Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Progres raporti i BE, Rama: Vlerësohet puna e SPAK, më pozitivi i gjithë këtyre viteve për Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Progres raporti i BE, Rama: Vlerësohet puna e SPAK, më pozitivi i gjithë këtyre viteve për Shqipërinë
Lajmi i funditPolitike

Progres raporti i BE, Rama: Vlerësohet puna e SPAK, më pozitivi i gjithë këtyre viteve për Shqipërinë

Published: October 31, 2024
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për media me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato, ka komentuar progresraportin e BE-së për Shqipërinë për vitin 2024.

Rama u shpreh se raporti vlerësonte punën e SPAK për rezultatet dhe hetimet e thelluara ndaj rasteve të korrupsionit, përfshirë profilet e larta politike.

“Më lejoni të ndaj disa nga momentet kryesore të raportit. Së pari, drejtësia. Përtej të gjitha polemikave të brendshme, raporti bën një vlerësim të lartë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe thekson se kjo reforma ka çuar në përmirësime të ndjeshme të drejtësisë në vend. Patjetër, ka pika të caktuara që duhen adresua dhe ka ende boshllëqe që duhen mbushur. Me shumë të drejtë, vlerëson punën e SPAK vazhdimësinë e rezultateve, avancimin në ndjekjen përmes hetimeve të thelluara të rasteve të korrupsionin, përfshirë ato me profile të larta politike dhe zyrtare”.

- Publicitet -

Rama u ndal dhe te ekonomia dhe performaca fiskale.

Së dyti, raporti konfirmon vazhdimin e rritjes ekonomike të vendit dhe përgatitjen e mëtejshme të Shqipëri për një ekonomi tregu funksionale në bazë të parimeve dhe kushteve që garanton BE në çdo vend anëtar të tij. Rritja ekonomike ka qenë e fortë sic thotë raporti, po ashtu mbështetja e kësaj rritje në turizëm është një fakt. Raporti vlerëson performancën fiskale të vendit, rënien e deficit dhe uljen e borxhit publik dhe thekson se sektori financiar është i qëndrueshëm”, tha kryeministri.

Rama u shpreh se raportprogresi është dokumenti më i besueshëm ndërkombëtar që merr Shqipëria, duke shtuar se bazohet në fakte e jo në sondazhe.

Kreu i qeverisë shtoi se “cilido që dëshiron të kuptojë e të mësojë se ku ndodhet Shqipëria në të gjitha fushat bën mirë ta lexojë këtë raport, një panoramë e situatës aktuale të vendit”.

“Është dokumenti më i besueshëm ndërkombëtar që Shqipëria merr dhe ne i referohemi fjali për fjali. Është i vetmi raport që bazohet në fakte dhe jo në perceptime e sondazhe. I referohet fakteve nën dritën e parimeve dhe standartëve të funksionimit të institucuineve dhe shteteve anëtare. Më vjen mirë që marrin raportin më pozitiv të gjithë këtyre viteve, e tillë është edhe ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeverita afirmoi njohjen e përparimeve të bëra nga Shqipëria. Ky raport shënjon me përpikëmëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej dhe çështjen ku duhet të përqendrohemi për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit. Ky proces është proces që vazhdon por cilido që dëshiron të kuptojë e të mësojë se ku ndodhet Shqipëria në të gjitha fushat bën mirë ta lexojë këtë raport, një panoramë e situatës aktuale të vendit”, tha ai.

Rama është shprehur se Bashkimi Europian është një bekim për vendin teksa theksoi se “ndryshe do ta kishte të pamundur të bënte shtetin që po bën”

“Ne jemi nxënës ambicioz në këtë proces”, iu drejtua kryeministri ambadadorit të BE-së Silvio Gonzato në konferencën për raportprogresin.

Por kreu i qeverisë theksoi se “jemi të vetëdijshëm që për të marrë notën maksimale, që është vula e anëtarësimit kemi shumë akoma për të bërë dhe kemi të meta e boshllëqe për të adresuar”, duke shtuar se vendi e ka kapcitetin për ta bërë falë partneritetit me Komisionin Europian.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Abdul Dibra says:
    October 31, 2024 at 4:50 pm

    SPAK po i jep shansin shtetit shqiptar si i afte te godase korrupsionin e larte shteteror,ky eshte testi nese je vend demokratik apo jo.Ndjekja penale dhe arrestimi i Sali Berishes,Ilir Metes,Arben Ahmetajt,etj,etj, per BE eshte prova se ky shtet ka aftesine te godase zyrtaret e tij me te larte.Respekte SPAK DHE GJKKO.

    Reply
  • mali says:
    October 31, 2024 at 6:48 pm

    Mereni shtruar.
    Jemi djegur nga qulli, I fryjme kosit.
    Kur te mbaroje gjyqi ndaj Mediut,Saliu ,Ahmetaj,Ilirit dhe te tjereve atehere themi SPAK ka bere pune.
    Shikoni lojrat e” kalim I afatit te paraburgimit” si lirohen personat?
    Pra kjo loje do te luhet per Sali Berishen dhe do te kemi : Free Berisha.
    Po ashtu edhe per Mediun dhe …..

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    October 31, 2024 at 7:13 pm

    O. I. D. J. O. T !
    Mos umburr me koqet e DUMANIT si ne fabulen qe lepri kish vjedhura fatturen e penisit te GOMARIT!
    Jep dorheqje po je i moralshem si i pa AFTE!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?