Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Projektbuxheti i vitit 2025, ulen shpenzimet për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Projektbuxheti i vitit 2025, ulen shpenzimet për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë
EkonomiLajmi i fundit

Projektbuxheti i vitit 2025, ulen shpenzimet për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë

Published: November 7, 2024
Shpërndaje

Fondet që financojnë programet dhe funksionet e qeverisë nga buxheti vit pas vit vijnë në rritje në vlera nominale, por disa funksionime marrin më pak ose më shumë fonde në raport me totalin e shpenzimeve që planifikohen të kryhen gjatë një viti.

Një tabelë që shoqëron projektbuxhetin 2025 tregon se funksionet e mbrojtjes sociale që zakonisht janë pagesat e pensioneve, ndihmës ekonomike dhe papunësinë vitin që vjen do të zënë 27.8 % të shpenzimeve totale buxhetore nga 29.3 për qind që pritet të zënë këtë vit. (shiko grafikun e mëposhtëm). Shpenzimet për shëndetësinë do të zënë 9.2 % të shpenzimeve totale nga 9.4 për qind në buxhetin fillestar 2024.

Gjithashtu shërbimet e përgjithshme publike marrin 6.9 për qind të totalit të shpenzimeve nga 7.5 % këtë vit. Funksioni më rritjen më të madhe të financimit në raport me madhësinë e buxhetit 2025 janë “Çështjet ekonomike që më 2025 marrin 9.6% të shpenzimeve totale nga 7.9% që pritet të jenë këtë vit.

- Publicitet -

Fondet për funksionet e “Strehimi dhe komoditetet ndaj komunitetit” do të zënë 4.4 % të shpenzimeve totale me 2025 nga 4 % që zënë këtë vit. Financimi i mbrojtjes që përfaqëson shpenzimet për ushtrinë do të financohem me 4.5 për qind të shpenzimeve totale, në të njëjtat nivele si më 2024.

Shpenzimet për rendin dhe sigurinë vijnë me rritje. Ato do të zënë 6% të shpenzimeve të përgjithshme publike vitin që vjen nga 5.6% këtë vit. Kapaciteti financiar i qeverisë në buxhetin e shtetit është rritur konsiderueshëm gjatë dekadës së fundit, por përfitimet nuk po shpërndahen në mënyrë të drejtë me qytetarët për shërbime më të mira arsimore, shëndetësorë dhe të ardhura për shtresat në nevojë.

Vitin që vjen shpenzimet buxhetore planifikohen 823 miliardë lekë (8,2 mld euro) vlerë kjo 87 për qind më e lartë se në vitin 2014 ku kapaciteti për të shpenzuar ishte 438 miliardë lekë (3,5 mld euro) më kursin e atëhershëm të këmbimit. Të përllogaritura në euro buxheti publik u rrit shumë se dy herë, por në anën tjetër sektorët e arsimit të shëndetësisë dhe skema e pensioneve po përfitojnë gjithnjë e më pak nga rritja e të ardhurave.

Buxheti i shtetit përveçse në është rritur në vlerë po lehtësohet nga borxhi publik dhe subvencioni i skemës së pensioneve. 2024-a ishte viti i tretë radhazi ku borxhi publik përveçse ka pësuar ulje në raport me PBB-së shënoi rënie edhe në vlerë. Subvencioni për skemën publike është gjithashtu në rënie si në vlerë edhe në raport me PBB-në me 2025 në raport me 6 vite me parë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Vigjilenca says:
    November 11, 2024 at 10:25 am

    Në prioritetet e qeverisë asnjëherë nuk kanë pensionistët. Prandaj duke ju parë gjithnjë si qytetarë të dorës së tretë(me përbuzje dhe si për mëshirë) mos votoni për të, i vini kryqin fletës së votimit, ju kanë poshtëruar, dukeni si jolegjitim në atdheun tuaj, protestoni dhe mblidhni dhe familjen rreth vetes, bashkohuni rreth njëri- tjetrit për problemet themelore të mbijetesës të statusit që keni! Luftoni me dinjitet me të gjitha mundësitë tuaja! Zoti dhe edreja qoftë me ju!

    Reply
  • demo says:
    November 11, 2024 at 11:30 am

    Uni shpenzimet per dhiplomacine,se shteti juaj eshte dhia zgjebosur,bishti perpjeteeee!
    Kurseni parate qe paguani per diplomatet,se nuk ka nevoje shteti juaj i patatinave te kete Ambasada ne cdo vend te botes.Amerika qe eshte Amerike ka kursyer me Ju rrogen e Ambasadorit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. O nëne, o nëne on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K O R C A on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. Phoenix on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Komshiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?