Raporti i Progresit i Komisionit Europian vlerëson rritjen e kapaciteteve të SPAK dhe rezultatet e tij në hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, por kritikon qeverinë për mungesë përparimi në sundimin e ligjit, lirinë e medias, të drejtën e pronës dhe zbatimin e plotë të reformave kyçe drejt anëtarësimit në BE.
Raporti i Progresit i Komisionit Europian për Shqipërinë, i publikuar të martën, vlerëson me “proges të mirë” punën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, në kuftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërkohë që ecuria në fusha të tjera që lidhen me qeverisjen ka marrë përgjithësisht nota negative ose mesatare.
Në fushën e demokracisë, Komisioni Europian rezervon kritika për zgjedhjet e fundit parlamentare, duke iu referuar raportit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR për “mungesën e kushteve të barabarta dhe abuzimin me burimet publike” dhe rekomandon një reformë e plotë zgjedhore.
Edhe puna e Kuvendit cilësohet si “pjesërisht efektive” për shkak të polarizimit politik, mungesës së dialogut mes mazhorancës dhe opozitës dhe kufizimin në proceset e konsultimit publik. “Kuvendi pengohet gjithashtu nga mbikëqyrja e kufizuar mbi ekzekutivin, ndërsa politizimi i emërimeve parlamentare në pozicione të larta të institucioneve kushtetuese apo të pavarura të krijuara me ligj mbetet një çështje serioze,” theksohet në raport.
Në këtë kontekst, kërkohet që “procesi i integrimit duhet të jetë më gjithëpërfshirës, ndërpartiak dhe i mbështetur nga mekanizma efektivë konsultimi”.
Raporti ka risjellë në vëmendje shqetësimet për punën, metodologjinë dhe ndikimin e komisionit të posaçëm parlamentar anti-korrupsion në legjislaturën e kaluar, që u drejtua nga Fatmir Xhafaj. Në kapitullin për demokracinë, në një fjali të vetme, KE thekson se “ndarja e kompetencave midis qeverisjes vendore dhe asaj qendrore mbetet problem”.
Për administratën publike vlerësimi është “mesatar”, ndërsa kërkohet që qeveria të kufizojë përdorimin e akteve normative për ndryshimet buxhetore dhe të rikthehet në proceset e rregullta të rishikimit të buxhetit.
Shqipëria vlerësohet me “përparim të mirë” në përafrimin me acquis të BE-së në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë në përgjithësi, po veçohet puna e SPAK si efektive.
“Kapaciteti dhe efektiviteti i SPAK për të goditur grupet e krimit të organizuar është rritur dhe përdorimi i hetimeve financiare është përmirësuar,” thuhet në raport.
Gjithsesi në këtë kapitull, rekomandimet nga viti i kaluar konsiderohen të zbatuara pjesërisht dhe mbeten në masë të madhe të vlefshme për vitin që vjen për rritjen e hetimeve financiare ndaj krimit të organizuar, përfshirë trafikimin e paligjshëm, terrorizmin dhe pastrimin e parave; të bëjë operativ observatorin kombëtar të drogës dhe të të adresojë çështjen e kërkesave të pabazuara për azil nga shtetasit shqiptarë drejt vendeve të Unionit.
“Është bërë përparim i mirë në zbatimin e rekomandimeve të vitit të kaluar, përmes rritjes së kapaciteteve të SPAK në hetimet financiare, forcimit të luftës kundër pastrimit të parave dhe sekuestrimit të aseteve të lidhura me krimin e organizuar. SPAK ka konsoliduar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar, veçanërisht me shtetet anëtare të BE-së dhe agjencitë e BE-së, për hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale me rrezik të lartë, duke dhënë rezultate të para të prekshme,” thuhet në raport.
Pavarësisht progresit të punës së SPAK, në përgjithësi Shqipëria vlerësohet si “mesatarisht e përgatitur” në luftën kundër krimit të organizuar dhe i kërkohet të përshpejtojë përafrimin e kuadrit ligjor dhe të forcojë kapacitetet e zbatimit të ligjit dhe të përmirësojë efikasitetin e hetimeve, përfshirë zhvillimin e analizës kriminale dhe financiare.
Edhe në kapitullin për luftën kundër korrupsionit, puna e SPAK shihet si konsolidim i “rezultateve pozitive” dhe “përparim i prekshëm” drejt krijimit të një bilanci të qëndrueshëm.
Por nga ana tjetër, raporti vë në dukje se “korrupsioni mbetet i përhapur në sektorë të cenueshëm…” dhe “bashkëpunimi me organet e zbatimit të ligjit mbetet i dobët”.
Në këtë kuadër, kërkohet që forcimi i hetimeve dhe ndjekjes penale “të sigurojë më shumë dënime përfundimtare, në veçanti në nivelet e larta, përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive që burojnë nga vepra korrupsioni…’, përmirësim ligjor për parandalimin e korrupsionit dhe efektivitet në transparencën e kontrollit e deklaratave të pasurisë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI)
Në fushën ekonomike kërkohet rritje e transparencës dhe llogaridhënies për ndërmarrjet shtetërore, përfshirë publikimin e raporteve vjetore të performancës financiare dhe forcmimin e kuadrit të menaxhimit të Investimeve publike.
Kapitulli për prokurimin publik vlerësohet me notë negative si ”përparim i kufizuar” në përafrimin e kuadrit ligjor me acquis të BE-së dhe kërkohet që të përmirësohen procedurat konkurrruese të prokurimeve dhe përmirësim të ligjeve në fushën e koncesioneve dhe partneriteteve publike-private (PPP) dhe të sigurojë zbatimin e Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) në lidhje me marrëveshjet ndërqeveritare me vende të treta në fushën e prokurimit publik.
Gjyqësori dhe të drejtat themelore janë vlerësuar në “nivel përgatitjeje të moderuar dhe të mirë” dhe shihet si përparim në forcimin e pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e gjyqësorit si pasojë e procesit të vetingut.
Megjithatë, KE vëren se mbeten sfidë emërimet e anëtarëve jo-magjistratë të KLGJ dhe KLP dhe presionet për të ndikuar në sistem.
“…Janë vërejtur ende përpjekje në rritje nga zyrtarë publikë apo figura politike për të ushtruar ndikim apo presion të padrejtë mbi sistemin gjyqësor, gjë që mbetet një çështje e shqetësimit serioz,” thuhet në raport.
Në kapitullin e të drejtave themelore, KE e vlerëson çështjen e të drejtës së pronës si problem të vazhdueshëm dhe konkretisht si ecuri të ngadaltë në procesin e regjistrimit dhe digjitalizimit të pronave dhe mangësi në transparencë dhe integritet të Kadastrës. KE kërkon që të përmirësohet aspekti i kompensimeve dhe i së drejtës në rastet e shpronësimeve.
Liria e shprehjes vijon të mbetet një shqetësim për Brukselin dhe pse fusha vlerësohet me “përparim të kufizuar”.
“Situata mbetet kryesisht e pandryshuar, pasi pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhdojnë të ndikohen nga mbivendosja e interesave politike dhe biznesit, mungesa e transparencës së burimeve të financimit, përqendrimi i lartë i pronësisë mediatike, si dhe nga frikësimi dhe kushtet e pasigurta të punës për gazetarët,” thuhet në raport.
Në fushën e mjedisit raporti vëren se Shqipëria ka një nivel të kufizuar përgatitjeje dhe nuk ka bërë përparim gjatë periudhës së raportimit, ndërsa kërkohet miratimi i ligjeve për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit.
Komisioni paralajmëron se ligji i ri “Paketa e Maleve” mund të ketë pasoja për përdorimin e tokës dhe menaxhimin mjedisor. Po ashtu i vihet theksi mungesës së zhvillimeve në cilësinë e ujit, ajrit dhe mbrojtjen e klimës, dhe kërkohet zbatim më i fortë të legjislacionit mjedisor e klimatik në përputhje me acquis të BE-së.
Blerina Gjoka – Reporter

Te majtet ne Shqiperi kane qene historikisht pengesa kryesore ne rrugetimin e integrimit Europian te Shqiperise.
Qe para se te shembej diktatura, pasuesit gjoja “liberal” te diktatorit Hoxhes, i’u be nje oferte jashtezakonisht bujare nga Gjermania, thjeshte i duhej vetem te lironte pak rripat; por diktatori i fundit shqiptar nuk tradhetonte vijen staliniste; nuk e beri.
U shemb diktatura, erdhen demokrate ne pushtet, dhe ish-komunistet e konvertuar ne socialiste ishin kategorikisht kunder anetaresimit ne NATO; pati shume hapa integrues nen drejtimin e demokrateve, dhe kulmi pritej me MSA-ne, qe do te ishte bere qe ne 1997, po te mos ishte rebelimi i armatosur i falangave paramilitare socialiste; iku dhe kjo mundesi.
U rikthyen demokratet ne pushtet, dhe e arriten MSA-ne e shumedeshiruar. Jo vetem kaq, por perkunder protestave te vazhdueshme, te dhunshme te socialisteve qe donin te jepnin imazhin e nje Shqiperie ne flake, demokratet me ne krye Doktor Berishen, ia arriten me ne fund te anetaresonin vendin ne NATO; jo vetem kaq, por perkunder grevave disamujore dhe protestave te dhunshme, me rruge qe bllokoheshin me goma makinash , qe digjeshin nga miliitantet socialiste, gjithmone per te krijuar perceptimin e nje Shqiperie ne flake, Doktori dhe demokratet ia arriten te Liberalizonin Vizat, arritja e trete madhore integruese brenda pak vitesh e bere nga e djathta shqiptare.
Arritja e katert duhej te ishte hapa e neogciatave, por kete here socialistet ishin me te vendosur se kurre qe te mos e lejonin; s c’sajuan andej nga Fieri me ca keshilltare, dhe keshtu i kushtuan vendit edhe shume vite te vyera integrim.
Tani Kryeqenefi thote se do ta integroje ai! Medet! Medet, mor medet, por pse medet?! Medet , se ai sot ka nje pengese shume te madhe perpara: ka palloshin dmth vetveten e tij; ka Ramaduron; ka Ramaduron qe ka ngritur nje narkoshtet.
Dhe keta burokratet pordhace te BE-se, tallin bythen me shqiptaret: po beni hapa gjigande perpara drejt integrimit, thone!
Dmth Narkoshteti me Ramaduron ne krye po bejne hapa te shpejte drejt BE-se…. qe dmth dmth, se Shqiperia, sipas ketyre burokrateve mashtrues dhe hipokrite, do na qenkesh narkoshteti i pare qe do te na antareusoka ne BE!!
Jane pikerisht ky soj hipokritesh, qe kur maqedonasit shprehen deshire per nje reforme te ngjashme ne drejtesi si ne Shqiperi per vendin e tyre, klithen njezeri: Moooooooosss! Dmth, jo te dashur maqedonas, se do te ishte nje katastrofe si ne Shqiperi.
Ja kush jane hipokritet qe bejne raportet, ne kohen e sotme.
Struktura Posacme dhe Universiteti Tiranes jane te Vetmet Institucione Evropiane te Shqiprise,qe na i njeh Bota.Por Universitetin Shteteror te Tiranes(asnje tjeter) mos kini dyshime sepse mjeket dhe infermjeret shqiptare jane punesuar ne Spitalet gjermane si te barabarte,Me rroge te barabarte,si ata qe jane diplomuar ne Mynchen.
SPAK per here te pare ne rrumpallen 35 vjecare,I DHA FUND PANDESHKUESHMERISE NDAJ KORRUPSIONIT NE SHKALLET E LARTA TE PUSHTETIT.Sajmir,Tahiri,Koka,Cyrbja,Meta,Kryelopa,Beqja,Veliu,Ahmetaj,Balluku,etj etj ke dera Lemes.S`ka me hani Muco,Pini Muco.Edhe Te pandeshkuarin me jetegjate,Sali Berisha,qe eshte krijuesi i Sistemit te grabitjes,krimit,korrupsioni ne kete vend,,e mbajti nja 8 muaj ne izolim per ta mbyllur perfundimisht prapa hekurave per grabitjen e Truallit te Klubit Partizani.Te shohim. Mos e quani gje te vogel 28 mije metro katror ne mes te Tiranes,sepse jane miljarda euro,qe perfitohen nga 19 kulla me 14 -20 kate.Kur qindra Pronareve ky Cub i turmave i rrembeu dyqane,njesi sherbimi,shtepi te sekuestruara nga ish shteti diktatures,dhe mijra hektare Toke.
Familjes time,psh.pervec 2 mije ha toke bujqesore,livadhe,pyje,i rrembeu edhe dy dyqane dhe nje furre pjekje,qe i pat ndertuar stergjyshi ,por shteti komunist i ktheu ne njesi sherbimi.Keto Prona te mijat me gjithe truall ja fali shitsave te NTUSIT,qe u gjinden te punesuar .Gjyqe stergjyqe,Drejtesia plepave qe ngriti Sali Berisha ja la Uzurpatoreve,sepse shteti komunist paska bere investime me suva,me shtylla betoni,me Boje akrilik.Sot uzurpatoret i Shemben.Ndertuan Kulla me njesi sherbimi,,mbi truallin tim 600 metro katror dhe une skam para te ngrej dava si Erion Velia qe solli gjithe Avokatet e kryeministrave te Evropes dhe Amerikes,BE,PE dhe OKB.
Cfare do bej UNE?Do bertas e therras kunder Beishes Grabitqare Sali Berisha,qe zbriti nga shpellat e Tropojes ne Tirane dhe na rrembeu toke,troje,prona,mall e katandi.
Prandaj e Uroj kete SPAK,PROKURORET E NDERSHEM TE MAGJISTRATURES,
Plaseni brenda Sali Berishen,se beni drejtesi edhe per demon!