Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Buxheti 2023, institucionet që marrin më shumë dhe më pak vitin e ardhshëm, siguria kibernetike, prioritet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Buxheti 2023, institucionet që marrin më shumë dhe më pak vitin e ardhshëm, siguria kibernetike, prioritet
EkonomiKryesore

Buxheti 2023, institucionet që marrin më shumë dhe më pak vitin e ardhshëm, siguria kibernetike, prioritet

Published: October 20, 2022
Shpërndaje

Mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike, sigurimi i energjisë elektrike, zgjerimi i prodhimit vendas dhe pandemia Covid do të jenë do të kenë vëmendje të shtuar vitin e ardhshëm.

Në projektbuxhetin 2023, të publikuar tashmë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikohet që institucionet që do të ketë rritjen më të madhe të fondeve në dispozicion është Ministria e Mbrojtjes me 7.6 miliardë leke, si dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë me 7.3 miliardë lekë.

Mbrojtja do ta përdorë fondin shtesë për investime në armatime të reja dhe modernizim të sistemeve kompjuterike për forcat e luftimit. Ndërsa fonde shtesë do të ketë edhe për emergjencat civile.

- Publicitet -

Nga buxheti i infrastrukturës, rritja shkon tek transporti rrugor, ai detar, hekurudha dhe rrjetet e komunikacionit.

Ndërkohë, pas sulmeve kibernetike ndaj e-Albania, programi i qeverisjes digjitale do të rritet me gati 5 miliardë lekë. Më shumë para do të kenë edhe Ministria e Brendshme: 3 miliardë lekë më tepër, ajo e Financave dhe Ekonomisë 2.3 miliardë, Bujqësia 1.7 miliardë, Arsimi 1.5 dhe Shëndetësia rreth 1 miliardë lekë më tepër.

Pas grevës së pedagogëve, qeveria ka parashikuar një rritje të fondeve me 500 milionë lekë për arsimin universitar. Shtim më të lehtë fondesh në dispozicion parashikohet edhe për Shërbimin Informativ të Shtetit, Ministrinë e Drejtësisë e partitë politike, si mbështetje për zgjedhjet e përgjithshme vendore.

Nga ana tjetër, më pak para nga buxheti do të marrin disa dikastere si Ministria e turizmit dhe Mjedisit; Fondit Shqiptar i Zhvillimit që pritet t’i pakësohen 600 milionë lekë. Rreth 200 milionë lekë më pak parashikohen edhe për Ministrinë e Kulturës dhe atë Për Evropën e Punët e Jashtme.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Xen Bolja says:
    October 20, 2022 at 10:03 pm

    Dmth do rrisim vjedhjet ne tendera.

    Reply
  • Arber says:
    October 21, 2022 at 10:01 am

    Ne keto kushte, Fondi shqiptar i zhvillimit nuk mund te perfitoje fonde nga BE?
    Ekonomite e vogla duhet te vazhdojne te mbeshteten per te mbajtur veten.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • DOKUMENTI: Ron Yeffet hap fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
  • Ngërçi me pagat, Administrativja urdhëron Financat dhe Thesarin: Ekzekutoni listëpagesat për GJKKO
  • Prestigjozja amerikane Newsweek: Si lufta ligjore kundër Trump-it dhe Veliajt është kthyer në model global
  • Akuzat e ish-zv.kryeministrit në arrati, ministres i “vjen ndot” të përgjigjet, i quan “llum”
  • Rama me makinë të re mbi 150 mijë euro, ministrja: Është me qira

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Akuzat e ish-zv.kryeministrit në arrati, ministres i “vjen ndot” të përgjigjet, i quan “llum”
  2. Ethem Lalaj on Akuzohet se ka pastruar dhe fshehur 1.5 milion euro, thirret në SPAK deputeti Luan Baçi
  3. Konspiracion me fakte... on Dita që ndryshoi botën
  4. Kostandin Proseku on Një vilë në këmbim të tenderit: Kush është Lorena Reçi dhe si e fshehu Balluku pronën e dytë në Palasë
  5. Parku Rinia on “Feeling si në jaht, mermer blu, vaska Santorini..” Zbulohen emailet për arredimin e vilës së Belinda Ballukut në Palasë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?