Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Progres-raporti i KE vlerëson Shqipërinë, Varhelyi: Rezultate në “drejtësi” e shtetin ligjor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Progres-raporti i KE vlerëson Shqipërinë, Varhelyi: Rezultate në “drejtësi” e shtetin ligjor
KryesorePolitike

Progres-raporti i KE vlerëson Shqipërinë, Varhelyi: Rezultate në “drejtësi” e shtetin ligjor

Published: October 12, 2022
Shpërndaje

Komisioni Europian ka vlerësuar progresin e Shqipërisë për vitin 2021. Ka qenë Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhejli, i cili gjatë prezantimit të progres-raportit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, i cili vlerësoi rezultatet e arritura në disa fusha mes të cilave reforma në drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit.

Oliver Varhelyi, Komisioner për Zgjerimin në BE: Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres të mirë dhe të japë rezultate. Reforma në drejtësi dhe vetting që po vijon, janë shembuj të progresit të mirë. Vendi ka treguar vendosmëri për të forcuar shtetin ligjor, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Rreshtimi krah vendeve të Bashkimit Europain ndaj agresionit rus në Ukrainë shihet si një vendim që gëzon mbështetjen e plotë të unionit ndaj Shqipërisë.

- Publicitet -

Oliver Varhelyi, Komisioner për Zgjerimin në BE: Shqipëria ka mbajtur një linjë 100 % me IFSP dhe e ka përdorur pozicionin e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuar për t’iu përgjigjur luftës së Rusisë së bashku me aktorët e tjerë, duke sjellë propozime.

Vlerësime në pogres-raport bëhen edhe për nismën e Ballkanit të Hapur, por kërkohet zbatimi i rregullave të BE-së.

“Nisma e Ballkanit të Hapur nisur nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia mund të luajnë një rol pozitiv në proces, me kusht që të bazohet në rregullat e BE-së dhe mbetet gjithëpërfshirës ndaj të gjithë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Çdo masë ekzistuese në kundërshtim me Stabilizim Asocimin dhe Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) dhe kundër frymës sëTregu i Përbashkët Rajonal duhet të braktiset si çështje prioritare.”

Në draftin e progres-raportit thuhet se Shqipëria ka bërë përparim të vazhdueshm në luftën kundër terrorizmit dhe pastimit të parave, por sipas unionit, miratimi i amnistisë fiskale mund të rrezikojë arritjet në këtë drejtim.

“Në luftën kundër financimit të terrorizmit dhe kundër pastrimit te parasë, u arrit progres, por Shqipëria mbetet e listuar nga Task Forca e Veprimit Financiar dhe duhet të zbatojë elementet e mbetura të planit të veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar. Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval mund të rrezikojnë progresin në këtë fushë.“

Sa i përket skemave për dhënien e nënshtetësisë së investitorëve të huaj, progres-raporti evidenton se procedura dhe vlerësimi i thelluar i individëve migratorë dhe i sigurisë rrezikon këtë procedurë, duke përfshirë një evazion të mundshëm të masave për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmin, si dhe anashkalimin e sanksioneve ndërkombëtare.

Gjithashtu dokumenti vëren se konflikti i brendshëm brenda partisë më të madhe opozitare ka ndikuar në jetën parlamentare.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Asd says:
    October 12, 2022 at 5:28 pm

    Varheley duhesh pushuar nga puna. Nuk shkruhen raportet nga zyra. Rezultates e shtetit shqiptar nuk duhet ti degjosh nga Rama.

    Reply
  • Qëvëriu says:
    October 12, 2022 at 7:01 pm

    Urgjent nje arke me konjak Skenderbeu dhe nje valixhe plot me punime artistike per mikun ton te shquar Oliver

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje
  • Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  • EMRAT: Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe

Komentet e Fundit

  1. gim on Letra e Ramës për protestuesit në bulevard: Armiku juaj nuk jam unë
  2. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. ANA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?