineja on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?